Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka treguar detaje për gjuajtjen me armë në Çair të Shkupit. Thonë se në SPQ “Naumi i Ohrit” është dërguar i plagosur një 31-vjeçar me iniciale D.B. “Mbrëmë në ora 21:50, në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi i Ohrit” është dërguar D.B.(31) nga Shkupi, i cili është lënduar me armë zjarri në territorin e Çairit në Shkup. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB, transmeton TV21.
Author: Hamdi Kumanova
Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale R1103 Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishtë, është ndërprerë komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata. Intensiteti komunikacionit jashtë zonave urbane është rritur. “Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM./Telegrafi/
Agjencia e Sigurisë Kombëtare në Mal të Zi është e mbushur plot me agjentë rusë dhe serbë. Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë i Fondacionit Jamestown nga Uashingtoni ka paralajmëruar prej vitesh për ndikimin malinj rus në rajon. Duket evidente se agjentët dhe bashkëpunëtorët serbë dhe rusë po depërtojnë gjithnjë e më shumë në shërbimet e sigurisë malazeze. E gjithë kjo kontribuon në largimin në rritje të Malit të Zi nga NATO. Kjo do ta bëjë vendin edhe më shumë i ndjeshëm ndaj aspiratave qeverisëse të Serbisë – thotë ai në një intervistë për Pobjeda, analistin amerikan dhe ekspertin ballkanik Bugajski.…
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. Sipas saj, policia është në kërkim të sulmuesit. Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë…
Disa akse rrugore do të bllokohen ditën e sotme në orën 11:00. Kjo për shkak të protestës që do të mbahet para Bashkisë së Tiranës nga opozita. Në kuadër të këtyre masave, policia bën me dije se sot prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Qytetarët apelohen që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, nga rreth 8 miliardë euro në rreth 4 miliardë euro, sipas një projektbuxheti të miratuar nga qeveria. Ministri i Financave, Christian Lindner, tha se financimi i Ukrainës ishte “i sigurt për të ardhmen e parashikueshme” për shkak të një skeme të grupit G7 të vendeve të pasura për të mbledhur 50 miliardë dollarë nga interesat mbi asetet e ngrira ruse. Gjermania është donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas SHBA-së. Në vitin 2024, buxheti i Berlinit për Kievin është vendosur në rreth 7.5 miliardë euro.…
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se për momentin shtetasi kosovar Blerim Ramadani është në ndalim në Maqedoninë e Veriut me flet-arrest nga ana e Serbisë për krime të pretenduara të kryera gjatë luftës në vitin 1999. Ai gjithashtu ka siguruar se ka një garanci të fortë që Ramadani nuk do t’i dorëzohet Serbisë. “Jemi duke u marrë me rastin, e kemi rastin shumë të fortë që kjo nuk do të ndodhë. Jemi në komunikim me qeverinë e re këtu por edhe me organet e drejtësisë,” u shpreh Qehaja për RTV Dukagjini. Ministria e Punëve…
Lauren Powell Jobs, e veja e themeluesit të Apple, Steve Jobs dhe presidente e Emerson Collective ka blerë shtëpinë më të shtrenjtë në historinë e San Franciskos. Powell Jobs shpenzoi 70 milionë dollarë në një rezidencë me pamje panoramike të urës Golden Gate. Ajo e bleu pronën në Pacific Heights, që gjendet mes shtëpive në pronësi të miliarderit të Oracle, Larry Ellison dhe dizajnerit të Apple, Jonathan Ive. Pronarët e kësaj shtëpie ishin Sloan Lindemann Barnett, vajza e një miliarderi dhe Roger Barnett, i cili drejton një prodhues të suplementeve shëndetësore. Ata fillimisht deshën t’ia shisnin për më shumë se…
Dukuria e shtetasve të Nepalit të punësohen në Maqedoninë e Veriut, duket se po bëhet gjithnjë dhe më prezente. Edhe pse disa prej tyre zënë vend të mirë në kompanitë e vendit, sërish zgjedhin të ikin. Dy raste janë paraqitur vetëm dje në Polici, ku dy pronarë të kompanive të vendit kanë denoncuar se të punësuarit e tyre nga Nepali nuk janë paraqitur në punë dhe se kanë lëshuar vendbanimin, duke mos i paralajmëruar dhe pa ua kumtuar motivet. Rasti i parë është paraqitur në Stacionin policor në Shën Nikollë, nga V.M.(34) nga Shën Nikolla, pronar i një kompanie private.…
Presidenti amerikan, Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe po vuan simptoma të lehta, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Karine Jean-Pierre, sekretarja e tij e shtypit, tha se presidenti amerikan ishte vaksinuar dhe përforcuar, raporton BBC. Ai ka rezultuar pozitiv për Covid dy herë më parë, transmeton gazeta online Reporteri.net. Biden, 81 vjeç, u pa të mërkurën duke vizituar mbështetësit në Las Vegas dhe duke folur në një ngjarje. Ai anuloi një fjalim të fushatës më vonë gjatë natës. Kjo vjen në një moment kur ai po përballet me presion në rritje për t’u larguar për shkak të moshës së…
Me pretendimin se është Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu i Smrekonicës që prej 6 korrikut, është lajmëruar përmes telefonit në emisionin “Debat Plus”. Ai ka mohuar akuzat duke thënë se nuk është kriminel derisa ka kërkuar garanci nga shteti që nuk do të maltretohet nëse kthehet në Kosovë. “Për deklarata që më kanë quajtur kriminel, nuk jam, as nuk kam qenë kriminel i popullit tim. Unë e kam vrarë rusin, por jo shqiptar. Për çështjen e Drenasit, atë punë vetëm ma kanë ngjitur mua; atë krejt tjetër kush e ka bërë dhe ata e dinë mirë kush e ka…
Prokurorët amerikanë apeluan zyrtarisht të mërkurën vendimin e një gjykatësje federale për të pushuar çështjen penale të ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, që akuzonte ish Presidentin Donald Trump për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete pas përfundimit të mandatit të tij. Zyra e prokurorit Smith tha se do t’i kërkonte Gjykatës së 11-të të Apelit në Atlanta që të rikthente çështjen dhe të anulonte vendimin e gjykatëses së qarkut në Florida, Aileen Cannon, e cila e pushoi çështjen të hënën bazuar në shpjegimin se prokurori Smith ishte emëruar në mënyrë të paligjshme nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.…

