I ftuar në Daily Click në TV21 është Fatmir Bytyqi nga LSDM nga ku foli nëse do të mbetet pjesë e LSDM-së ose do të ketë një rrugë tjetër që do të ndjekë, përcjell TV21. Bytyqi tha se pjesë e politikës është bërë për shkak të bindjeve ideologjike dhe siç thotë, nëse do të kishte ndonjë lëvizje që që jeton më mirë ideologjia social demokrate do ta mendonte por siç tha, Fatmir Bytyqi mbetet në LSDM. “Unë në politikë kam hy për shkak te bindjeve ideologjike dhe vlerave që i takojnë LSDM-së. Po qe së në skenën politike do të…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryeministri zyrtar i Bullgarisë, Dimitar Gllavçev, kanë thënë se pardje kanë biseduar për zjarret në zonën kufitare mes dy vendeve. Sipas Mickoskit, koordinimi rreth aktiviteteve për shuarjen e zjarrit nuk duhet të jetë i pazakontë, duke pasur parasysh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të relaksuara, të koordinuara, të dyja vendet janë partnerë në NATO, por siç tha ai, “ne kemi pikëpamje të ndryshme për disa gjëra”. Për sa i përket pyetjes se çfarë i pengon RMV-së për integrim, ai thotë se nuk ka kushte për hapjen e bisedimeve me qeverinë aktuale bullgare sepse ajo vetëm…
Ish deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Artina Qazimi përmes një postimi ka reaguar ndaj arestimit të ish ushtarëve të UÇK-së nga ana e policisë së Maqedonisë së Veriut duke e quajtur këtë si një provokim të rëndë kthim i shtetit pas nën kthetrat e Serbisë shkruan Top24 Arrestimi i ish pjestarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga policia e Maqedonisë së Veriut është skandaloz, provokim i rëndë dhe rikthim i shtetit nën urdhërat e Sërbisë. Maqedonia e Veriut shumë kohë më parë ka një vendim që Sërbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën në atë periudhë, për vite ish ushtarët hyjnë…
Temperaturat e larta dhe nxehtësia që ndjejmë si pasojë e ndryshimeve klimatike nuk do të ulen. Dimrat në Maqedoni dhe në vendet përreth do të jenë më të ngrohtë dhe rrallë do të bjerë borë, ndërsa valët e të nxehtit do të zgjasin më shumë me temperatura gati 50 gradë Celsius, raporton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk. Këto janë parashikimet e shkencëtarëve me ndikim që merren me ndryshimet klimatike. Njëri prej tyre, Matthew Fitzpatrick, profesor në Qendrën për Studime Mjedisore në Universitetin e Maryland, SHBA, krijoi një hartë interaktive duke përdorur të dhënat nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPPC). Ai…
MPB njofton se me datë 17.07.2024 në ora 19:00 në fshatin Vasilevë, Strumicë, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës, ka ndaluar T.M. “Më pas me urdhër të gjykatës është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tij në fshatin Vasilevë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një kavanoz dhe disa pako me marijuanë, disa pako amfetaminë dhe një peshore digjitale. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër T.M. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.
Kuvendi e ka caktuar seancën për zëvendësministra në Qeveri për më 23 korrik, me çka tërësisht do të kompletohej ekipi qeveritar. Siç theksohet në ueb-faqen e Kuvendit, seanca është caktuar për në ora 11, me rend dite prej tre pikave. Përveç pikën për emërimin e zëvendësministrave, në rend dite është edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore – leximi i parë, me të cilat hiqen drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore dhe spitale dhe verifikimi i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Elfete Ismaili propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes. Ismaili…
Qendra për menaxhim me kriza (QMK) këtë mëngjes ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka pasur 24 zjarre në ambient të hapur, si dhe se 13 prej tyre janë ende aktive, ndërsa shuhen edhe nga toka edhe nga ajri me të gjitha fluturaket që janë për momentin në dispozicion dhe nga vendet tjera Nga atje theksuan se është aktiv zjarri në fshatin Kalanjovë të Negotinës, ku digjet pyll me bimësi të ulët dhe shkurre. Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, siç informojnë nga QMK-ja sot në ora 12:00 do t’i vizitojë pjesëtarët e Armatës që marrin pjesë në…
Deri më sot, duke pasur parasysh se ka skaduar afati për raportimin e pasurisë së deputetëve aktualë, vetëm 5 për qind e deputetëve, përkatësisht gjashtë deputetë nuk kanë dorëzuar fare deklaratë të gjendjes pronësore dhe interesave, pas zgjedhjes në funksionin e deputetit, ndërsa 7,5 për qind e deputetëve, përkatësisht nëntë deputetë, kanë ende afatin 30-ditor në të cilin duhet të përmbushin këtë detyrim ligjor, deklaroi sonte kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska. “Më duhet të them se një numër kaq i madh, pra interesimi dhe respektimi i tillë i detyrimit ligjor të zyrtarëve për të…
LSDM sot ka reaguar në lidhje me plagosjen e një 31-vjeçarit mbrëmë më Çair të Shkupit. Nga atje thonë se të shtënat dhe përleshjet kriminale vazhdojnë të ndodhin dhe situata e sigurisë po bëhet jashtëzakonisht e keqe. “Siguria e qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm. Në ngjarjen e fundit të përgjakshme mbrëmë në Çair ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar. Paaftësia e VMRO-së inkurajon kriminelët dhe e kthen Maqedoninë në Perëndim të egër. Nuk ka zgjidhje për krimet më të rënda pasi Toshkovski dhe VMRO janë në krye të MPB-së, pesë vrasje mbeten të pazbardhura dhe kjo…
Një grua ka lajmëruar policinë në Fushë Kosovë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Siç bën me dije policia, viktima është dërguar në strehimore. “Fushë Kosovë / 17.07.2024 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor”, thuhet në raport.
Është formuar Shtabi rajonal i krizës për zjarret në vend me seli në Kavadar. Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, do të koordinohet me shtabin e krizës. Ky është vendimi që është marrë mbrëmë në mbledhjen koordinuese për zjarret, e mbajtur në Negotinë. Për seancën informoi kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski. Siç thotë ai, morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, drejtori i QKM-së Stojançe Angellov, komandantët e Njësisë së Zjarrfikësve dhe kryetarët e komunave që janë përfshirë nga zjarret.
Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç, janë lënë të lirë nga Gjykata e Halkidës, pasi u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre autik, i cili ndërroi jetë. Në seancën e zhvilluar, Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë detyrim paraqitje një herë në muaj. Çifti u mbrojt nga avokatja Vasilea Oikonomou. Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim. Sipas burimeve temperatura ka…

