Deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski sot në konferencën për media akuzoi se arratisja e Blerim Ramadanit është organizuar nga strukturat e MPB-së dhe punonjës të institucioneve dhe i bëri thirrje qeverisë dhe MPB-së që të publikojnë se kush e ka organizuar dhe mundësuar arratisjen. Trajçuleski tha se nëse qeveria dhe MPB-ja në 24 orët e ardhshme nuk zbardhin publikisht të vërtetën për të gjithë organizimin e arratisjes së Ramadanit, LSDM-ja do t’i publikojë të gjitha informatat nga informatori që kanë marrë. “Pas të gjitha informacioneve që kemi e qartë është se qeveria dhe MPB e dinë saktësisht se çfarë ka…
Author: Hamdi Kumanova
Me datë 22.08.2024 në ora 00:25 në Policinë e Gostivarit, një grua 32 vjeçare nga Gostivari ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes nga bashkëshorti i saj F.Sh (35). Më pas, ai vetë është paraqitur në komisariat dhe me të është zhvilluar një intervistë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Me datë 22.08.2024 në ora 00:30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Sektori për trafikim pa leje me narkotikë dhe armë në SPB Gostivar kanë privuar nga liria A.M (20) nga Gostivari, R.D . (18) nga Gostivari dhe A.S. (21) nga Gostivari për shkak se u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.TS
MPB Maqedoni njofton se në një aksident që ka ndodhur mbrëmë, ka mbetur i plagosur rëndë një i mitur dhe një djalë 23-vjeçar. Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur rrugës për në Vodno. “Dje në ora 22:30 në Shkup është raportuar se në rrugën lokale që çon në Vodno, automjeti i udhëtarëve “Seat Ibiza” me shenja regjistrimi të Shkupit i drejtuar nga A.K.(23) nga Shkupi ka dalë nga rruga”. “Nga aksidentet me lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e mitur nga Shkupi, ndërsa shoferi ka marrë lëndime trupore të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Hetim…
Më datë 21.08.2024 në ora 17:10 në Tetovë, H.Q (53) nga Reçica e Vogël e Tetovës ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshjeje në një objekt hotelierik është sulmuar i biri nga një punonjës aty. Nga ekipi i SPB Tetovë është kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS
Në RMV është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga Covid-19, ndërsa autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive. Nga data 12 deri më 18 gusht janë regjistruar 271 raste të reja me koronavirus, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) që paraqet rritje prej 60,4 për qind në krahasim me javën e kaluar. Zëdhënësi i Komisionit për sëmundje infektive, Zllate Mehmedoviq në deklaratën për AIM ka thënë se për momentin gjendja me Kovid-19 tek ne nuk është alarmante dhe nuk ka vend për panik te qytetarët. “Duhet të respektohen rregullat e shtëpisë…
Ministri i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani ka dhënë një lajm të mirë për pensionistët. “Një hap përpara për mirëqenien e pensionistëve! U miratua ligji për rritjen e pensioneve prej 5000 denarëve! Ky vendim është një tjetër dëshmi se #NdryshimiVLEN kur punojmë për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Pensionistët tanë meritojnë më shumë, dhe ne jemi këtu për të siguruar që përkushtimi dhe puna e tyre ndër vite të shpërblehen.”, ka shkruar Limani. (INA)
Muhamer Pajaziti Faliminderit kryeministër Kurti që ndihmove rrotacionin politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe u hoqe copën e tortës nga goja disa funksionarëve të përjetshëm Pa ndihmën tuaj do të ishte e pamundur të largohet nga skena politike një parti që kishte qeverisur për më shumë se 20 vite. Rrotacioni politik shoqërinë shqiptare në Maqedoni e nxjerr më të emancipuar dhe me një vetëdije më të lartë politike. Rrotacioni politik ndihmon shoqëritë dhe reformon partitë që kanë qeverisur gjatë. Reformon të gjitha partitë shqiptare që pa dashje apo me dashje sot kontrollojnë dhe kanë futur duartë në sistemin e drejtësisë,…
Një person nga Manastiri ishte ankuar në facebook se kishte paguar 54.000 denarë për një drekë që ishte dukur shumë shtrejtë, por në rrjeet sociale ka reaguar kamarieri që e ka shërbyer. “Në mes të ujit, me një kamarier personal, me muzikë posaçërisht për ta, me një tavolinë plot me ushqim dhe pije në një sasi të tillë që një fshat në Afrikë do të hante për një javë të tërë… dhe ky po ankohet se ka paguar 54,000 në Ohër.” ka shkruar ai.
Shkruan: Blerim Hyseni I nderuar Kryeministër, po të shkruaj i shqetesuar, i deshpëruar, por edhe i angazhuar deri në fund për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Kryeministër përgjegjësia e Juaj nuk eshte te perfaqesoni vetem Kosoven, por keni deshmuar se deshironi dhe keni ambicie per te perfaqesuar shqiptaret edhe jashte Kosoves. Asnjehere nuk i’u kam kritikuar, asnjehere nuk iu kam ofenduar, madje shpesh edhe publikisht ju kam mbështetur për disa veprime të cilat kam menduar që po veproni drejt dhe në interes të përgjithshëm shqiptar. Për këtë të fundit dilema nuk kam as sot, por vlerësoj se keni bërë…
Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, sot pritet në takim me koordinatorët e grupeve këshilldhënëse për të prezantuar planin për daljen nga kriza në kryeqytet. Takimin e koordinatorëve e caktoi kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski. Pritjet e njerëzve të parë të grupeve këshillimore janë që ajo të prezantojë një plan për gjendjen në “Higjienën Komunale” dhe higjienën në kryeqytet, por edhe për Ndërmarrjen e Transportit Publik dhe si të tejkalohet problemi me autobusët në Shkup. Megjithatë, thonë grupet këshilldhënëse, mbetet të shihet se me çfarë plani do të dalë Arsovska në takimin e sotëm, i cili duhet…
MPB Maqedoni njofton se në ora 20:45 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, nga ana e punonjësve të policisë nga SPB Tetovë, janë arrestuar A.Sh (19) dhe H.Sh (22), të dy nga Tetova. “Ata dyshohet se rreth orës 20:20 para objektit të një kompanie private – postë e shpejtë në Tetovë, duke e kanosur punonjësin dhe një person tjetër me armë zjarri, nga automjeti që po ngarkonin, iu morën tri zarfe me para dhe dokumente”. “Gjatë ndalimit tek H.Sh. u gjet dhe sekuestrua një thikë. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj…

