Një zjarr që shpërtheu në një qendër tregtare në Kinën jugperëndimore të mërkurën vrau të paktën 16 persona, sipas raportimeve nga agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua. Rreth 30 persona u shpëtuan. Zjarri shpërtheu, shkaku i të cilit nuk dihet, në Qigong, një qytet me rreth 2.5 milionë banorë në provincën Sichuan, në një distancë prej 1600 kilometrash nga Pekini. Operacionet e kërkim- shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit përfunduan rreth orës 3 të së enjtes, njoftoi New China, duke cituar zyrtarë nga shërbimet lokale të urgjencës. Zjarret dhe aksidentet e tjera fatale janë të zakonshme në Kinë, kryesisht për shkak të…
Author: Hamdi Kumanova
Jo rrallëherë ka pasur incidente në gjykatat e vendit, qoftë para ose pas seancave apo edhe gjatë zhvillimit të tyre. Palët që marrin pjesë në seanca shpesh përfshihen në konflikte verbale mes vete, por ka raste kur kërcënojnë prokurorët e gjyqtarët. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjykatën Themelore në Prizren. Media mëson se gjatë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj një të akuzuari, ky i fundit është futur sërish në telashe. Bazuar në informacionet e para, burimet thonë se i akuzuari Gëzim Krasniqi, rreth 34-vjeçar, e ka kërcënuar gjyqtarin, i mllefosur për vendimin e marrë nga Gjykata.…
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov tha në Forumin e Sigurisë në Aspen të mërkurën se 500 mijë trupa ruse po rrethojnë Ukrainën dhe Rusia po shqyrton mundësinë e dislokimit të 200 mijë deri në 300 mijë trupa të tjera në muajt e ardhshëm. Ai tha në takimin vjetor në Aspen të Kolorados se 550 mijë rusë janë vrarë ose plagosur deri më tani në luftën 2-vjeçare dhe se Rusia po mbështetet shumë tek mercenarët, përfshirë ata nga Afrika. Në lidhje me përpjekjen e Ukrainës për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera për të hequr kufizimet mbi…
Një 40-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit. Policia njofton se ky person ka krijuar llogari false në rrjetet sociale, për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij duke postuar foto të saj. Njoftimi: Krijoi llogari false në rrjetet sociale, për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij, identifikohet dhe arrestohet 40-vjeçari. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, pas kallëzimit nga një shtetase, se në rrjete sociale krijoheshin llogari të ndyshme me emrin dhe me fotot e saj, menjëherë…
Qeveria ka obliguar Ministrinë e Financave të bëjë interpretim autentik të nenit 7 në Ligjin e Lojërave të fatit, shkruan Alsat. Dispozita i referohet vendimit të Qeverisë i marrë në qershor të vitit kaluar kur u licencuan tre shoqata të reja tregtare të cilat do të kishin të drejtën e organizimit të lojërave të fatit dhe lojërave online, veprim ky që sipas Qeverisë bie ndesh me nenin 7 të Ligjit për Lojërat e Fatit, dispozitat që rregullojnë organizimin dhe kontrollin e lojërave të fatit nga ana e Lotarisë Shtetërore. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçovska kërkoi hapësirë që interpretimi të bëhet…
Institucionet janë të obliguara të dorëzojnë analizë funksionale në bazë të së cilës do të vlerësohet gjendja dhe në të njëjtën kohë do të vendoset se çfarë do të bëhet me pagën minimale, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. Duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria ka gjetur mjete për rritjen e pagës minimale, ministrja ka theksuar se sigurisht që është dashur të ketë korrigjim të pagës së administratës dhe kjo është e paraparë në Buxhet. Dimitrieska Koçoska nuk tha se kur mund të presim takim me sindikatat që duan të thirren në Qeveri në 100…
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha edhe pse kanë kaluar një muaj që kur është emëruar Qeveria e re, që Bekteshi e quan jolegjitime, tha se nuk janë nënshkruar mbi 7000 inverter-klima dhe mbi 3500 vauçerë për turizëm. Bekteshi tha se sezona kalon ndërkohë që qytetarët presin. “Kaluan pothujse një muaj nga Qeveria jolegjitime… Ende, mbi 7000 inverter-klima nuk janë nënshkru për qytetarët, si dhe mbi 3500 vauçerë për turizëm!!! Sezona kalon, qytetarët ende presin”, shkruan Bekteshi.
RIBALANCI I BUXHETIT Gjithsej 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve janë paraparë me ribalancimin e Buxhetit, njoftoi sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. Sipas, Koçoskës gjendja e përgjithshme në buxhet i ka tejkaluar pritjet e Qeverisë. Në një konferencë për shtyp në Qeveri ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska njoftoi se me ribalancin e buxhetit janë paraparë gjithsej 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve. Një pjesë të institucioneve, siç tha Dimitrieska Koçoska, ka pasur paga të parashikueshme vetëm deri në qershor. “Me rishpërndarjen janë siguruar…
Kryeministri Hristian Mickoski thotë se gjendja me Buxhetin është alarmante dhe se mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme. Para për rritjen e premtuar të pensioneve, thotë se do të ketë. Në ditarin qendror në televizionin “Sitel”, Mickoski tha se për “Pyjet Kombëtare” ku të punësuarit nuk kanë marrë pagë katër muaj, nevojiten prej 250 deri 300 milionë denarë, për “Ujësjellësin” prej 60 deri 100 milionë denarë, ndërsa mungojnë edhe tre miliardë e 700 mijë denarë për bujqit. “Kanë bërë Buxhet për gjashtë muaj sikur e dinin se nuk do të…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tha se kanë konstatuar që balancuesi nuk ka dhënë efektin që e kanë pritur dhe shtoi se kur një mjet nuk funksionin për ta arritur qëllimin, atëherë duhet ndërruar mjetin, përcjell TV21. Gashi tha se janë dakorduar që balancuesin ta ngritin një nivel më lartë, që të sjellin një ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat.
Zjarri në anën greke të pikës kufitare Bogorodicë ka shkaktuar radhë të gjata të makinave në këtë vendkalim. Kolona e makinave sipas dëshmitarëve gjatë ditës ishte deri në Gjevgjeli, ndërsa shumica u orientuan drejt pikës kufitare Dojran. Zjarri shpërtheu vetëm disa metra nga kalimi kufitar Bogorodicë gjë që shkaktoi bllokadë të tërësishme të lëvizjes, ndërsa u evakuuan të punësuarit. Në terren të parët mbërritën zjarrfikësit nga Gjevgjelia me qëllim të ndërhyrjes për të mos lejuar përhapjen e flakëve në kufirin tonë, ndërsa në pjesën greke në terren kishte 22 zjarrfikës me 10 automjete. Nga MPB-ja e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni…
205 vendbanime në Maqedoninë e Veriut nuk kanë aspak popullatë, ndërsa 215 vendbanime kanë më pak se 10 banorë. Këto të dhëna i shpalosi Drejtori i Entit Shtetëror të Revizionit, gjatë një takimi të përbashkët me entet e revizionit të Shqipërisë dhe Kosovës. Maksim Acevski, nënvizoi se migrimi masiv shkakton pozicion të papërshtatshëm për rolin e gruas rurale në tregun e punës, përcjell Gazeta Express nga Alsat.mk. “Kjo tregon se popullata nga mjediset rurale në mënyrë masive po migron dhe shkakton rol dhe pozicion të papërshtatshëm të gruas rurale. Nuk do të duhej të lejonim që me këto aktivitete ta…

