Vapa nuk do të pushojë as këtë javë. Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëron se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, transmeton Portalb.mk. Nga e enjtja pasdite do të rifillojnë shirat e rrëmbyeshëm me bubullima dhe erë, por temperaturat nuk do të kenë rënie. Faza portokalli do të vazhdojë edhe këtë javë dhe do të zbatohen të gjitha rekomandimet për mbrojtjen e qytetarëve. DPHM paralajmëron gjithashtu se vlerat e rrezatimit UV në ditët në vijim do të jenë shumë të larta. “Periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë vazhdon me temperaturë maksimale ditore që…
Author: Hamdi Kumanova
Arsimi i mesëm profesional është më tërheqës për regjistrimin e nxënësve të ardhshëm, krahasuar me gjimnazet, në Maqedoninë e Veriut. Gjatë periudhës së parë të regjistrimit për vitin shkollor 2024-2025, raporti i nxënësve të regjistruar është rreth dy të tretat kundrejt një të tretës, përkatësisht 73.8% e nxënësve janë regjistruar në shkolla profesionale, ndërsa vetëm 26.2% janë regjistruar në shkolla të mesme të përgjithshme në vend. Në dy regjistrimet e fundit janë regjistruar gjithsej 15.481 nxënës, prej të cilëve 11.428 në arsimin profesional dhe 4.652 në gjimnaze, thanë për MIA-n, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nga analiza e të…
Nga sot, ndalesë e tërësishme e lëvizjes në pyje. Ministria e Bujqësisë pas kërkesës së Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” dha pëlqimin për ndalesë të plotë të lëvizjes nëpër pyjet e vendit. Ky vendim është mare për shkak të rritjes së rrezikut dhe parandalimit të përhapjes së zjarreve. Ndalesa nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 20 do të vlejë deri në një vendim të ri, përkatësisht deri në periudhën kur të konstatohet se rreziku nga zjarret është ulur. Lëvizja në pyje do të jetë e lejuar vetëm me vërtetim, i cili do të jepet nga ndërmarrja e pyjeve. Për…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, njoftojnë nga MPJ. Në takim, theksojnë nga atje, u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin e suksesshëm dhe u shkëmbyen mendime për situatën aktuale, si në të dyja vendet ashtu edhe në rajon. “Në bisedime fokus i veçantë u vu në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ku ministri Mucunski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e fortë dhe të qartë nga Sllovenia. Në të njëjtën kohë, u theksua se anëtarësimi ynë në…
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta. Madje as urdhrat që lëshojnë Gjykatat ndaj të dyshuarve për dhunë në familje jo gjithmonë respektohen dhe për pasojë përsëriten raste të tilla. Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një 29-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të shqetësimit që ia ka shkaktuar ish bashkëshorti i saj. Bazuar në dëshminë…
Një tufë delesh që po silleshin në mënyrë të çuditshme u zbulua se kishin ngrënë 100 kilogramë gjethe kanabisi. Zjarret dhe valët e të nxehtit kishin shkatërruar zonat kryesore të kullotjes për tufën pranë Thesalisë, Greqi, kështu që delet pushtuan një serë që prodhonte kanabis medicinal. Bariu i kopesë tha se delet e tij filluan të shfaqnin ‘sjellje të çuditshme’ pas kthimit. Ai tha: “Po hidheshin më lart se dhitë, gjë që nuk ndodh kurrë”.
Kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari në deklaratë për TV21 tha se koalicioni i BDI-së me partitë turke, boshnjake dhe rome në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte strategji e qëlluar. Dehari thotë se BDI si asnjëherë më parë arriti fitore të madhe. “Çdo parti politike ka strategjinë e saj , strategjia e BDI-së në fund tregoi qartë se ishte e qëlluar, me faktin se si asnjëherë më parë arriti një fitore të madhe dhe kjo është treguesi që nuk do të flasim diçka më tepër”, deklaroi Dehari.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Azem Bejtë Galicën, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan për jetën dhe kontributin e tij e dhënë përgjatë luftrave. “Qysh si 16 vjeçar, Azemi u betua për një jetë kundër pushtuesve dhepër lirinë e trojeve shqiptare”, shkruajti Krasniqi. Postimi i plotë: 100 vite më parë, në moshën 34 vjeçare, ra heroikisht një nga trimat më të rrallë të historisë tonë kombëtare, Azem Bejta. Edhe pse nuk jetoi gjatë, të bëmat dhe veprimtaria e Azemit tejkaluan moshën e tij të re. Ai ishte pjesë aktive e rezistencës kundër një perandorie që po shuhej…
Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë. Një rast i tillë u denoncua gjatë ditës së djeshme nga një 23-vjeçar në Skenderaj, i cili e ka denoncuar babain e tij. Media mëson se denoncimi i të riut e ka aktivizuar Policinë, me…
Ju njoftojmë se sot me datë 15.07.2024 (e hënë) në orën 12:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do të merr pjesë në një vizitë në terren në komunën e Ohrit, gjatë së cilës do të inspektojë objektin ekzistues dhe do të shënojë fillimin e ndërtimit të disa projekteve të tjera. Kryeministri i Mickoskit në orën 12:00 do të marrë pjesë në gurthemelin e sallës së sportit në fshatin Leskoec, komuna e Ohrit, para se të japë deklaratë për mediat. Me këtë pas 30 viteve, në kuadër të Sh.F. ”Vanço Nikoleski” fillon ndërtimi i sallës…
Doktor Agim Berisha pritet të jetë drejtor i përgjithshëm i Spitalit Klinik të Tetovës, mëson portali TS. Berisha është një kohë të gjatë si specialist në Spitalin Klinik të Tetovës. Berisha është emëruar nga VLEN gjegjësisht, Lëvizjes Demokratike. Nuk do të ketë më drejtor ekonomik në Spitalin Klinik të Tetovës, por do të jetë vetëm Agim Berisha drejtor i përgjithshëm. Drejtori në ardhje siç mësohet do të ketë konsideratë të jashtëzakonshme për punonjësit që janë me kontrata në vepër që vite të tëra kanë punuar në këtë Spital edhe gjatë Pendemisë. Spitali i Tetovës është prioritet edhe i ministrit të…
Një grua në Pejë ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti përmes telefonit i ka dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese, ndërsa viktima vajza e tyre e mitur, ka deklaruar se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj (vajzës). Viktima (vajza) ka refuzuar strehimin dhe bashkë me nënën ka shkuar në shtëpinë e saj (të prindërve të nënës). Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar, raporton Klankosova.tv.

