Author: Hamdi Kumanova

Një serb, shtetas i Serbisë, është gjetur pa shenja jete në Obiliq. Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar. Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte shpërfillur urdhrat e Policisë, ndërsa të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur një sëpatë. Rasti ka ndodhur të dielën në Qendrën e re Tregtare në Drenas. “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor dhe të njëjtit i ka penguar në kryerjen e detyrës. Gjatë kontrollit te i dyshuari (në rroba) i është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit dhe punëtorit të QPS-së, është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka hapur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e aksidentit të autobusit të NTP Shkup, që ndodhi më 8 korrik, në të cilin u lënduan shoferi dhe dy udhëtarë. “Prokurori publik kompetent do t’i hetojë edhe pretendimet e bëra përmes deklaratave të shprehura publikisht nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe nga persona të tjerë që tregojnë kundërligjshmëri në punën e NTP Shkup, lidhur me korrektësinë dhe mirëmbajtjen e autobusit që e shkaktoi aksidentin”. “Për këtë qëllim është punësuar një person i aftë nga lëmia e inxhinierisë mekanike dhe është lëshuar urdhër për marrjen e…

Lexo më Shumë

Forcat e NATO-s në Kosovë kanë publikuar pamje nga stërvitjet e ushtarëve letonezë, norvegjezë, anglezë, danezë, finlandezë dhe polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. “Spur Ride” u realizuar në ndihmën e ushtarëve amerikanë në kampin e Novosellës. Sipas njoftimit të KFOR-it, kjo ngjarje testoi aftësinë e tyre fizike, njohuritë e njësive dhe aftësitë e skautëve të kalorësisë.

Lexo më Shumë

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, është emëruar anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovë dhe anëtar nderi i Bordit të Guvernatorëve të saj. Bordi i Guvernatorëve e ka miratuar propozimin e Drejtorit Ekzekutiv, Arian Zekës, që Clarku të nderohet nga kjo odë. “Ndihemi jashtëzakonisht të nderuar dhe të privilegjuar që një personalitet i shquar si gjenerali Clark, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, e ka pranuar këtë rol në përvjetorin e njëzetë të organizatës sonë”, u tha nga OEAK. Ky vendim pritet të forcojë marrëdhëniet ekonomike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit Rudi dhe Klaudio Pashaj. Dy vëllezërit, 29 dhe 23 vjeç, u arrestuan pasi goditën punonjësit e policisë gjatë detyrës. Dy shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu rezultuan se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.

Lexo më Shumë

Ambasada e Kinës në Dushanbe mohoi raportet e mediave se Pekini po ndërton bazë ushtarake në Taxhikistan. Sipas saj, raportet e tilla janë “të pabaza”. Ambasada i bëri komentet në përgjigje të një artikulli në gazetën The Daily Telegraph, që tregonte fotografi satelitore të ndërtesave, duke i përshkruar ato si strehë për helikopterët në rajonin Shajmak të Taxhikistanit, afër kufirit me Afganistanin. Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Taxhikistanit tha përmes një deklarate se Dushanbeja dhe Pekini “po bashkëpunojnë në mënyrë aktive për çështjet e rezistencës ndaj sfidave dhe kërcënimeve”. Deklarata theksoi, po ashtu, se dy vendet po bashkëpunojnë…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i janë konfiskuar 7800 euro në pikën kufitare “Bllacë”, përcjell TV21. Shtetasi i RMV-së po udhëtonte me një veturë të tipit Mercedes me targa të Çekisë. “Në pyetjen e inspektorëve të Doganës nëse ka diçka për të denoncuar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, ndërsa automjeti është kontrolluar, ku në çantën e tij janë gjetur gjithsej 9800 euro. Në përputhje me ligjin për çështje devizore, pasagjerit i janë kthyer 2000 euro, të cilat qytetarët e Maqedonisë mund t’i nxjerrin jashtë shtetit pa i paraqitur, ndërsa pjesa tjetër…

Lexo më Shumë

Biznesmeni shkupjan, Çedomir Radomiroviç i njohur si Çedo Rado ndërroi jetë pasi që u gjet në një gjendje të rëndë me plagë pranë një makine në aférsi të fshatit Orman të Shkupit. Rado ishte një nga figurat e rëndësishme në qarqet e biznesit në fund të viteve 1990. Ai ishte themeluesi i kompanisë “Technocom” dhe Rado Bank. Rreth orës 19:00 në fshatin Orman, pranë magazinave të Ministrisë së Brendshme, biznesmeni i njohur është gjetur i plagosur në kokë. Sipas informacioneve në media, pranë tij kishte një armë dhe një plumb. Ai me autoambulancë është transportuar menjëherë në klinikat e Shkupit,…

Lexo më Shumë

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, 1830 kompani nuk kanë mundur të mbijetojnë, nga të cilat 1663 janë mikro-firma, të cilat sipas definicionit kanë deri në 10 punonjës dhe deri në 50,000 euro të ardhura bruto vjetore. Këtë e bën të ditur portali Pari bazuar në të dhënat e BiznisMreza.mk, transmeton INA. Nëse krahasohet me numrin e kompanive të mbyllura në të gjithë vitin 2023, kur 4330 kompani e humbën betejën e biznesit, mund të thuhet se ka mundësi që këtë vit të ketë numër më të vogël. Sa i përket muajve, megjithatë, vërehet se fati i keq i ka ndjekur…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve koha e pritjes në vendkalimin Tabanoc për hyrje dhe në Bogorodicë për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë do të dërgojë një avion Canader me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë në shuarjen e zjarreve. “Një aeroplan Canadair CL-415 me dy ekuipazhe po dërgohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Ivan Anusic”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë. Ndërkohë qeveria e Maqedonisë ditë më parë ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të shpërthimit të zjarreve në territorin e vendit.

Lexo më Shumë