Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, Cyril Baumgartner. Në takim siç njoftojnë nga MPB, ministri Toshkovski pati mundësinë të prezantojë objektivat programore të Qeverisë së re dhe prioritetet e përcaktuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, planin për riorganizimin e shërbimeve administrative dhe sistematizimi i vendeve të punës, ndryshimi i sistemit të trajnimit, me theks në trajnimin e vazhdueshëm, si dhedigjitalizimi i ministrisë dhe proceseve. “Ne e dimë saktësisht se çfarë duam, kemi përvojë dhe dëshirë që me punë të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se është hapur procedurë disiplinuese ndaj njërës prej infermiereve në Klinikën e Pediatrisë në Shkup, ku një fëmijë tre muaj dyshohet se është keqtrajtuar nga personeli mjekësor, Taravari thotë se nuk ka dëshmi të keqtrajtimit. “Unë shpresoj që masat që do t’i ndërmarrë Komisioni bashkë me drejtorin, do të japin efekt. Nëse përsëritet sërish, atëherë mendoj se menjëherë duhet të shfuqizohet kuadri mjekësorë. Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim, kështu që unë thash edhe në fillim, të jemi të kujdesshëm, t’i dëgjojmë të dy palët. Nuk besoj që ka punonjës shëndetësor që…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e radhës pritet që të emëroj drejtorët e parë në disa drejtori, agjenci dhe inspektorate. Ndër emrat e përzgjedhur është edhe Suat Saqipi, kordinator për komunën e Studeniçanit dhe anëtar i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët të prirë nga Arben Taravari. Suat Saqipi është i diplomuar për gazetari në Universitetin e Tiranës, i specializuar për diplomaci në Akademinë Diplomatike të Shqipërisë. Gjatë studimeve ka qenë sekretar i Lidhjes Studentore “Dardania”. Banesa e tij si studentë ishte edhe një nga vendstrehimet e para të shumë vullnetarëve të UÇK-së. Pas studimeve ka një përvojë të…
Një burrë i rritur me inicialet Ç.R mbrëmë me lëndime të rënda në kokë është gjetur pranë një veture në afërsi të fshatit Orman të Shkupit, i cili pas transportimit në klinikat e Shkupit iu nënshtrua plagëve të marra dhe ndërroi jetë, konfirmuan nga MBP për AIM. “Dje në ora 18:50 në fshatin Orman, pranë veturës Lexus të parkuar me targa të Shkupit, është gjetur një mashkull i gjakosur nga pjesa e kokës, ndërsa pranë tij kishte një armë dhe një gëzhojë. Është konstatuar se bëhet fjalë për Ç.R (67). Ai është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”,…
Një person në Vushtrri është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për telefon, shkruan Reporteri.net. Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pas intervistimit. Njoftimi i policisë: LËNDIM I LEHTË TRUPOR · Vushtrri / 15.07.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një 15-vjeçar është proceduar penalisht nga Prokuroria pasi policia e Velipojës referoi materialet. 15-vjeçarit i cili rezulton banues në Shkodër gjatë një kontrolli fizik nga efektivët e policisë i është gjetur një mjet prerës, thikë. Teksa u kryen veprimet hetimore, policia e sekuestroi thikën në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i…
Një serb, shtetas i Serbisë, është gjetur pa shenja jete në Obiliq. Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar. Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte shpërfillur urdhrat e Policisë, ndërsa të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur një sëpatë. Rasti ka ndodhur të dielën në Qendrën e re Tregtare në Drenas. “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor dhe të njëjtit i ka penguar në kryerjen e detyrës. Gjatë kontrollit te i dyshuari (në rroba) i është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit dhe punëtorit të QPS-së, është dërguar në mbajtje.
Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka hapur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e aksidentit të autobusit të NTP Shkup, që ndodhi më 8 korrik, në të cilin u lënduan shoferi dhe dy udhëtarë. “Prokurori publik kompetent do t’i hetojë edhe pretendimet e bëra përmes deklaratave të shprehura publikisht nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe nga persona të tjerë që tregojnë kundërligjshmëri në punën e NTP Shkup, lidhur me korrektësinë dhe mirëmbajtjen e autobusit që e shkaktoi aksidentin”. “Për këtë qëllim është punësuar një person i aftë nga lëmia e inxhinierisë mekanike dhe është lëshuar urdhër për marrjen e…
Forcat e NATO-s në Kosovë kanë publikuar pamje nga stërvitjet e ushtarëve letonezë, norvegjezë, anglezë, danezë, finlandezë dhe polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. “Spur Ride” u realizuar në ndihmën e ushtarëve amerikanë në kampin e Novosellës. Sipas njoftimit të KFOR-it, kjo ngjarje testoi aftësinë e tyre fizike, njohuritë e njësive dhe aftësitë e skautëve të kalorësisë.
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, është emëruar anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovë dhe anëtar nderi i Bordit të Guvernatorëve të saj. Bordi i Guvernatorëve e ka miratuar propozimin e Drejtorit Ekzekutiv, Arian Zekës, që Clarku të nderohet nga kjo odë. “Ndihemi jashtëzakonisht të nderuar dhe të privilegjuar që një personalitet i shquar si gjenerali Clark, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, e ka pranuar këtë rol në përvjetorin e njëzetë të organizatës sonë”, u tha nga OEAK. Ky vendim pritet të forcojë marrëdhëniet ekonomike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës,…
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit Rudi dhe Klaudio Pashaj. Dy vëllezërit, 29 dhe 23 vjeç, u arrestuan pasi goditën punonjësit e policisë gjatë detyrës. Dy shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu rezultuan se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.

