Author: Hamdi Kumanova

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka zhvilluar të mërkurën një aksion, që rezultoi me arrestimin e një zyrtari i cili dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. Personi që ra në prangat e Policisë është zyrtar i Komunës së Gjakovës, i dyshuar për korrupsion. Arrestimit të tij i ka paraprirë një hetim që filloi nën dyshimet se zyrtari komunal ka keqpërdorur detyrën dhe ka gisht në një rast të korrupsionit. Media ka mësuar ekskluzivisht se zyrtari i gjendjes civile që dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti” është Qazim Ibrahimi. Bazuar në informacionet e…

Lexo më Shumë

Ford ka ndryshuar sërish strategjinë e automjeteve elektrike, duke anuluar planet e vjetra për SUV-të elektrikë dhe duke shtyrë prodhimin e kamionçinës së saj të ardhshme elektrike. Në një ndryshim strategjie që Ford thotë se fillimisht do t’i kushtojë kompanisë gati 2 miliardë dollarë, prodhuesi amerikan i automjeteve po zëvendëson SUV-të e anuluar elektrike me modele hibride. Kështu u tha gazetarëve CFO John Lawler në një telefonatë të martën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja. Pas vlerësimit të presionit aktual të çmimeve mbi EV-të, kostos së një baterie mjaftueshëm të madhe për të fuqizuar SUV-të dhe duke marrë parasysh kërkesën…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago. Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime të shumta në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një panel për rolin e partive politike dhe do të mbajë takime dypalëshe. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ka pasur një takim me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris dhe kreun e shumicës në Senat, Chuck Shumer. Kurti është pritur në një darkë solemne edhe nga presidenti…

Lexo më Shumë

Zyrtarët policor në Shkodër, dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri, teksa ata po kontrollonin për bimë narkotike. Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se sulmi ka ndodhur gjatë një aksioni për goditjen e një parcelë droge në Repisht të Malësisë së Madhe. Ndërkohë nuk raportohet për policë të plagosur nga sulmi. Pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale dhe forca të tjera të policisë Shkodër, të cilët janë vënë në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri.

Lexo më Shumë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen në pikët e kalimit kufitar. Në pikë-kalimin kufitar te Merdare, pritjet për dalje nga Kosova janë 60-80 minuta. Ndërsa për hyrje në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta.Ndërkohë, tek Dheu i Bardhë janë 5 minuta. Në pikat tjera kufitare, pritjet në hyrje dhe dalje sillen nga 5 deri 10 minuta.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim po i ndjek zhvillimet e fundit në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale që nga formimi i Qeverisë së re dhe po vërehet se kjo bashkësi ka filluar të keqpërdoret politikisht nga Qeveria monoetnike dhe pa legjitimitet dhe në vend që të afirmoj kërkesat e komunave dhe qytetarëve, pa dallim; vërehet tendenca e centralizimit dhe ambicjeve për të marrë kompetenca nga komuna opozitare. Tendenca për ta centralizuar zhvillimin e punëve të BNJVL me qëllim të anashkalimit të kryetarëve të komunave nga radhët e Frontit Europian është e papranueshme. Pas shkeljes së legjitimetit në nivel qendror me…

Lexo më Shumë

Vetëm para pushimeve verore në këtë vend Ersini kalonte kohën e lirë duke luajtur futboll me bashkëmoshatarët, shkruan Alsat. Pasi ky vend u shndërrua në deponi të egër e mbeturinash këta fëmijë kanë humbur vendin e tyre të argëtimit. Kërkesa e tyre është shumë e qartë, të hiqen mbeturinat që të mund të luajnë futboll aty. “Këtu luanit futboll më herët? Po. E tani? Si erdhi pushimi u mbush me mbeturina, dhe s’kemi ku të ankohemi. S’keni ku të luani futboll? Po s’kemi ku të luajmë, në mëhallë nuk na lanë të luajmë, ngushtë, në rrugë dhe na bërtasin dhe…

Lexo më Shumë

Baza e të dhënave në internet Numbeo publikon Indeksin e Kostos së Jetesës çdo gjashtë muaj dhe ai për mesin e vitit 2024 sapo është publikuar. Duke vlerësuar faktorë të tillë si kostoja e sendeve ushqimore, restoranteve dhe fuqia blerëse lokale në një sërë qytetesh, indeksi merr të gjitha të dhënat për të nxjerrë një rezultat të përgjithshëm të kostos së jetesës, raporton Time Out. Në fakt, qytetet amerikane dominojnë listën, por vlen të theksohet se ky indeks nuk merr parasysh as qiranë. Kur merren parasysh qiratë e banesave, renditja paraqet një pamje edhe më të madhe të dominuar nga…

Lexo më Shumë

Neto – paga mesatare mujore e paguar për një të punësuar në qershor të këtij viti është 41.939 denarë dhe është për 14,8 për qind më e lartë se sa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (24.6%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (22.9%) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (19.6%). Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin…

Lexo më Shumë

Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, nuk është ide e qëlluar, pasi mund të krijohet precedent që çdo qeveri e ardhshme të kërkojë shpërndarjen e këtyre këshillave, të cilat janë të pavarura nga pushteti ekzekutiv. Kështu vlerëson Ivana Petkovska nga Koalicioni Të gjithë për Gjykim të Drejtë, në lidhje me paralajmërimet e qeverisë për reforma në gjyqësor, shkruan Alsat. “Këtu rol kyç duhet të ketë edhe Kuvendi, veçanërisht në pjesën e ngritjes së interpelancës për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët vijnë nga radhët e juristëve të shquar, gjegjësisht ata që zgjedhën nga radhët e Kuvendit dhe me…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, ka konfirmuar sot nga Negotina lideri i partisë dhe kryeministri, Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për të interpeluar kryeparlamentarin Gashi. “Mënyra se si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”, tha Mickoski. Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI-Levica ka motivet e veta për paraqitjen e një interpelance të…

Lexo më Shumë

Disa mjekë të klinikave private kanë interes të kthehen të punojnë në shëndetësinë publike, shkruan Alsat. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë Arben Taravari i cili njoftoi se, punësimi i tyre do të bëhet në klinikat ku ka më së shumti mungesë të punonjësve shëndetësor. “Dje qeveria diskutoi dhe besoj se së shpejti do e gjejmë edhe mënyrën e kthimit të disa mjekëve të cilët kanë mbi 10 vite përvojë pune, që punojnë në klinikat private dhe në disa klinika kemi deficit të këtyre mjekëve. Kemi interes të jashtëzakonshëm që na bënë të ndihemi shumë krenarë”, tha Arben Taravari, ministër i…

Lexo më Shumë