Pak orë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një rekurs të ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij për të shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak, kryetari i demokratëve reagoi nga ballkoni i shtëpisë, aty ku çdo natë mblidhen mbështetësit e tij. “Sot, Edi Rama në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën urdhëron mercenarët e tij të shkelmojnë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Të shkelmojnë Kushtetutën e vendit dhe të vendosin në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare”, u shpreh Berisha. Lideri i demokratëve komentoi gjithashtu edhe seancën e një dite më parë në…
Author: Hamdi Kumanova
Autoritetet në Dubai kanë vënë në provë barkën e parë elektrike në botë, e cila është një varkë tradicionale prej druri që është bërë duke përdorur teknologjinë e printimit 3D. Varka, e cila mund të barttë 20 pasagjerë, është prodhuar nga organizata globale detare Al Seer Marine nga Abu Dhabi në bashkëpunim me kompanitë Tasneef Maritime, Mitsubishi, Siemens dhe Torqeedo. Kjo varkë është projektuar për të ruajtur identitetin e saj tradicional, por në të njëjtën kohë mbështet strategjinë e printimit 3D të Dubait me synimin për të transformuar Emiratet e Bashkuara Arabe në një qendër kryesore për teknologjinë e printimit…
Qeveria e Japonisë po finalizon marrëveshjet për një hua prej 3.3 miliardë dollarësh për Ukrainën, që do të merret nga burimet dhe fondet e ngrira të Rusisë. Shuma korrespondon me 6% të paketës prej 50 miliardë dollarësh të premtuar së fundmi nga G7, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime diplomatike. Huaja do të jepet nga SHBA (20 miliardë), BE (gjithashtu 20 miliardë), Japonia, Britania dhe Kanadaja (10 miliardë në total). Vendimi do të miratohet në një takim të G7 në margjinat e samitit të G20 në Brazil më vonë këtë muaj, tha Kyodo. (BalkanWeb)
Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Europë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës. Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar. Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42. Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Europë…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një grup të gjuetarëve, nën dyshimet se janë të përfshirë në një vrasje gjatë pastrimit të pushkës së gjuetisë. “U arrestua 63 vjeçari T.T. nga Makednoski Brod, 39 vjeçari A.T. nga Makedonski Brod, 21 vjeçari D.D. nga Makedonski Brot dhe 29 vjeçari I.M. nga Kërçova, nën dyshimet se janë të përfshirë në një vepër penale, e dënueshme në bazë të nenit 123 nga Kodi Penal”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut. T.T. kishte raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij në Makedonski Brod, gjatë pastrimit të pushkës, e kishte goditur me një…
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës ka reaguar ndaj ministrit të shëndetësisë Arben Taravari pasi ligji është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase, shkruan Top24
Dibra vite me radhë ka qenë ndër qytet ku gjakdhuruesit kanë dhënë lëngun më të shtrenjtë – gjakun për të shpëtuar jetë njeriu. Gjatë viteve të kaluara në Dibër siç njoftojnë nga organizata komunale e Kryqit të Kuq është tejkaluar edhe plani vjetor për gjakdhurim i cili ka qenë 744 njësi gjaku. Mirëpo sivjet ky plan vjetor për gjakdhurim është zvogëluar dhe plani vjetor është caktuar 600 njësi gjaku. Andaj nga Kryqi i Kuq komunal thonë se nga shtatori do të ketë edhe ligjërata me gjimnazistët që do të sensibilizojnë moshën e re për gjakdhurim dhe domethënien shëndetësore të gjakdhuruesit.…
Me datë 15.07.2024, në SPB-Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A nga Poroj i Tetovës dhe F.S (30) nga Llërca e Tetovës. “Sipas raportit, në maj të vitit 2022 ishte dakorduar me A.A. për t’i bërë orenditë për shtëpinë e tij me vlerë 3500 euro dhe si kompensim i ka dhënë veturën e tij “Volkswagen Golf”, të cilin do t’ia kalojë në emrin e tij A.A pasi që ai do të punonte dhe dorëzonte mobiljet”. “Sipas raportit, deri në ditën e raportimit A.A. nuk i kishte punuar mobiliet dhe nuk…
MPB Maqedoni informon se dje në ora 12:50 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe rrugës “Brigada Ndërkombëtare” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Renault i drejtuar nga N.O.(30) nga fshati Pobozhje, Shkup dhe një motoçikletë e drejtuar nga S.F (39) nga Shkupi, të dy me targa regjistrimi Shkup. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Vetëm tre orë më vonë në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Bosna i Hercegovina”, në rrugën “Aleksandar…
I pyetur për sistematizimin e të punësuarve në ish Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, që udhëhiqej nga Artan Grubi, Bilall Kasami nga VLEN tha se në atë ministri ka pasur punësime fiktive, përcjell TV21. Kasami tha se në ministrinë e re, respektivisht në Ministrinë për Marrëdhënie midis Bashkësive, që tash udhëhiqet nga Ivan Stoillkoviç, nuk do të lejojnë që dikush të marrë rrogë dhe mos të shkojë në punë. “Ne e dimë që aty ka pasur manipulime. Ne e dimë që aty ka pasur punësime fiktive të cilët kanë marrë rroga dhe nuk kanë shkuar në punë.…
Andrei, një shtetas ukrainas 25-vjeçar nga një fshat në rajonin e Odesës, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, u arratis në Republikën e Moldavisë menjëherë pasi autoritetet ukrainase ndryshuan legjislacionin në prill dhe e ulën moshën e mobilizimit, nga 27 në 25 vjeç. I riu iu bashkua radhëve të burrave ukrainas të moshave 18 deri në 59 vjeç, të cilët kanë hyrë në Republikën e Moldavisë, duke e kaluar kufirin ilegalisht, pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga trupat ruse. Statistikat e ofruara për REL-in nga Policia Kufitare dhe Inspektorati i Përgjithshëm për…
16-vjeçari, i cili mbeti i plagosur nga një zyrtar policor që e kishte familjar, e ka përfunduar operacionin të cilit iu ishte nënshtruar.Lajmin e kanë konfirmuar nga Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). I mituri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në mjekimin intensiv pranë Klinikës së Pediatrisë në QKUK.Për rastin në fjalë i cili ka ndodhur sot në fshatin Dubravë të Istogut, Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar zyrtari policor është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë nën akuzën për “vrasje e mbetur në tentativë”. Poashtu është shtuar se deri në këtë fazë të…

