Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot mbajti fjalën hyrëse në sesionin e tretë të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, ministri Andonovski theksoi rëndësinë e transformimit digjital si prioritet kyç për Bashkimin Evropian, i cili dekadën e tretë të mijëvjeçarit të tretë e shpalli si dekadë të arritjes së nivelit të lartë të transformimit digjital. Ai nënvizoi se përmes transformimit digjital kemi mundësinë të përmirësojmë transparencën dhe efikasitetin e financave publike, duke krijuar një infrastrukturë kohezive digjitale që do të mundësojë menaxhim më efikas të burimeve publike dhe rritje të…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka komentuar paralajmërimet se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka angazhuar një ekip ndërkombëtar, i cili është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të ardhmen dhe shkeljen e frymës së Marrëveshjes së Ohrit. Në një prononcim për gazetën LAJM, këto paralajmërime të BDI-së, Fetai i quajti manovra për marketing politik. Ai kujtoi se në të kalurën Ahmeti kishte paralajmëruar se do të angazhonte edhe ekipe të CIA-s dhe FBI-së për zbardhjen e rasteve të montuara. “Ne jemi mësuar me lojëra të tilla, deklarata…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se më datë 16.07.2024, rreth orës 22:00, nga ana e punonjësve policorë të stacionit të mbikëqyrjes kufitare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare në Veri, janë ndaluar personat E.B (29) dhe E.I (25). Siç njoftojnë nga MPB, ata janë gjetur me një person tjetër gjatë kryerjes së veprës “vjedhje e rëndë” në një objekt të një ferme të dikurshme në fshatin Reçicë të Kumanovës, ku kanë çmontuar dy motorë të mëdhenj. “Personave u janë marrë mjetet me të cilat kanë kryer veprën penale, ndërsa ekipi i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit. Pas zbardhjes dhe dokumentimit…

Lexo më Shumë

“Dhoma 161 është e vërtetë, kemi informacione të sigurta”. Kështu thа në Daily Click në TV21, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cili thotë se është më se besueshme se BDI kishte futur në lojë edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit, vetëm që të mos mbetet në opozitë. Gashi thotë se kjo ka ndodhur në dhomën 161, në Kuvend, dhe për këtë ka informacione të sigurta. “Në bazë të informacioneve që i kemi pasur, të sigurta, ne e dimë se ashtu ka qenë”, tha Gashi.

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar emrat e zëvendësministrave të rinj dhe i ka dorëzuar propozimet në Kuvend, ku duhet të votohen në seancë parlamentare. Shtatë prej tyre janë nga koalicioni shqiptar VLEN. Elfet Ismaili është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, kurse në Ministrinë e Punëve të Brendshme propozohet Astrit Iseini, transmeton Portalb.mk. Në Ministrinë e Bujqësisë Flakron Bexheti. Ai është profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës propozohet Lulzim Aliu. Kaltrina Zekolli Shaqiri do të jetë zëvendësministre në Ministrinë e Transportit, ndërsa në Ministrinë e Sportit propozohet Safije…

Lexo më Shumë

Qeveria njofton se në një seancë të mbajtur dje ka marrë vendim për anulimin e konkluzionit të qeverisë së mëparshme teknike, e cila shkakton implikime fiskale për realizimin e Projektit për ndërtimin e autostradës Korridori 8, Seksioni 2: Gostivar – Bukojçan në vlerë prej 252.699.474 euro shtesë, të cilat nuk janë të planifikuara dhe të parashikuara në Buxhet dhe as ekonomikisht të qëndrueshme. Siç thonë nga Qeveria, për këtë konkluzion do të njoftohet edhe Prokuroria Themelore Publike. “Ky konkluzion u miratua më 13 qershor të këtij viti, më shumë se një muaj pas zgjedhjeve dhe disa ditë para miratimit të…

Lexo më Shumë

Të gjitha procedurat stomatologjike, ortodoncia dhe kirurgjia orale janë pjesë e shërbimeve në departamentin e ri stomatologjik të Klinikës Zhan Mitrev. Qendra e re stomatologjike do të funksionojë sipas standardeve më moderne, ku me teknologjinë moderne 3D do të mund të përcaktohet saktësisht se çfarë i nevojitet pacientit. “Bëhet fjalë për teknologjinë më të fundit që mundëson për çdo pacient të përpunohet dhe ofrohet shërbimi i nevojshëm i personalizuar. Si pjesë përbërëse e këtij shërbimi është edhe ofrimi i anestezisë që tashmë aplikohet në mbarë botën, ku pacienti nuk do të ndjejë aspak dhimbje gjatë kryerjes së procedurës. Me ndihmën…

Lexo më Shumë

Toka ndodhet në PK.nr.1879/143 KK Misleshevë (Strugë), e regjistruar në Listën pronësore 100030 KK Misleshevë me sipërfaqe të përgjithshme prej 2570 m 2 , pronë e “Makpetrol” SH.A. Shkup. Shitja e truallit bëhet me shpallje publike, duke mbledhur oferta me shkrim. Ofertat dorëzohen në adresën e mëposhtme: „МАKPETROL“ SH.A.-Shkup rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr.4 – Shkup Oferta dorëzohet në një kopje origjinale e cila duhet të jetë e vërtetuar dhe e nënshkruar nga personi përgjegjës i ofertuesit. “Makpetrol” SH.A. Shkup nuk ka obligim të lidhë kontratë me ofertuesin më të favorshëm. Informacione shtesë mund të merrni në nr. 02/3146-500;…

Lexo më Shumë

Ministri, Aleksandar Nikollovski ka njoftuar se para pak minutash ka mbaruar seanca qeveritare, transmeton TV21. Në kuadër të kësaj seance, që sipas tij ka zgjatur më shumë se 12 orë, është miratuar ribalanci i buxhetit, i cili duhet të marrë dritë jeshile edhe nga Kuvendi. Ai njofton se me këtë ribalanc sigurohen: 100 milionë euro për komunat për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore rritje të pensioneve për 2500 denarë menjëherë dhe 2500 denarë gjatë vitit të ardhshëm rriten investimet kapitale.

Lexo më Shumë

LSDM në një kumtesë për media thotë se kaos total po ndodh me transportin publik në Shkup. Nga LSDM thonë se ka vite që VMRO-DPMNE nuk ka blerë autobusë të rinj, vetëm për hir të interesave të ngushta partiake. “Pasi dështuan marrëveshjet e tyre me Arsovskën, VMRO-DPMNE po i keqtrajton shkupjanët. Në Këshillin e Qytetit të Shkupit janë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së që po e bllokojnë punën e qytetit, po i bllokojnë projektet që i kanë premtuar së bashku me Arsovskën, siç është blerja e autobusëve të rinj”. “Pas fatkeqësisë që i ndodhi Shkupit me Koce Trajanovskin, Shkupi 2014 dhe blerjes…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjyqtarët Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva, sot realizuan takim pune me ambasadorin e BE-së në vend, David Geer dhe bashkëpunëtorët e tij. Siç njoftojnë nga gjykata në fjalë, ambasadori theksoi se e njeh rolin e Gjykatës Kushtetuese si vendimtar në sigurimin e ekuilibrit të tre pushteteve në rendin kushtetues dhe në garantimin e shtetit të së drejtës. “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski, e informoi ambasadorin Geer se në shtator dhe tetor në rendin e ditës para Gjykatës do të jenë të gjitha lëndët që janë me interes më të gjerë publik.…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë ka marrë disa vendime për emërimin e disa drejtorëve të institucioneve, një pjesë do të jetë ushtrues detyre. Fejsall Beadini, u.d. drejtor i Byrosë së Vlerësimit, autoritet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Sedat Rushani emërohet në u.d.drejtor i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale. Shaban Allajbegu emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoriatit Shtetëror Arsimor. Haqim Ramadani emërohet u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale. Zuhejr Rexhepi emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit dhe Urbanizmit. Mesud…

Lexo më Shumë