Author: Hamdi Kumanova

Kombet e Bashkuara (OKB) vlerësojnë se popullsia në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2050 do të ulet me rreth tre milionë banorë. Nëse vitin e kaluar popullsia ishte 16,977,000 milionë banorë, deri në vitin 2050 ajo do të ulet në 13,975,000 milionë banorë. Sipas vlerësimeve të OKB-së, popullsia e Maqedonisë së Veriut nga 1.836.000 milionë banorë do të zvogëlohet në 1.519.000, që është rënie prej 17,3 për qind. Rënia më e madhe në shifra parashikohet për Serbinë, e cila vitin e kaluar kishte 6.788.000 milionë banorë, ndërsa në vitin 2050 sipas OKB-së parashihet të ketë 5.554.000 milionë, pra…

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup larguan 60 metra kub mbetje nga më shumë deponi të vëllimshme të egra të vendosura në disa komuna të Shkupit. Aktivitetet u realizuan në rrugët Vasill Çakallarov dhe Ruzvelltova – në komunën Karposh të Shkupit dhe në bulevardin Brigada Maqedono – Kosovare, në komunën Çair. Sot në mëngjes është vërejtur hedhje e mbetjes nga ambalazhet prej kartoni në dy lokacione në zonën qendrore të qytetit – në sipërfaqen e komunikacionit në bulevardin Kiril dhe Metodij, si dhe në parking – hapësirën e vendosur në rrugën Dimitrija Çupovski. Ekipet e…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se i riu Arlis Tropini teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka përfunduar në kanal. Edhe pse 18-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ai fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. “Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin…

Lexo më Shumë

Bujare Abazi nga koalicioni VLEN, i është përgjigjur akuzave të “Frontit Evropian” për mungesën e legjitimitetit të partnerit shqiptar në qeverinë e re dhe mënyrën e përfaqësimit. Zonja Abazi, tha se shqiptarët më 8 maj, me votë ndëshkuan “Frontin Evropian”, duke i’a marrë të drejtën e përfaqësimit në qeverinë e re për shkak të politikave të gabuara në të kaluarën. “Ata ishin në qeverisje 22 vjet dhe sa ishin të denjë, ne jemi të gjithë të vetëdijshëm dhe gjithë ne që jetojmë këtu e shohim se si e kemi jetën, si e kemi standardin, si e kemi cilësinë e jetës…

Lexo më Shumë

Organizata për dialog dhe afirmim të gjimnazistëve dhe studentëve (ODAS) ka reaguar ndaj transportit publik jofunksional dhe jo të sigurt që mund të lërë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët pa zgjidhje për të shkuar në shkollë dhe universitet. “Ndalesa dhe ndërprerja aktuale në sistemin e transportit publik në Qytetin e Shkupit ka sjellë mundësinë që nxënësit dhe studentët të mbeten pa rrugë të besueshme dhe të përballueshme për të shkuar në shkollë apo universitet. Mungesa e transportit publik të besueshëm është bërë pengesë për arsim të përballueshëm për shumë studentë. Kërkojmë nga Qyteti i Shkupit që të angazhohet…

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike e drejtuar nga Izet Mexhiti, feston 1 vjetorin e themelimit. Nga kjo parti politike kanë vendosur që të festojnë bashkë me përkrahësit e tyre në sheshin Skënderbeu, Shkup. “Me kënaqësi të veçantë ju ftojmë që së bashku ta festojmë përvjetorin e parë të Lëvizjes Demokratike. Mbrëmja festive do të mbahet me datë 24.08.2024, ditën e shtunë, në ora 19:00 tek Platoja e sheshit Skënderbeu, Shkup.”, shkruajnë nga LD.

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (22.08.2024) në ora 19:20 në Ohër, nga ana e punonjësve policorë të Seksionit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve pranë SPB Ohër, e kanë privuar nga liria shtetasin Z.R (53). “Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve dhe marrjes së urdhëresës nga Gjykata Themelore e Ohrit, në objektin e tij hoteliere në Ohër është kryer kontroll, gjatë të cilit është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë”. “Më pas, po ashtu me urdhër të gjykatës, në banesën e tij është bërë kontroll, gjatë të cilit është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë…

Lexo më Shumë

LSDM-ja njoftoi se sot do të zbulojë të gjitha detajet rreth skandalit me arratisjen e Blerim Ramadanit. “Nuk mund të fshihet e vërteta për arratisjen e Blerim Ramadanit. Sot LSDM do t’i publikojë të gjitha informacionet për skandalin. Ju ftojmë sot, më 23 gusht 2024, me fillim nga ora 10:30 në selinë e LSDM-së, të ndiqni konferencën për media të LSDM-së, të cilën do ta mbajë deputeti Mitko Trajçleski”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare në “Tabanovc” ka rritje të frekuencës së automjeteve për dalje dhe hyrje. Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka më ndalesa. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe…

Lexo më Shumë

“Ministrja Janevska vazhdon me deklaratat e saj tejet skandaloze. Ajo bëri të ditur se në buxhetin e shtetit nuk ka para për transport urban falas për nxënësit dhe gjimnazistët sepse nuk ka pasur bazë për subvencionim për qytetin e Shkupit”, thonë nga E majta. “Në Ribalancin e votuar nga koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM nuk janë paraparë mjete për transport urban falas për të rinjtë dhe as nuk planifikojnë mbulimin e borxhit prej 8 milionë euro ndaj qytetit të Shkupit, prandaj tashmë Ndërmarrjet e Transportit janë shkatërruar financiarisht. Kjo situatë rrezikon rëndë masën e transportit falas për nxënësit dhe gjimnazistët, e cila është…

Lexo më Shumë

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se 28 gushti është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks. “Në përputhje me Ligjin për Festat e RM-së (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 21/98 dhe 18/07), 28 gusht (e mërkurë) Ngjitja e Zonjës Shën Mëri (Zonja e Madhe) është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. “Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ua uron festën qytetarëve të besimit ortodoks”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë