Është vërtetuar prania e substancave psikoaktive te katër pacientët e mitur që ndodhen në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup. Nuk është vërtetuar prania e alkoolit, ka konfirmuar për MIA-n drejtori Andon Çibishev, pasi dje në Klinikë janë pranuar katër të mitur në gjendje të rëndë. “Të katër pacientët janë me vetëdije, në gjendje të përmirësuar shëndetësore, me parametra vitalë të qëndrueshëm. Ata nuk kanë lëndime të rënda. Vazhdon trajtimi dhe mbikëqyrja intensive në Klinikën universitare për Toksikologji”, sqaroi Çibishev. Ai më herët ka thënë për MIA-n se janë pranuar të mitur të moshës 14 deri në 17 vjeçare me dëmtim…
Author: Hamdi Kumanova
Çmimi prodhues i grurit kushton më pak se 14 denarë për kilogram. Çmimi është përcaktuar nga Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” – Shkup, njofton kryetari i Rrjetit kombëtar të fermerëve, Gjorgi Karakashev. Ai thotë se nuk janë të kënaqur, sepse çmimi i prodhimit është më i lartë se çmimi i blerjes. Thekson se gjendja e tregut është edhe më shqetësuese, sepse aktualisht kokrra e bukës blihet me çmim prej tetë deri në 11 denarë për kilogram. “Nuk jemi dakord për atë çmim të prodhimit. Sipas përcaktimit të ligjit kemi nga çmimi i prodhimit plus 25 për…
Matka assesi të marrë mbrojtjen që i duhet as pas dy dekadash pasi zonat e mbrojtura duhej të rishpalleshin sipas detyrimeve të ligjit për natyrën të miratuar në 2004. Ligji për shpalljen e kanionit zonë të mbrojtur të kategorisë III – monument natyre, pret prej më shumë se një viti për t’u futur në rend dite para deputetëve në Kuvend, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Pas dhjetë vitesh punë në dokumentacionin për një nga thesaret më të vlefshme natyrore në vend, vitin e kaluar në shkurt, Qeveria më në fund miratoi Projektligjin dhe e dërgoi në Kuvend. Matka padyshim që nuk ka pasur prioritet…
Lsdm ka reaguar sërish ndaj kredisë prej 500 milionë euro që Maqedonia e Veriut do të pranojë nga Hungaria. Lajmi për këtë kredi u bë i ditur nga kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski. Nga Lsdm thonë se ky është vetëm vendim politik që nuk i sjell vendit dobi. Reagimi i plotë: LSDM me të gjithë mekanizmat institucionalë do të kundërshtojë zbatimin e vendimit për marrjen e kredisë prej gjysmë miliard euro nga Budapesti. Ne pretendojmë se ky vendim do ta vendosë vendin peng politik dhe ekonomik të një shteti tjetër dhe nuk ka asnjë justifikim ekonomik dhe financiar. Sipas të…
Rritja e temperaturave ka bërë që dhe numeri i thirrjeve në urgjencën mjekësore të Strugës të rritet. Në baza ditore numri i thirrjeve është rritur me 50 për qind, ndërsa në fundjavë 30 deri në 40 për qind më shumë ndërhyrje se numri i mëparshëm. Numri më i madh i ndërhyrjeve janë për kolaps, infeksione virale dhe infarkt. – Në rrezik të madh janë qytetarët e moshuar të cilët nuk duhet të dalin kurrë nga shtëpia ndërmjet orës 10:00 dhe 17:00. Praktika na tregon se në shumicën e rasteve ata nuk e zbatojnë atë rekomandim dhe për këtë shkak shfaqen…
Zv.kryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai përmes një statusi në rrjetet sociale, ka akuzuar “Frontin Evropian” për përhapjen e lojërave të fatit në vend. “Rreth 1.500 lokale të lojërave të fatit, apo një lokal për 1.200 banorë. Rreth një miliard euro të hyra vjetore për industrinë e lojërave të fatit, apo mbi 50€ për kokë banori në vit. Njerëz të zhytur në borxhe dhe në probleme të shëndetit mendor, familje të shkatërruara. Shumica e licencave bartin nënshkrimin e tyre, me emër dhe mbiemër. Tani që VLEN ndërmerr nismë për të ndaluar bixhozin online dhe mbyllur shumicën dërmuese të lokaleve…
Bashkimi Demokratik për Integrim i ka quajtur sërish shpifje deklaratat e VLEN-it se BDI do të pranonte të ishte në vendin e tyre në qeverisje me OBRM-PDUKM-në, madje dhe pa kryeparlamentar shqiptar. Nga BDI thonë se VLEN-OBRM-PDUKM po përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën. Reagimi i plotë: Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO- DPMNE- së, të refuzuarit e shqiptareve e të perzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5%…
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGPM) u bëri thirrje aktorëve politikë në vend që të respektojnë rekomandimet aktuale për mbrojtje nga vala e të nxehtit. Në kushtet e rrezikut portokalli nga temperaturat e larta, Qeveria ndër të tjera rekomandoi shmangien e qëndrimit në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00 – masë kjo që nuk respektohet as nga qeveritarët, as nga përfaqësuesit e partive politike, thonë nga Sindikata. “Për shembull, sot koalicioni “VLEN” organizoi konferencë për media në sheshin “Skënderbej” në Shkup në orën 12:00, ndërsa dje në Ohër, ministri i Kulturës Zoran Ljutkov dha…
Një foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore është lënë në qendër të Velesit, një kalimtar i rastit e ka dërguar në spital, informuan sot nga Sektori për punë të brendshme – Veles. “Mbrëmë në orën 17:40 në SPB – Veles, nga spitali i qytetit është paraqitur se nga ana e një kalimtari të rastit, tek ata është sjellë foshnja, e cila ishte lënë në rajonin qendror të Velesit. Është kryer bisedë me mjeken e spitalit, e cila tha se foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe plotësisht priten rezultatet nga hulumtimet shëndetësore. Sipas mjekes, pas një kohe të shkurtë…
Më 12.07.2024 në orën 13:57 në SPB Shkup u raportua se në Shkup, në oborrin e një shtëpie në pronësi të D. Gj. (40) nga Shkupi, ai u sulmua fizikisht me një send të fortë nga një i mitur. Menjëherë pas marrjes së raportit, oficerët e policisë nga SPB Shkup shkuan në vendngjarje, ku gjetën katër të mitur, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja dhe kishin konsumuar alkool dhe substanca psikotrope. Në vendngjarje u gjetën gjithashtu mbetje të sendeve të konsumuara, të cilat do të ekzaminohen për të përcaktuar përmbajtjen e tyre. Të miturit u transportuan me autoambulancë në…
Dyzet e nëntë vjeçarja S.M. nga Republika e Serbisë dje është gjetur e lënduar në autostradën Demir Kapi – Negotinë, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Veles. Gruaja me lëndime trupore është gjetur mbrëmë në orën 19:50 nga zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Negotinë në autostradën pas pikëpagesës më “Demir Kapi”, transmeton Portalb.mk. Pas gjetjes së gruas, shtoi SPB Veles, është zhvilluar bisedë me bashkëshortin e gruas, 52-vjeçarin B.M. Deklarata e tij ishte se teksa po ktheheshin nga pushimet në Greqi, gruaja e tij, për të cilën tha se kishte probleme shëndetësore, e ka sulmuar…
Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë ka dhënë dorëheqje. Ky veprim sipas saj vjen për shkak të siç thotë presionit politik dhe vendimit kundërthënës të Gjykatës Administrative, shkruan Alsat. Pas ndërprerjes së testimit të 130 kandidatëve që planifikoheshin të bëheshin për gjykatës dhe prokuror, Natasha Gaber-Damjanovska vlerëson se nuk ka çfarë të kërkojë më në krye të akademisë. “Përvojat e hidhura së fundi përmes mënyrave jo profesionale dhe Komisionit për Anti-korrupsioni dhe sigurisht veprimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së lartë Administrative përfshi edhe reagimin e vonshëm të iniciativës së Komisionit për Anti-Korrupsion u vërtetua se nuk kemi të…

