Komisioni nga Klinika për Sëmundje të fëmijëve do ta zbardhë rastin e foshnjës tre muajshe nga Saraji. Familja e foshnjës pretendon se është dhunuar nga një punonjëse shëndetësore e Departamentit të Imunologjisë. Infermierja do të tregojë anën e saj të ngjarjes, e cila shkaktoi një reagim publik duke postuar pamjet e foshnjës me mavijosje në krah. Infermierja ka marrë ndihmë dhe mbështetje edhe nga Sindikata e Qendrës Klinike, anëtare e së cilës është. Ata theksojnë se askush nuk duhet të akuzohet para se të provohet fajësia. “Nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i punëtorëve shëndetësorë të Maqedonisë”, thonë…
Author: Hamdi Kumanova
Katër vetura janë përplasur paraditen e sotme në afërsi të stacionit hekurudhor në qendër të Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme. “Sot në mëngjes në orën tetë në kryqëzimin e bulevardit “Koço Racin” me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër veturave. Aktualisht po kryhen hetime, nuk raportohet për persona të lënduar”, sqarojnë nga MPB.
Lufta me zjarret në RMV po vazhdon. Shuarja e zjarrit në malin Serta pritet të vazhdojë sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë. Ndërkohë kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se së shpejti arrin ndihma nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi në luftën kundër zjarreve. Ndërkohë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov dje vonë pasdite tha se zjarri vazhdon të digjet në malin Serta dhe se shuarja vazhdon edhe sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. “Vazhdon të digjet. Fatkeqësisht, ne nuk arrijmë të vendosim kontroll mbi të. Terreni është…
Ibush Jusufi është zgjedhur zëvendës sekretar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ai është kuadër nga Alternativa si pjesë e koalicionit VLEN. Jusufi është i diplomuar për shkenca juridike në Universitetin e Kuvajtit, ndërsa ka magjistruar për administratë dhe diplomaci në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.(INA)
Koalicioni VLEN po shkon drejt homogjenizimit të strukturave. Kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili para mbledhjes së sotme në Tetovë tha se do të formohet trupi i përbashkët koordinues i koalicionit i cili do të ketë rol mbikëqyrës dhe rregullues për politikat e VLEN-it në Qeveri dhe nivel lokal. Do të emërohet edhe zëdhënësi i përbashkët që do të komunikojë në emër të koalicionit. “Koalicioni VLEN për promovimin e një trupi të përbashkët koordinativ i cili do të koordinon politikat e koalicionit në periudhën e ardhshme. Kjo tregon për frymën e përbashkët që ekziston brenda koalicionit…
Fredi Beleri, nga Rinasi, pak para nisjes së tij drejt Athinës dhe më pas drejt Francës, ku do të betohet si eurodeputet, paralajmëroi se do të ndjekë të gjitha hallkat për të fituar pafajësinë e tij. Beleri, i cili humbi dhe mandatin si i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite për blerje votash, tha se do ta çojë çështjen e tij deri në Strasburg. Ai akuzoi drejtësinë shqiptare se për rastin e tij janë ndjekur dy standarde. “Do të ankimoj në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta drejtësi, deri në…
Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në familjen Shala nga Podujeva, ku një grua humbi jetën për shkaqe dhe në rrethana akoma të paqarta. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të prokurorit, tashmë është iniciuar hetim. Siç merr vesh sinjali bëhet fjalë për F. Shalën, e cila vdiq të shtunën dhe vdekjen e saj e konstatoi ekipi mjekësor. Për ngjarjen e rëndë, Policia u njoftua nga vet familjarët, që e raportuan rastin. Pasi Policia është vënë në dijeni, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, si dhe janë marrë deklaratat e disa dëshmitarëve për…
Më shumë se tetë miliardë njerëz aktualisht jetojnë në tokë. Por rritja po ngadalësohet. Pika kulmore e rritjes pritet të arrihet në vitet 2080, sipas një parashikimi të ri të OKB-së. Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret sërish, në pak më pak se dhjetë miliardë njerëz. Kjo del nga parashikimi i ri i popullsisë së botës që Kombet e Bashkuara (OKB) e publikuan këtë javë. sot në Ditën Botërore të Popullsisë në Nju Jork. Edhe Instituti Federal për Kërkimin e Popullsisë (BiB) në Gjermani i prezantoi disa tendenca. Sipas studiuesve, gratë në mbarë botën kanë mesatarisht…
Sot mbushen tetë vjet nga përpjekja për grusht-shtet ushtarak në Turqi. Përpjekja për grusht-shtet u zhvillua në natën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin pjesëtarë të ushtrisë turke. Me urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe presidenti Recep Tayyp Erdogan. Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen. Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim grusht-shteti e ka bërë klerikun Fetaullah Gylen.
Gjykata Speciale nuk e ka sqaruar se çka nuk i ka pëlqyer sigurimit të saj kur Jakup Krasniqi u detyrua ta heqë kravatën e kuqe me shqiponja të zeza të hënën që shkoi. Gjykata në Hagë nuk u është referuar konkretisht karakteristikave të kravatës, e as nuk e ka bërë të qartë se cila ishte arsyeja që sigurimi veproi ashtu. Në Kosovë kanë kërkuar hetime për këtë, mirëpo zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle, ka thënë se nuk ka dijeni për ndonjë procedurë disiplinore të nisur.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ndryshe në çështjen gjyqësore Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit tjerë, Bislim Zyrapi javën e kaluar vazhdoi dëshminë e tij me pyetjet nga ekipet e Mbrojtjes, raporton RTKlive. Ai dha dëshmi gjatë gjithë javës dhe dëshmia e tij do të vazhdojë sot në orën 9:00 të mëngjesit. Po ashtu të enjten e kaluar filloi dhënien e dëshmisë një dëshmitar tjetër, përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së Prokurorisë që u lexua në sallën…
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një nga intervistat e tij të para që nga atentati ndaj tij të shtunën mbrëma, duke thënë se ai e ka rishkruar plotësisht fjalimin e tij në kongres për t’u fokusuar në një mesazh “uniteti” në vend që të kritikojë presidentin e tanishëm, Joe Biden. “Fjalimi që do të mbaja të enjten do të ishte i shkëlqyer”, i tha ai Washington Examiner, transmeton Klankosova.tv. “Po të mos kishte ndodhur kjo, ky do të kishte qenë një nga fjalimet më të pabesueshme”, tha ai gjithashtu, duke shtuar se do të kishte për qëllim kryesisht politikat…

