Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në seancën e Këshillit ka folur për çështjen e emërtimit të rrugëve të qytetit. Ai tha se ka formuar grup pune, i cili për tre muaj ka bërë identifikimin e rrugëve që nuk kanë emra adekuat. Ai tha se procesi i emërtimi të rrugëve do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent. “E kemi mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë për këtë çështje. Shumë rrugë dhe lagje në Komunën e Tetovës kanë qenë me emërtime joadekuate. Prandaj kam ngritur një grup pune që ka punuar në identifikimin e rrugëve dhe si rezultat…
Author: Hamdi Kumanova
Ska se si ta cilësojmë ndryshe vetëm se tradhti sistematike veprimet e Arben Taravarit në të kaluarën dhe tash.Tradhtia në Bogovinë në zgjedhjet lokale në vitin 2021, rrëzimi përtokë i ASH-së me ca të llojit të tij në Tetovë në vitin 2022, ikja me pasojë ndarjen e Aleancës për Shqiptarët, sipas skenarit të paralajmëruar të Hristijan Mickovskit dhe VMRO DPMNE-së! Lind pyetja a vetëm tani apo çdo herë ky shumëftyrësh i ka shërbyer VMRO-së?! Çdo ditë jemi dëshmitarë për lirimin nga burgu të bandave të ngjarjeve të 27 prillit, nga pobratimi i tij, Aleksandër Pandov. Me të drejtë po lind…
Poshtërimi ditor nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është në përmasa alarmante duke cënuar këtë rradhë flamurin kombëtar shqiptar për qytetarët. Më herët, ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, i larguan shqiptarët nga balanseri, burgosën ushtarët e UÇKsë dhe tash i erdhi rradha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar. Pa aftësia e vazalëve dhe humbësve si Astrit Iseni, po i merr në qafë shqiptarët. Dje në Strumicë, shqiptarët nuk u lejuan të përdorin flamurin kombëtar dhe u dëbuan nga qyteti. Pas këtij skandali, dorëheqja është…
Edhe vitin e fundit akademik 2023/2024 asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk është në Listën e Shangait, në të cilën vendosen 1000 universitetet më të mira në botë. Sipas renditjes së re, në krye të listës janë universitetet e Harvardit, Stanfordit, MIT, Kembrixhit dhe Berkley, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga ata të rajonit, Universiteti i Beogradit është midis 401-500 vendeve. Universiteti i Zagrebit është në të njëjtin vend me Universitetin e Beogradit, ndërsa Universiteti i Lubjanës është në vendin e 501-600. Gjashtë universitete greke janë gjithashtu në listë. Përveç Maqedonisë, në listë nuk ka asnjë universitet nga Shqipëria apo…
Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 32-vjeçar, i cili dyshohet se autor i vjedhjes së një shume parash në një xhami në Tapizë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash, në një xhami në Tapizë. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm…
Një 33-vjeçar në Bulqizë ka përfunduar në prangat e policisë. Ky persona ka dhunuar një efektiv i cili ndërhyri për të vënë nën kontroll një konflikt të nisur mes tij dhe dy personave të tjerë. Blutë njoftojnë se ka nisur procedimi edhe për dy personate tjerë të përfshirë në konflikt. Njoftimi: U konfliktuan fizikisht 3 shtetas dhe njëri prej tyre kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësin e policisë i cili ndërhyri për të parandaluar konfliktin, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 33- vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen…
Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka gjobitur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për Shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Deri te gjoba erdhi pas aknesave që kjo agjenci thotë se ka pranuar ankesa nga qytetarët të cilët kanë raportuar se ujësjellësi i kryeqytetit ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar. “Agjencia për Informim dhe Privatësi si autoritet i pavarur për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas shqyrtimit të ankesave, ka konstatuar…
Mëngjesin e sotëm, më datë 26 gusht 2024, në Spitalin e Rrogozhinës ka ndërruar jetë shtetasi i dënuar Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë. Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës. Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të…
MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të intensifikuara për qytet të sigurt, gjatë të cilave janë identifikuar 85 persona në më shumë se 20 lokacione, të gjithë janë kontrolluar. Nga MPB thonë se po ashtu është bërë kontroll në 38 mjete motorike dhe tre motoçikleta. “Katër persona janë privuar nga liria nga neni 215 i Kodit Penal dhe dy persona për armëmbajtje pa leje”. “Prezenca e shtuar e policisë për një qytet të sigurt të Shkupit vazhdon edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.
Një shtetase e Maqedonisë së Veriut është arrestuar të dielën, nën dyshimin për mashtrim. Policia ka njoftuar të hënën se e dyshuara e pati mashtruar një person lidhur me një pagesë më 12 korrik në Podujevë. “Podujevë 12.07.2024-15:00. Me datë 25.08.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë veriore pasi që e njëjta kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar lidhur me një pagesë”, thuhet në njoftimin e Policisë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri një demonstrim të dronëve të rinj shpërthyes të dizajnuar për të goditur objektiva, njoftoi media shtetërore të hënën, ndërsa SHBA-ja dhe Koreja e Jugut janë duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake. Fotografitë e testit nga Koreja e Veriut shfaqën një dron të bardhë në formë të shkronjës ‘X’ që supozohet se po godiste dhe shkatërronte një objektiv që ngjasonte me tankun kryesor të Koresë së Jugut, K-2. Shumica e dronëve luftarakë qëndrojnë larg objektivave dhe lëshojnë raketa. Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) tha se testi i së…
Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe të nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima, kryesisht në pjesët jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 36 gradë, me UV indeks 7. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.…

