Author: Hamdi Kumanova

MPB njofton se me datë 17/18.07.2024, në periudhën nga ora 23:30 deri në ora 05:00, nga punonjësit policorë të SPB-Tetovës kanë kryer aksion kontrollues në një Bar nate në Sedllarc të Epërme të Tetovës, i cili është menaxher nga personi A.I.(27) Sedllarca e Epërme. Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 32 shtetase të huaja të moshës nga 20 deri në 40 vjeç nga Rusia, Moldavia, Ukraina, Kosova, Shqipëria, Sërbia, Sllovenia dhe Kazakistani, të cilat kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre, përkatësisht kanë qëndruar në RMV në kundërshtim me qëllimin. Ata janë arrestuar dhe janë mbajtur në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Në kulmin e sezonit veror është rritur intensiteti i qarkullimit në vendkalimin kufitar Tabanoc. Sot janë në funksion të gjitha korsitë dhe koha e pritjes është rreth 15 minuta. Turistët të cilët udhëtojnë tregojnë se për momentin nuk presin shumë. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen e sotme të VK Tabanoc, drejtori i Doganës, Boban Nikollovski tha se problemet duhet shpejtë të tejkalohen për të siguruar qarkullim të qetë të udhëtarëve. Dje, shtoi ai, ishin të gatshëm të ndërhynin nëse zjarri nga pala greke do të kalonte në Bogorodicë “Rënia e sistemit elektrik sa herë që…

Lexo më Shumë

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri theksoi se me ribalancin e buxhetit, VLEN siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare. Sipas saj,Koalicioni VLEN, me ribalancin e buxhetit në kuadër të përcaktimeve të Qeverisë, ka caktuar një program financiar prej 6 miliardë denarë, një pjesë e konsiderueshme e të cilit do të investohet vetëm në komunat shqiptare. “Nga kjo shumë totale prej 6 miliardë denarë, 1/3 ose 30 milionë euro do të ndahen për komunat me shumicë shqiptare deri në fund të vitit 2024. Ky investim është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës…

Lexo më Shumë

Më datë 18.07.2024, në ora 00.20, në Bërvenicë të Tetovës, punonjësit policorë të SPB-Tetovës, kanë privuar nga liria personin Gj.B.(55) nga Bërvenica, i cili ishte raportuar nga personi A.S.(43) nga i njëjti fshat se një ditë më parë rreth orës 22.30 në oborrin e shkollës, ka kërcënuar me një send druri dhe të mprehtë tre të mitur dhe ka tentuar t’i sulmojë. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë

Një tjetër arrestim i ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Këtë herë në Maqedoni të Veriut është ndaluar Blerim Ramadani. E me të bashkë ishte bashkëshortja e tij Valbona e cila ka folur për Dukagjinin. “Arrestimi ka ndodhur dje, rreth orës 13:20, na ndaluan në kufi për kontrollë të dokumentave,” ka thënë Ramadani. Bashkëshortja e tij ka thënë se Blerimi është arrestuar për shkak se ishte në UÇK. “I kanë thënë që ndalesa është për shkak të pjesëmarrjes në UÇK, kam folur me ta, mirë ka qenë sjellja e tyre ndaj tij dhe ndaj…

Lexo më Shumë

Ish zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në “Daily Click” në TV21 tha se qeveria e re po manipulon me rritjen lineare të pensioneve. Bytyqi thotë se pensionistët gjithsesi se do të kishin rritje sipas metodologjisë së harmonizimit, dhe se sipas tij, diferenca tani është 1000 denarë. “Rritje në shtator patjetër se do të kishte, sepse do të kishim harmonizim të pensioneve, ja po e them publikisht një pjesë e kategorisë së pensionistëve do të marrin realisht, ndoshta në konton e tyre 2500 denarë, por diferenca mes asaj që do e merrnin gjithsesi, dhe asaj që sot e marrin, është…

Lexo më Shumë

Italia mbetet partneri ynë dhe mbështetës i fuqishëm në procesin e integrimeve evropiane, kanë konstatuar në takimin e punës ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe ambasadori i Italisë në vend Andrea Silvestri, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë Në takim ambasadori Silvestri i uroi ministrit të Drejtësisë Filkov punë të suksesshme në kryerjen e funksionit, me ç’rast është biseduar për avancimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave. “Veçanërisht i rëndësishëm është bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Agjencisë Italiane Kundër Korrupsionit dhe KSHPK-së, si dhe mbështetja në fushën e së drejtës”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov njofton se helikopteri i madh serb me pesë tonë ujë ka fluturuar në drejtim të zjarrit në Radovish, pas çka është vënë nën kontroll të plotë. Në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Jabolçishi i Epërm dhe i Poshtëm, po vepron një helikopter i policisë malazeze dhe vendas. Në territorin e komunës së Rosomanit, afër fshatit Sirkovë, vepron një helikopter policor dhe tre “air-tractor” të DMSH-së. “Atyre duhet t’u bashkohet edhe “kanadari” kroat, i cili ka shfaqur disa dobësi, të cilat në çdo moment duhet të largohen”, tha Angellov. Ai gjithashtu informoi…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Evropian Sadulla Duraku, u pyet edhe për ndalimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. Duraku tha se jemi dëshmitarë që edhe kjo qeveri po bëhet mashë e Serbisë, raporton SHENJA. “Ende në Ballkanin e trazuar dhe në regjion nuk kemi një pajtesë mes popullatave dhe dikush që donë të bëj trazira dhe të bëjë katrahura në mesin e Ballkanit të trazuar. Jeni dëshmitar që edhe kjo qeveri ë është tani, që fatkeqësisht e luan lojën e të tjerëve dhe bëhen mashë e të tjerëve dhe mashë e Serbisë. Me keqardhje i zbatojnë disa gjëra që kanë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me fletarrest të Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Drejtësisë është në komunikim me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës. “Ministria e Drejtësisë dhe autoritet tona janë në komunikim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut me sektorët përkatës në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim aje që të mos ketë…

Lexo më Shumë