Brazili është në “luftë” kundër zjarreve, tha të dielën ministrja e Mjedisit e vendit, Marina Silva, pasi gjendja e jashtëzakonshme është shpallur tani në 45 qytete në shtetin e São Paulo. Guvernatori i shtetit të Sao Paulos, Tarquisio ji Freitas, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 45 komunitete, njoftoi se dy persona u arrestuan me dyshimin se kishin kryer zjarrvënie. Një nga zonat më të prekura është ajo e Hibeiru Preto, një qytet me më shumë se 700,000 banorë, rreth 300 kilometra nga São Paulo, në zemër të zonave të mëdha bujqësore. Banorët u detyruan të evakuojnë shtëpitë e…
Author: Hamdi Kumanova
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Beogradit është arrestuar një person që besohet se është një “spiun kroat”. Sipas mediave serbe, arrestimin e ka bërë Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) në bashkëpunim me autoritetet shtetërore. Lajmin e ka raportuar i pari Novosti, media e afët me regjimin serb, i cili thotë se arrestimi është “rezultat i një pune operative disamujore të BIA-s”. Ata shtuan se arrestimi përfaqëson “një vazhdimësi të shtypjes së spiunazhit dhe aktiviteteve shkatërruese-subversive të Agjencisë Kroate të Sigurimit dhe Inteligjencës (SOA)”.
Pesë tifozë janë shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës pas ndeshjes së luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia- Tirana. Policia bën me dije se pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike. Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë. Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 20:30, të datës 25.08.2024, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, ku zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”, pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike. Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke…
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit deklaroi se po punojnë për të fituar zgjedhjet. Haradinaj ka thënë se gara e AAK-së do të jetë me Vetëvendosjen. Kjo nuk i ka pëlqyer deputetit të qeverisë i cili deklaratat e Haradinajt i quajti “simptoma që rrezikon mos ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme.” Bajqinovci u tall edhe me një deklaratë të Fatmir Limajt, kreut të Nisma-s ndërsa dha edhe projeksionin se koalicioni AAK-NISMA “do të bien poshtë…nën prag.” Postimi i Bajqinovcit: Këto janë simptomat e para që tregojnë që…
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, thotë për tëvë1 se nuk ka ftohje të raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo sipas tij disa lëvizje të Kurtit kanë qenë provokuese për Uashingtonin zyrtar. Po vlerëson se nuk është momenti i duhur që në këtë fazë të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullimin e lirë të automjeteve, siç edhe po insiston qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin. Profesori amerikan, Charles Kupchan, thotë se kryeministri Kurti mund të ketë të drejtë politike për ta hapur urën por se nuk…
Fotaq Zaharia, i njohur si “I forti i Vlorës ka ndërruar jetë në orën 01:10 në Reanimacionin e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 gusht atje. I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedurale. Gjatë…
Papa Françesku e ka dënuar vendimin e Kievit për t’i ndaluar organizatat fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse. “Asnjë kishë e krishtere nuk mund të përjashtohet direkt apo indirekt. Kishat nuk duhet të preken”, tha papa gjatë një lutje javore, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi legjislacionin që i ndalon aktivitetet e Kishave Ortodokse Ukrainase të lidhura me Rusinë në Ukrainë. “Duke menduar për ligjin e miratuar së voni në Ukrainë, kam frikë për lirinë e atyre që luten”, tha Francesku. Ai tha para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit se “nuk mund të bësh…
Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023, në anën tjetër rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës (shiko grafikun e mëposhtëm). Në përqindje, bashkitë me tkurrjen më të madhe të popullsisë ndërmjet dy censeve janë Bashkia e Selenicës me 48%, e Pustecit me 43%, Pukës me 44% dhe Rrogozhinës me 43%, në anën tjetër, popullsia e Bashkisë Dropull rezulton të jetë rritur me 135%, ajo e Himarës me 45% dhe e…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska është vënë në shënjestër të sulmeve dhe kritikave, pasi të premten, gjatë një aktiviteti të realizuar në cilësinë e ministres, ajo përdori emrin e ri kushtetues të shtetit. Përkatësisht, pasi fillimisht përdori vetëm termin Maqedoni, ajo u përsërit duke thënë emrin e plotë të shtetit, duke përfshirë edhe prapashtesën e Veriut. Kjo ka mjaftuar që, profile të rreme në platformën X, e të cilat kryesisht publikojnë përmbajtje nacionaliste, të fillojnë sulmet ndaj ministres, e madje kanë përdorur edhe fjalë fyese ndaj saj. Disa prej tyre, kanë kërkuar që ministrja të kërkojë falje…
Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) është hasur në gjendje të keqe financiare të cilën arritëm ta sanojmë, informoi sot drejtori i NP për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski. Pas takimit në ndërmarrje me kryeminsitrin Hristian Mickoski dhe minsitrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, drejtori Trajanovski informoi se ndërmarrjen e kanë hasur në borxhe të mëdha, por, siç tha, kanë arritur t’i afrohen stabilitetit financiar. “Në xhiro-llogari ka pasur rreth 90 milionë denarë, ndërsa borxhet ishin rreth një miliardë e njëqind, dhjetë herë borxhe më të mëdha se sa gjendja në xhiro-llogari, në mënyrë që më 23 gusht,…
Disa shkolla fillore kanë shfrytëzuar pushimet verore për të rikonstruar objektet e tyre. Në komunën e Haraçinës janë kryer aktivitete ndërtimi në tre objekte shkollore, “Skënderbeu”, “Abdyl Frashëri” dhe shkolla periferike e fshatit Orllancë. Kreu i komunës, Ridvan Ibrahimi tha për Alsat se të gjitha aktivitet ndërtimore janë kryer me investim të Ministrisë së Arsimit, komunës dhe donatorëve. “Në këto tre objekte të shkollave kemi shfrytëzuar në maksimum pushimin e gjatë ose pushimin veror dhe kemi punuar në shumë fusha, në shumë segmente për ta transformuar një gjendje shumë të mirë, të kohës dhe modern. Shkolla fillore “Abdyl Frashëri”…
Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në lidhje me akuzat e LSDM-së se Qeveria e Mickoskit nuk ka përmbushur premtimin parazgjedhor për rritje të pagave tha se pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë. “Pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që të rriten pagat, por edhe të kenë vlerë, të mos ketë inflacion”, u shpreh Mickoski. Ai shtoi se LSDM po manipulon dhe ofendon qytetarët, ndërsa Qeveria po punon sipas programit zgjedhor për shkak se ky program ka marrë afër 450.000 vota. “Ata le të vazhdojnë…

