Author: Hamdi Kumanova

Analizat tregojnë se Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet në Evropë me normat më të larta të ekonomisë gri, e cila i kushton arkës së shtetit rreth 700 milionë euro në vit nga tatimet e papaguara. Mbi 80 mijë njerëz punojnë në sektorin joformal, kryesisht në bujqësi, ndërtim dhe tregti, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Mjeshtri dyzet vjeçar Spase T. nga Shkupi ka vite që punon në ndërtim, por në një zonë gri, që do të thotë se për punën e tij ai paguhet me para në dorë dhe kështu i eviton pagesat ndaj shtetit. Ai nuk…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari shpreson në verdikt pozitiv nga thirrja e dytë për sistem kompresor për sallonet operative të Qendrës klinike “Nëna Tereza” në Shkup, me qëllim vendosjen e gjithë instalimi. Siç tha Taravari sonte në Kanal 5, sallat kirurgjikale funksionojnë, por jo me kapacitet të plotë. “Në shaplljen e parë nuk është paraqitur asnjë nga firmat. Nga Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkët ka marrë përsipër Ministria e Shëndetësisë që të bëjë një thirrje të dytë, shpresoj që në njoftimin e dytë të paraqitet ndonjë kompani që sa më shpejt të mund të vendosim të gjithë…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotshëm në afërsi të urës tek “Vero Jumbo”, gjegjësisht në udhëkryqin e bulevardeve Krste Misirkov dhe Koço Racin një veturë përmes gardhit të urës së Revolucionit ka rënë në lumin Vardar. Nuk ka të dhëna për gjendjen e shoferit dhe nëse në veturë ka pasur pasagjerë të tjerë. Policia ndodhet në terren dhe po kryen kontrrollet në vendin e aksidenti.

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Tetovë. Pas plagëve të marra nga plagosja e policisë, ka ndërruar jetë L.M. nga Gajrja e Tetovës. I ndjeri dyshohej për vrasjen të bërë muaj më parë në Tetovë, ku mbeti i vrarë R.T., 39-vjeçar. Vrasjet janë vazhdimësi e zënkës që filloi në Gjykatën e Tetovës dhe që vazhdoi në Spitalin e Tetovës.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka folur për krimin në vend. Ai tha se lufta kundër krimit po vazhdon dhe se çdo kriminel do të sillet aty ku e ka vendin. “Duhet të merremi seriozisht me luftën kundër krimit dhe ta bëjmë krimin një profesion të padobishëm. Çdo kriminel që mendon se mund të përfitojë nga krimi do të zhgënjehet shumë shpejt dhe do të vendoset aty ku i takon. Ka brejtës politikë që mendojnë se në këtë mënyrë do të fitojnë pikë në kurriz të jetëve të humbura, por më vjen keq që nuk shikojnë të kaluarën dhe atë që…

Lexo më Shumë

Dogana e Maqedonisë njofton se janë sekuestruar 110,2 gram bizhuteri ari dhe 1,7 kilogramë bizhuteri argjendi në vlerë të përgjithshme prej 563.735 denarë, të zbuluara tek një pasagjer i cili udhëtonte në linjën Stamboll – Gostivar. “Me këtë është penguar tentimi për shmangien e detyrimeve të importit në shumë prej 148.308 denarë. Ndaj personit do të bëhet kallëzim penal”, njoftuan nga Drejtoria doganore. Rasti është zbuluar në pikën kufitare Bogorodicë kur doganierët për shkak të dyshimit kanë kontrolluar autobusin dhe pasagjerët që udhëtonin me të. “Pas kontrollit, në xhepin e njërit prej personave në jelek dhe në çantën e udhëtimit…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,12 % në raport me vendimin e datës 19.8.2024. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 4,611 %, te nafta për 3,788 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,448 % dhe te mazuti ulje për 1,779 %. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës…

Lexo më Shumë

Në arsim askush nuk duhet të ekspozohet ndaj diskriminimit dhe segregacionit, çdo fëmijë ka të drejtën e arsimimit. Kjo Qeveri ka edhe përcaktime programore që gjatë mandatit të rrisë përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin fillor dhe të mesëm. E njëjta vlen edhe për fëmijët e të gjithë bashkësive tjera etnike. Së bashku me komunën e Shtipit do të gjejmë zgjidhje për të gjitha sfidat, sepse prioriteti ynë janë të rinjtë dhe arsimimi i tyre cilësor. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila është në vizitë pune në komunën e Shtipit, dhe me përfaqësuesit e…

Lexo më Shumë

Strumica do të jetë qyteti i parë i Ballkanit me transport publik urban të elektrizuar në korrelacion me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, bëri të ditur sot kryetari i Komunës së Strumicës, Kostandin Kostandinov me rastin e marrjes së çelësave të dhjetë autobusëve elektrikë në rrethin “AutoMaqedonia” në Shkup. Autobusët aktualisht janë në fazën e procedurës për doganim, regjistrim dhe sigurim dhe pritet që nga 1 deri 6 shtatori të dërgohen në Strumicë, ndërsa nga 11 shtatori të vihen në provë për të paktën një muaj, periudhë kur do të ketë transport publik falas për qytetarët me qëllim që të eliminohen…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se sot (23.08.2024) në ora 01.10 në SPB Shtip është raportuar se në rrugën rajonale Shtip – Pllaçkovica në drejtim të fshatit Karaorman ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Seat Leon” me targa të Shtipit, i drejtuar nga A.J. 68) dhe automjeti i pasagjerëve “Audi A6” me targa të Shtipit, i drejtuar nga D.A (27), të dy nga Shtipi. “Nga aksidenti janë lënduar rëndë dy drejtuesit e automjeteve. Ndërsa në Spitalin klinik të Shtipit lëndime i janë konstatuar edhe bashkëudhëtares femër nga vetura Audi V.D (24)”. “Inspektim është kryer nga një ekip…

Lexo më Shumë

Delegatët e Kongresit ku morrën pjesë mbi dy të tretat, legjitimuan Ziadin Selën për Kryetar të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa këtë vendim e konfirmoi edhe Gjykata Themelore në Tetovë. Vonesat në Gjykatën e Apelit, deklaratat e paradokohshme të Arben Taravarit se tani “ka ndryshuar situata” duke aluduar në hyrjen e tyre në Qeveri dhe trumbetimet e tij se do të ndryshojë vendimi i shkallës së parë, forcon dyshimet për presione mbi Gjykatën e Apelit. Sa i takon aspektit moral që dëgjuam sot nga uzurpatorët, Aleanca për Shqiptarët nuk i takon VMRO-së, as atyre që ju dorëzuan VMRO-së. I rikujtojmë se…

Lexo më Shumë