Vazhdon hetimi për veprimtarinë e lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, si një nga institucionet e dyshuara për keqpërdorime të shumta financiare. Që nga dorëzimi i postit nga ana e Përparim Bajramit tek Aleksandar Klimoski, thuajse çdo ditë, hetuesit krehin vendimet dhe kontratat e realizuara nga drejtori i mëparshëm. Sipas Radios Evropa e Lirë, për 13 muaj, Lotaria Shtetërore i ka paguar më shumë se 300 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të ish-restorantit të dasmave “Festina” në Vizbeg, në të cilin ruhen terminalet e lojërave të fatit të blera në vlerën e 19 milionë eurove. Prej korrikut të një viti më parë, Lotaria Shtetërore i paguan nga 25 mijë euro kompanisë “hej” për qira. Kjo kompani është e njohur në opinion, pasi në krye të saj kanë qenë njerëz të afërt apo të lidhur me familjen e kreut të BDI-së, ish zv.kryeministrit Grubi dhe ish deputetit Jahoski. Siç bëhet e ditur, hetues të MPB-së dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin po krehin dokumentacionin që ka të bëjë me shpalljet e realizuara, tenderët, kontratat e lidhura dhe çdo dokumentacion tjetër shoqërues për prokurimet publike. Nën hetim është edhe themelimi i tri kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit: “77 Bits”, “Vezuv” dhe “Mozzart”. Në këto shoqëri, shoqëria aksionare shtetërore ka 51% të pronësisë, ndërsa shoqëritë private nga Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, bashkëpronarë, kanë 49%. Për këto tri subjekte të reja, shumica parlamentare VMRO-DPMNE – VLEN paraqiti në fillim të korrikut edhe një kërkesë për interpretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, duke konsideruar se themelimi i tyre është i paligjshëm dhe se ato duhet të mbyllen. /Alsat.mk
Data 16.09.2024
Aktuale
- Koci: Shtatë kërkesat e Serbisë janë pretekst për veprimet e tjera
- Gazetarja zbardh detaje nga dosja e Berishës: SPAK thotë se ish-kryeministri ka përfituar nga pasuritë e…
- Fero në hall të madh: Jam i thyer emocionalisht shumë dhe jam në depresion të rëndë..
- Ambasadori bullgar refuzoi notën e protestës, shqetësim të shprehur gojarisht për devijimin nga protokolli i rënë dakord dhe është kërkuar shpjegim shtesë
- Analiza e REL: A do t’i kthejnë institucionet e Kosovës serbët që dhanë dorëheqje?
- Siljanovska emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit: Xhevdet Hajredinin, Malinka Ristevka Jordanova si dhe Vlladimir Spiridonov
- Parandalohet kontrabandë me bizhuteri ari, në vlerë prej 2.8 milionë denarësh
- Status-quo për Ligjin për “Branitellat”, Mickoski: Ilire Dauti duhet ta vendos propozimin në rend të ditës