Me promovimin e pohomies në metropolitane, Kisha Ortodokse Serbe (KPS) tregoi se çfarë vlerash mbështet. Ajo tradhtoi të gjitha viktimat e pedofilisw dhe zhgënjeu besimtarët e saj – thotë për portalin serb “Nova” duke cituar avokatin Aleksandar Olenik, i cili në proceset gjyqësore ndaj priftit – ka vite që merret me karremin. “Ju nuk e shpërbleni dikë nëse nuk qëndroni për të njëjtat vlera si ai person, ose nuk i promovoni ato, përveç nëse mbështetni të njëjtat qëndrime dhe opinione,” beson Olenik.“KOS promovoi një person që është i lidhur me pedofilinë, por edhe me proceset gjyqësore, dhe kështu KPS ua…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Brendshme të ndjekë përpjekjet aktuale të Bashkimit Evropian për të forcuar mekanizmat për veprim policor me integritet, duke garantuar transparencë për operacionet e saj në komunitet. Supozimi fillestar për zhvillimin e integritetit policor është mbrojtja e procedurës për pranimin e punonjësve të rinj të policisë, e cila do të garantojë që kandidatët më të mirë të lidhin kontratë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Testi i integritetit është një mjet i mirë që mund të japë rezultatet e pritura në periudhën e ardhshme, por është e nevojshme të monitorohet dhe përmirësohet aplikimi i tij dhe të vlerësohet…
Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 36 deri në 43 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 41 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Sot, më 16 korrik shpallet aktgjykimi ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”. Në njoftimin e bërë për media nga Dhomat e Specializuara thuhet se seanca do të nis në ora 14:00, transmeton Telegrafi. “Trupi Gjykues i caktoi mbajtjen e seancës së shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala për 16 korrik 2024 në orën 14:00”, thuhet në njoftim. Pjetër Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021. Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit…
Fredi Beleri betohet sot si eurodeputet i Parlamentit Europian. Beleri, doli dje nga burgu i Fierit, ku po vuan 2 vite dënim nën akuzën e blerjes së votave në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit të vitit të kaluar. Pasi u prit nga familjarët në dalje të burgut, Beleri iu drejtua aeroportit të Rinasit, me një makinë të ambasadës greke. Më pas Beleri udhëtoi drejt Athinës, ku u takua dhe me kryeministrin grek, Mitsotakis dhe më pas u nis drejt Strasburgut. Kujtojmë se Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Belerin, në mënyrë që ai të kryejë betimin si deputet…
“Situata në Bosnje dhe Hercegovinë është krejt ndryshe sot në krahasim me 25 vjet më parë kur unë isha Përfaqësues i Lartë”, u shpreh Wolfgang Petritsch. Çfarë ka ndryshuar saktësisht? Sipas tij, pothuajse gjithçka. Në atë kohë, të vetmit faktorë të jashtëm të fortë ishin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sot situata është dukshëm e ndryshme. “Pamja gjeopolitike ka ndryshuar, rritja dhe zhvillimi i Kinës mund të ndihet si globalisht ashtu edhe në nivel lokal këtu në Ballkan”. Gjithashtu, SHBA po përballet aktualisht me një krizë të madhe të brendshme, gjë që më së miri e…
Fushata e Biden ka njoftuar se nënpresidentja, Kamala Harris do të përballet me Jay De Vance në një debat, disa orë pasi senatori i Ohajos u shpall si kandidati i ish-presidentit Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA. “Zëvendëspresidenti Harris është gati të flasë me Jay D. Vance. Ne pranuam ofertën nga CBS News për të marrë pjesë në këtë diskutim dhe ndihet mirë”, tha një zëdhënës i fushatës Biden për CNN. Datat e propozuara për “telefight” e nënkryetarëve janë 23 korriku ose 13 gushti. Fushata e Trump ende nuk e ka pranuar ftesën, sipas CBS News. Fushata…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Konispolit, skajin më jugor të Shqipërisë. Gjatë bashkëbisedimeve me autoritetet lokale, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet që po bëhen për agroturizmin në këtë zonë, ndërsa përballë emigrimit i mëshoi idesë së zhvillimit të mëtejshëm të tij. “Vura re toka të punuara, peisazhe të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore që përkthehen në një atraksion shum të rëndësishëm turistik. Bujqësia, agroturizi dhe blektoria janë fusha që duhet të kënë vemendje të shtuar dhe duhet t’i bëjm njerëzit të fokuson tek kto”, theksoi presidenti. Në takimin e tij në bashkinë e…
Publicisti Fatos Lubonja ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar me Serbinë “në këmbim të atyre gjërave që pala serbe s’i jep”. “Është shumë delikate të jepet një zgjidhje e prerë. Me sa kuptoj unë, Albin Kurti gati ka një formulë të prerë që nuk e jap se jam betuar… Kështu e kam kuptuar unë, apo ka bërë ndonjë fleksibilitet…u pajtua duke kërkuar gjëra të tjera që s’po jepen”, ka thënë ai. Duke folur për kryeministrin Kurti, Lubonja u shpreh se në qeverisjen e parë, Kurti ishte rrëzuar nga amerikanët nëpërmjet opozitës. “Unë kam qenë kundër asaj…
Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka dha në News24 një lajm të rëndësishëm. I ftuar në rubrikën “Podcast Luarasi”, ai tha se Ministria e Arsimit ka vendosur të miratojë diplomën e përbashkët të Universitetit “Luarasi” me Shkollën Ekonomike të Londrës, një prej universiteteve më prestigjioze në botë (London School Economic). Ruka u shpreh se “tani po mbyllim vitin akademik, një vit i suksesshëm për këtë universitet, me dy trofe të mëdha, që më gëzojnë shumë”. Në këtë kuadër, Rektori i Universitetit “Luarasi”, tha se “kemi kaluar me shumë sukses akreditimin institucional” duke shtuar se “Luarasi” renditet ndër universitetet më cilësore në vend.…
Brenda disa javësh Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual, pavarësisht thirrjeve për t’u tërhequr nga gara presidenciale, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters katër individë të përfshirë në proces. Emërimi virtual bëhet në prag të mbajtjes së kuvendit kombëtar demokrat në Çikago në fund të gushtit, Zakonisht, demokratët dhe republikanët i shfrytëzojnë kuvendet kombëtare për të emëruar zyrtarisht kandidatët e tyre presidencial. Por demokrati Biden do të marrë emërimin zyrtar disa javë përpara se partia e tij të hapë kuvendin kombëtar në Çikago më 19 gusht. Nuk është e qartë se si…
Mërgimtari Bajram Isufi është dënuar me 2500 euro gjobë për kërcënimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha. Gjykatësi Isufi tha se sipas marrëveshjes për pranim fajësie, i akuzuari dënohet me 180 ditë burgim i cili dënim i zëvendësohet me 2 mijë e 500 euro gjobë. I akuzuari obligohet që gjobën prej 2 mijë e 500 euro ta paguajë me tri këste, për shkak të gjendjes së tij të dobët ekonomike. Paraprakisht, prokurori Kastriot Berisha i propozoi gjykatës ta aprovojë marrëveshjen për pranim fajësie, pasi tha se është në përputhje me dispozitat e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale.…

