Author: Hamdi Kumanova

Marrë parasysh ankesat e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, BDI njofton opinion që Qeveria jolegjitime në mënyrë jo transparente ka rritur cmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për më shumë se 50%. Edhe atë nga 8.78 den/kWh në 13.37 den/kWh ose për më shumë se 50%. Duam që të njoftojmë opinion se ky veprim ndikon drejtpërdrejt ne buxhetin e qytetarëve duke rritur cmimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe duke dëmtuar likuiditetin e kompanive. Duke mos rritur pagën minimale, pagat në sektorin publik një veprim i tillë do të ndikojë…

Lexo më Shumë

VLEN në një kumtesë për media thotë se “BDI në mënyrë indirekte pranoi se po përpiqet me të gjitha forcat dhe instalimet e saj të pengojë punën e Qeverisë së re vetëm për të shpëtuar nga përgjegjësia penale”. Nga VLEN thonë se “myku i BDI-së” nuk janë shqiptarët me dinjitet dhe të ndershëm në administratë, por ushtarët e verbuar partiakë të cilëve më shumë u intereson udhëheqësia e kriminalizuar në Reçicë të Vogël sesa drejtësia dhe funksionimi i sistemit”. “Sinonim për “mykun e BDI-së” është marrëveshja e turpshme e Ixhet Memetit me “prokurorinë abaziane” për të marrë dënim me kusht…

Lexo më Shumë

Ljubomir Frçkoski dha dorëheqjen si ambasador dhe përfaqësues i përhershëm në OKB në Nju Jork. Fërçkoski dorëheqjen ia dorëzoi presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe për këtë e njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ish-ministri i Punëve të Brendshme ka mbajtur postin e ambasadorit në Nju Jork nga viti 2021. Fërçkoski para pak kohësh është thirrur për bisedë në MPJ për shkak të parregullsive financiare të pretenduara në punën e përfaqësisë, por biseda me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mutsunski, për arsye shëndetësore të Fërçkoskit ende nuk është zhvilluar. Frçkoski në një deklaratë për Libertas nuk mendon se dorëheqja në asnjë…

Lexo më Shumë

Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan, u ndaluan për 24 orë pasi u morën në pyetje nga prokurorët kundër korrupsionit në Rumani. Prokurorët kanë nisur një hetim lidhur me disa akuza të reja ndaj vëllezërve Tate. Hetuesit rumunë kryen katër bastisje më 21 gusht në pronat e dy vëllezërve të cilët janë në pritje të nisjes së gjykimit nën akuza për trafikim me njerëz, dhunim, formim të një bande dhe për shfrytëzim seksual të grave. Agjencia kundër krimit të organizuar në Rumani, DIICOT, tha përmes një deklarate se bastisjet u kryen lidhur me akuzat e reja që…

Lexo më Shumë

Një autobus që po bartte pelegrinë pakistanezë u rrokullis në Iran, duke lënë të vdekur të paktën 28 pasagjerë, raportoi media shtetërore më 21 gusht. Sipas raportimit, 23 persona të tjerë janë lënduar. Aksidenti ndodhi në orët e vona të 20 gushtit në provincën qendrore iraniane të Jaztdit. Aksidenti u shkaktua nga një defekt teknik në sistemin e frenimit të autobusit, sipas hetimeve fillestare të kryera nga policia e trafikut në Iran. Miliona myslimanë shiitë aktualisht po marrin pjesë në pelegrinazhin e Arbainit, në Qerbela të Irakut. Kjo ngjarje shënon zinë 40-ditore pas martirizimit të Imam Husein bin Ali, një…

Lexo më Shumë

Dy persona janë therur me thikë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në një përgjigje për Dukagjinin, nga Policia kanë thënë se viktimave I është ofruar trajtim mjekësor derisa kanë shtuar se i dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet nga Policia. “Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me…

Lexo më Shumë

“Janë të zhgënjyer nga ajo sepse këtë vit shkollor do ta fillojnë pa rritje të pagave dhe këtë qartë ma përcollën. Krahas mësimdhënësve, zhgënjim të madh ka edhe te punëtorët tjerë të cilët vitin shkollor do ta fillojnë me shpenzime të larta jetësore dhe paralajmërime se nuk do t’u rriten pagat”. Kështu tha mes tjerash, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe pasi njoftoi se është takuar me mësimdhënësit në Manastir, transmeton TV21. Filipçe u ndal edhe te siç thotë, ndërprerja e trendit të rritjes së pagave, përfshirë edhe atë minimale. “LSDM trendin e rritjes së pagës minimale me sukses e zbatoi…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë pasditen e së martës, ku një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka treguar se e dyshuara femër është vetëdorëzuar në Polici. “Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Të paktën 17 persona humbën jetën në një shpërthim në një fabrikë farmaceutike në Indi, ndërsa më shumë se 30 të tjerë pësuan djegie kimike, thanë autoritetet sot. Shpërthimi ishte i një force të tillë që gjymtyrët dhe mbetjet njerëzore u shpërndanë në të gjithë fabrikën, sipas një raporti të botuar në edicionin dixhital të gazetës Hindu. Zjarri ka rënë dje pas mesditës në një industri farmaceutike në lagjen Anakapalli të shtetit të Andhra Pradesh, në Indinë juglindore. “Askush nuk ka mbetur i bllokuar në ndërtesë dhe operacionet e shpëtimit kanë përfunduar. Kemi 17 të vdekur dhe 34 të plagosur”,…

Lexo më Shumë

Vdekjet nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, me numrat që rriten në mënyrë disproporcionale në vendet e Evropës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja, ka zbuluar një studim. I ftohti vret më shumë njerëz sesa nxehtësia në Evropë, dhe disa kanë argumentuar se ndryshimi i klimës do të përfitojë shoqërinë duke reduktuar ato vdekje. Por studimi, i botuar në Lancet Public Health, zbuloi se numri i të vdekurve do t’i përgjigjej ngadalë motit të ngrohjes dhe madje mund të rritet përmes njerëzve që bëhen më të prekshëm ndaj temperaturave të rrezikshme. Nëse ngrohja globale…

Lexo më Shumë

Qytetarët shqiptarë, por jo vetëm edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Schengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh. Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025. Sipas këtij sistemi, qytetarët e vendeve joanëtare të BE-së, përfshi këtu edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Kanadasë, do të duhet të plotësojnë, me një kosto saktësisht 7 euro, një formular për të kërkuar përjashtimin nga viza përpara se…

Lexo më Shumë

Sëmundja ngjitëse murtaja tek disa kafshë në Greqi dhe Rumani ka ngritur alarmin edhe në vendin tonë. Edhe pse deri tani nuk është regjistruar asnjë rast, veterinarët bëjnë thirrje për kujdes. Thonë se rreziku është i madh. Paralajmërojnë se detektimi në kohë është mënyra e vetme për ta parandaluar përhapjen dhe për të shkatëruar tufat. “Mund të them se inkubacioni është nga 3 deri në 6 ditë, më së voni 10 ditë. Dëmet ekonomike janë shumë të mëdha. Së pari paraqitja e infeksionit në gojë dhe paraqitja e diares. Manifestohet me temperaturë të lartë dhe humbje të apetitit. Në ndërkohë…

Lexo më Shumë