Drejtori i Qendrës për Menazhim me Kriza, Stojançe Angellov njofton për gjendjen me vatrat e zjarrit në vendin tonë. Sipas tij sot do të intervenohet nga ajri me të gjitha forcat për shuarjen e zjarrit në malin Serta. “Në shuarjen e zjarrit në malin Serta në pjesën e Negotinës afër fshatit Kalanjevë kanë marrë pjesë katër helikopterë, dy të ushtrisë tonë dhe një i policisë, të cilëve do t’u bashkohet edhe një helikopter malazez. Në territorin e Gjevgjelisë mbi fshatin Negorci po dërgojmë dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden po dërgojmë një helikopter të…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Evropian do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në luftim të zjarreve pyjore, ka thënë të martën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari. Ai ka thënë se katër helikopterë dhe tre aeroplanë për luftim të zjarreve janë dërguar në Maqedoninë e Veriut, e cila është në gjendje krize që 30 ditë. Ujvari ka thënë se dy helikopterë për luftim zjarresh do të dërgohen nga Republika Çeke për në Bullgari, njofton REL. Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi një ndalesë e plotë në lëvizjet në pyje, për shkak të rrezikut nga zjarret, të cilat kërcënojnë qindra hektarë tokë.…
Një nga një, rivalët e mundur të Donald Trump për nominimin republikan të vitit 2024 dolën në skenë për të kënduar lavdërimet e tij në konventën e partisë të martën mbrëma. Nga kutia e tij pak mbi dyshemenë e konventës, Trump buzëqeshi herë pas here teksa shikonte ish-kundërshtarët e tij Nikki Haley, Ron DeSantis dhe Vivek Ramaswamy duke shprehur mbështetjen e tyre të plotë për kandidaturën e tij. Nëse kishte dyshime se kjo ishte festa e Trump, programi i së martës i vuri ata të qetë. “Do të filloj duke e bërë krejtësisht të qartë një gjë: Donald Trump ka…
Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna thotë se ulja e numrit të popullsisë nuk shkon në interes të vendit. Rafuna thotë se OEK ka kërkuar nga Qeveria të ndërmerr masa për parandalimin e largimit të qytetarëve nga Kosova. “Rënia e numrit të popullsisë ka ndikim dhe impaktin e vet sidomos në uljen e konsumit në Kosovë. Dihet që çdo shtet merr masa për më rritë natalitetit dhe me shtuar popullsinë. Ulja e numrit të popullsisë nuk shkon në interes të vendit, ne kemi kërkuar nga Qeveria që të ndërmerr masa konkrete për ta rritë natalitetin e për të…
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për deklaratën e tij se nëse Vuçiq tenton të futet pa leje në Kosovë, do të arrestohet. Sveçla tha se kjo është deklaratë mëse normale e një shteti sovran. “Nuk mund të pretendojmë se nuk ka ndodhur Banjska, se s’ka ndodhur kidnapimi i policëve. Ne me vetëdije kemi vendosur që të kthejmë normalitetin në çdo cep të vendit, të vendosim ligjshmëri edhe në pjesë të tjera. Destruktiviteti i Serbisë duhet të luftohet jo vetëm nga ne, por edhe nga aleatët tanë. Ka pasë deklarata, ftesa qëndrime që Vuçiq duhet të vijë në Kosovë.…
Ferat Shala, kryetar i Komisionit për ekonomi thotë se është tejet shqetësuese raporti i ASK-së që tregon se numri i banorëve në Kosovë ka pësuar rënie. Shala konsideron se kjo ndikon në ekonominë e vendit, në fuqinë punëtore dhe në investime strategjike. “Numri i publikuar i banorëve nga ASK-ja, tregon një rënie jashtëzakonisht shqetësuese në shkallë të vendit dhe nga statistikat del që ne kemi probleme serioze me çështje të planifikimit strategjik, çështjet e ekonomisë së vendit por edhe për investime strategjike. Në këtë relacion, ne do duhej që urgjentisht këtë reflektim direkt me ekonomi, si fuqi punëtore, si resurse…
Qeveria ka diskutuar dje për rishikimin e Buxhetit, por më shumë detaje pritet të bëhen të ditura gjatë seancës së sotme. Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Buxheti është në gjendje alarmante dhe se ka mungesë të mjeteve, për çka organet hetimore do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme. Megjithatë mjete për rritjen e premtuar të pensioneve, siç tha ai, do të ketë. “Kanë bërë një Buxhet për gjashtë muaj sikur e dinin se nuk do të ketë më Qeveri, prandaj u përpoqën t’i lënë sa më shumë probleme Qeverisë së re që miliarda e miliarda denarë të…
Të martën, më 16 korrik 2024, Trupi Gjykues shqiptoi Aktgjykimin në çështjen gjyqësore kundër Pjetër Shalës. Ky është aktgjykimi i dytë i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara në çështje gjyqësore për krime lufte. Trupi Gjykues shpalli fajtor Pjetër Shalën për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim. Për arsye juridike, Trupi Gjykues shpalli të pafajshëm Shalën për krimin e trajtimit mizor. Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se trupi Gjykues konstatoi se Shala mban përgjegjësi penale për veprat penale përmes kontributit personal të tij si pjesëmarrës në një ndërmarrje kriminale…
Njëzet e pesë vjeçari nga Kriva Pallanka ka humbur jetën dje si pasojë e rënies nga oxhaku i një objekti të braktisur, njoftoi sot MPB. “Me datë 15.07.2024 në ora 11:54 në Stacionin Policor të Kriva Pallankës, nga ana e Urgjencës Mjekësore në Kriva Pallankë është raportuar se tek ta është sjellë i ndjeri R.M (25). Sipas dëshmitarëve okularë, rreth orës 11:30 R.M. është parë duke qëndruar në oxhakun e një objekti të braktisur në rrugën “Edinstvo”, nga ku ka rënë dhe pas tij ka rënë edhe konstruksioni i betonit i oxhakut, pas së cilës menjëherë kanë thirrur ndihmën e…
Sot me fillim në ora 09:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë. Në këtë mbledhje do të raportojë drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti. Raportimi i tij vjen pas shqetësimeve të ngritura nga drejtuesit e institucioneve për situatën e sigurisë. Detaje tjera nuk u japen.
Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifornia në Teksas selitë e dy kompanive, SpaceX dhe X, duke përmendur një ligj të ri në Kaliforni për identitetin gjinor si “shtysën e fundit” për marrjen e vendimit Miliarderi, i cili javën e kaluar shprehu mbështetjen për republikanin Donald Trump për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, po vendos në Teksas pothuajse të gjitha selitë e kompanive të tij, përfshirë kompaninë Tesla në vitin 2021. Njeriu më i pasur në botë, zoti Musk e ndryshoi rezidencën e tij në vitin 2021 nga Kalifornia për në Teksas, shtet i…
Kanë kaluar 10 ditë, që kur Faton Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës. Me ikjen e fundit, u bë hera e 9 që ai ikën kështu lirshëm nga organet e rendit. Pas dalje aktiv u pa shumë herë në rrjetin social “Tik-Tok”. Nga aty ai po lëshon deklarata nga më skandalozet, e përmes të cilave po hidhen dyshimet se sistemi i drejtësisë në Kosovë, është i dështuar. E tillë është deklarata se ai nuk ka mbajtë burg kurrë pa telefon, madje madje që të njëjtin ua ka huazuar edhe “dostave” në burg.

