Me datë 20.08.2024 në ora 17:00 në Gostivar, zyrtarët policorë , kanë privuar nga liria S.T. i cili ka tentuar të fut në veturën e tij një vajzë të mitur por nuk ka patur sukses. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.TS
Author: Hamdi Kumanova
“Prej shumë vitesh në kompleksin Nënë Tereza mbizotëron kaosi për shkak të mungesës së parkingjeve. Në drejtim të zgjidhjes Qeveria vendosi nisjen e procedurave për ndërtimin e garazheve montuese shumëkatëshe me partneritet publiko privat”, raporton gazetarja e Alsat, Linda Ebibi. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nuk dha detaje rreth kostos dhe se kur do të nisë ndërtimi, por, tha se shumë shpejt dikasteri i tij do të nisë procedurat e nevojshme. “Unë kisha dashur të ju informojë se mbrëmë qeveria mori vendim që të formohet komision për ta bërë shpalljen për parkingjet këtu në qendrën klinike dhe besoj se ministria…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadorin e Francës në vend, z. Siril Bomgartner. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, integrimit europian dhe ndryshimeve kushtetuese, frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit. Kryetari Ahmeti ka përsëritur përkrahjen e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë me ç’rast zhbllokohet rruga drejt Bashkimit Europian, por gjithashtu ka shprehur nevojën e respektimit të emrit kushtetues dhe të Marrëveshjes së Prespës…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 kanë dhënë detaje shtesë në lidhje me hetimin për vrasjen e 59-vjeçarit Vasil Eftimov në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup. Nga MPB thonë se po zbatohen një sërë masash taktike operative, me qëllim të privimit nga liria të dyshuarit të tretë, ndërsa i dy të dyshuarit e tjerë sipas policisë, kanë doje penale. “Në automjet nuk është gjetur ar, është kryer ekspertizë e të gjitha objekteve që janë në interes të hetimeve. Personat që u përfshinë në vrasjen e kryer në parkingun përballë qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku u qëllua me armë…
“Përveç teksteve për gjuhë të huaja, në fillim të vitit shkollor në shkolla do të ketë tekste për të gjitha lëndët tjera”, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Lidhur me kontrollin në arsimin e lartë, për të cilin me vendim të Qeverisë do të krijohet organ i veçantë, Janevska informoi se është duke u formuar dhe se tashmë nga Inspektorati i Arsimit është kërkuar që të inspektojë punën e disa universiteteve. “Të gjitha tekstet që premtoi kjo qeveri do të mbërrijnë këtë vit në fillim të vitit shkollor. Tashmë kemi bërë të ditur se shpërndarja ka filluar,…
LSDM në një konferencë për media kërkoi dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, pas ngjarjes me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, i cili me makinën zyrtare mori pjesë në një dasmë në Kosovë. Nga LSDM kërkojnë edhe deklasifikimin e pamjeve nga pika kufitare dhe hetim të plotë të ngjarjes. “Është koha e përgjegjësisë, aty ku i takon realisht, duke filluar nga ministri Toshkovski e deri në fund. Kërkojmë që pamjet nga pika kufitare Bllacë të deklasifikohen plotësisht dhe të publikohen gjatë gjithë ditës. Qytetarët duhet të shohin se kush ka kaluar pa kontroll, por edhe të shohin…
MPB ka njoftuar se më 20.08.2024, në orën 20:30, në rrugën lokale nga fshati Bogovinë drejt fshatit Sellarcë e Epërme, Tetovë, punonjësit e policisë nga Stacioni i Policisë Kamjanë kanë arresturn S.I. (37) nga fshati Bogovinjë, A.I. (34) nga fshati Bogovinjë dhe A.M. (43) nga fshati Sellarcë e Epërme Kur punonjësit e policisë u afruan pranë automjetit “Seat” me tabela regjistrimi nga Tetova, në të cilin ndodheshin këta persona, A.M. e ka shpërndarë kokainën mbi tapiceritë e automjetit, e cila u konfiskua për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren masat e përshtatshme.
Tre persona u vranë sot gjatë të shtënave në gjimnazin në Sanjski Most (BiH), dhe i dyshuari për sulmin është një punonjës i asaj shkolle, i cili pas masakrës ka tentuar të vetëvritet. Siç shkruan “Nezavisne”, punonjësi M.V. herët në mëngjes hyri në shkollë dhe vrau tre të punësuar. Sipas dëshmive të dëshmitarëve, M.V. ka hyrë i armatosur në objektin e gjimnazit. Ai, sipas informacionit, ka vrarë drejtorin e gjimnazit, Nijaz Haliloviç, profesoreshën Gordana Nidzhan dhe sekretaren Nisveta Kljuniç. Nga Ministria e Punëve të Brendshme të atij rajoni kanë konfirmuar se tre të punësuar të gjimnazit kanë humbur jetën, dhe…
LAMM njofton se është rritur intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë qendrave të qyteteve. Në pikën kufitare Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve për dalje dhe hyrje. Në pikat e tjera kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Arben Taravari nga VLEN i është përgjigjur deklaratave të djeshme të kreut të ZNAM, Maksim Dimitreivski, përcjell TV21. Taravari thotë se për VLEN-in, edhe ZNAM është pjesë e qeverisë, ndërsa thotë se me deklaratat e fundit, Dimitrievski po përpiqet të marrë pikë politike. “Nuk dua ta komentoj z.Dimitrievskin. Mendoj se është shumë e ulët, ideja e atij është që të poentojë në këtë periudhë dhe është puna e tij. Mund të komentoje, për mua është pjesë e kësaj qeverie edhe Dimitrievski por mënyra se si mundohet të marrë përkrahje politike, më duket shumë e ulët, dhe jo e mirë edhe…
Nga sigurimet vullnetare, më i shituri mbetet sigurimi i pronës me investime prej 3 milionë eurosh në një muaj, para sigurimit kasko me 2 milionë euro dhe sigurimit shëndetësor me 1.7 milionë euro. Korriku është një rekord për sa i përket shitjeve të sigurimeve jo-jetë, kryesisht për shkak se shitjet e sigurimit të detyrueshëm të makinave po rriten ndjeshëm, dhe kjo është rezultat i regjistrimit të më shumë se 85,000 automjeteve në vetëm një muaj. Investimet e qytetarëve, institucioneve dhe kompanive në sigurimet e jo-jetës në korrik arritën në 1,29 miliardë denarë (21 milionë euro). Sipas të dhënave zyrtare mujore…
Arben Taravari nga VLEn i është përgjigjur akuzave të Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili në TV21 tha se VLEN dhe VMRO-DPMNE ka angazhuar persona në organet e sigurisë, që të ndiqen njerëzit e Frontit Europian, me qliim zbulimin e planeve që opozita shqiptare ka për në vjeshtë, përcjell TV21. Taravari këto paraqitje i cilëson si konspiracioniste dhe paranojake. “Nuk besoj që dikush prej Frontit Europian ndiqet. Mua më duken shumë konspiracionistë dhe paranojakë në paraqitjet e tyre. Nuk duhet të kenë frikë, opozita është punë e mirë. Duhet të vazhdojnë me opozitën. I inkurajojë që të jenë sa më…

