Author: Hamdi Kumanova

Gjykata Supreme në Maqedoninë Veriore ka shfuqizuar vendimin e Penales lidhur me lëndën për ekstradimin e Blerim Ramadanit. Lënda kthehet për vendimmarrje dhe veprim të serishëm. “Këshilli Penal pranë sektorit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të Gjykatës Penale-Shkup, gjatë marrjes së vendimit, me të cilin ka konstatuar se nuk janë përmbushur parakushtet ligjore për ekstradim, nuk ka dhënë arsyetim se në cilat shkaqe është bazuar kur ka pranuar që vendimi i filluar në pajtim me nenin 75 alineja 1 nga Ligji i bashkëpunimit Ndërkombëtar në materialin penal, si procedurë e shkurtuar të udhëhiqet si procedurë e rregullt…

Lexo më Shumë

Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca. Bëhet me dije se 48-vjeçari pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur. Njoftimi: Nga Interpol Tirana u ekstradua nga Parisi, Francë, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Xh. K. alias Xh. K., 48 vjeç, i lindur në Pukë. Shtetasi Xh. K. alias Xh. K. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për…

Lexo më Shumë

Fabrika “Nikom” në Kavadar është përfshirë nga një zjarr i madh mbrëmjen e djeshme. Për shuarjen e zjarrit ndërhynë zjarrfikësit nga njësiti i zjarrfikësve në Kavadar, me ekipe të “Komunalecit”, si dhe ekipe nga Velesi dhe Negotina. Zjarri është lokalizuar në orën 01:30, por një ekip ka qëndruar në terren për të monitoruar situatën. Kryetari Mitko Jançev ka shkruar në Facebook se Njësia Territoriale e Zjarrfikjes ka intervenuar në 30 zjarrfikës. “Nikom” është fabrikë për prodhimin e ambalazheve prej druri të të gjitha llojeve të dimensioneve, si dhe prodhimin e peletit. Po ashtu ka frigorifer për ruajtjen e produkteve bujqësore.

Lexo më Shumë

VLEN në një kumtesë për media i ka reaguar LSDM-së, duke e quajtur zëdhënëse të BDI-së. Nga VLEN thonë se “opozitës frika nga ajo që po vjen ua ka hequr aftësinë për të menduar në mënyrë racionale. Kështu, LSDM nuk e kupton që tani BDI-ja po e përdor si zëdhënës të vetin”. “Duke qenë se udhëheqësia e kriminalizuar e BDI-së u përpoq të siguronte ekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi për të krijuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in për tradhti, tani po i servon informacione të rreme LSDM-së”. “Dhe kështu, dëshpërimi për vëmendje mediatike e bën të vetën. Ata…

Lexo më Shumë

Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen rriti nivelin e sigurisë “bazuar në informacione zbulimi që tregojnë për një kërcënim të mundshëm”, bënë të ditur të enjten në mbrëmje zyrtarë të saj. “Si masë paraprake, i gjithë personeli thelbësor, por që nuk është me mision është larguar nga baza”, thuhej në njoftimin e publikuar në platformën e mediave sociale X, por pa dhënë më shumë detaje. “Siguria e personelit është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë sipas planit”, shtohej më tej në deklaratë. Një zëdhënës i bazës së NATO-s në Geilenkirchen tha se nuk kishte më shumë informacion sesa ai…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 17 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli. Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966. Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me…

Lexo më Shumë

Sot përfundon afati për aplikim të pjesëtarëve të komunitetit serb për të konvertuar patentë shoferët e tyre të lëshuar nga institucionet serbe, në ato të Kosovës. Në fillim të majit, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendimin për pajisjen e serbëve në Kosovë me patentë shoferë RKS – Republika e Kosovës. Vendimi hyri në fuqi më 9 maj dhe ishte paraparë të përfundonte më 9 gusht. Por ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla kishte njoftuar se afati u zgjat deri më 23 gusht (sot) pasi sipas tij pati interes të madh për aplikim. Deri më tani patentë shoferët…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Rexhaj në Prizren, ku një person u gjet së fundmi pa shenja jete në një rrugë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes. Siç merr vesh media, personi që u gjet i vdekur është Avdi Rexhaj, rreth 54-vjeçar. Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, me ç’rast është bërë e ditur se lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në orën 13:00, në fshatin Korishë. Trupi i pajetë fillimisht është dërguar në IML për obduksion, e më pas i është liruar familjes për procedurat…

Lexo më Shumë

Jemi të bindur se ura do të hapet dhe se kjo çështje është e Kosovës”, kështu ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila në RTK. “…Ka kaluar shumë kohë më parë kur nuk është pjesë e procesit të Berlinit dhe nuk mund të jetë. Natyrisht se në element të vlerësimit të rrethanave të sigurisë, Kosova bashkërendon aktivitetin dhe se policia bashkë edhe me institucionet e tjera të sigurisë, përfshirë edhe KFOR-in do të jetë në koordinim, por nuk është çështje me të cilën mund të diskutohet parimi i hapjes së urës”, ka thënë ajo.…

Lexo më Shumë

Qeveria australiane ka bërë një hap të madh drejt shndërrimit në një lider në energjinë e rinovueshme duke miratuar një projekt të ri industrial diellor në territorin verior. Projekti industrial diellor, i cili po promovohet si “stacioni diellor më i madh në botë”, do të prodhojë energji të mjaftueshme për të furnizuar me energji tre milionë familje. Sipas ministres australiane të Mjedisit, Tanya Plibersek, projekti do të përfshijë panele diellore, bateri dhe përfundimisht një kabllo që lidh Australinë dhe Singaporin me qëllim të eksportimit të energjisë së tepërt. “Ky projekt i madh është pjesë e infrastrukturës që përcakton një brez.…

Lexo më Shumë

Një vullkan në Islandën jugperëndimore ka shpërthyer për herë të gjashtë që nga dhjetori, duke nxjerrë lavë përmes një çarjeje të re në gadishullin Reykjanes. Imazhet video të drejtpërdrejta treguan llavë portokalli që shpërtheu nga një çarje e gjatë, duke ndriçuar tymin e ngritur që ngrihej në qiellin e natës. “Një shpërthim vullkanik ka filluar. Një çarje është hapur në lindje të Sylingarfell”, tha zyra meteorologjike islandeze (IMO) në një deklaratë, duke shtuar se shpërthimi kishte filluar në orën 21:26 me orën lokale pas një serie tërmetesh. IMO fillimisht vlerësoi gjatësinë e çarjes në 1.4 km (0.86 milje), duke shtuar…

Lexo më Shumë