Në seancën e djeshme të Qeverisë janë emëruar 10 drejtorë të rinj nga Koalicioni VLEN. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ndërsa i njëjti është emëruar edhe koordinator për organizimin e ngjarjeve për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Postimi plotë i zv.kryeministrit të parë Izet Mexhiti: “Zhvillime të rëndësishme nga SEANCA E DJESHME E QEVERISË Në seancën e djeshme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u morën vendime qenësore për zhvillimin e mëtejshëm të politikave të VLEN. Në këtë seancë: Janë emëruar 10 drejtorë të rinj nga Koalicioni VLEN; individë të përkushtuar të cilët…
Author: Hamdi Kumanova
Një Shqiptar ka rënë në pranagt e policisë italiane. Siç raportohet gjatë kontrollit të territorit nga policia lokale, një burrë është ndaluar në një kamion të një kompanie me qira, i cili në kontrollin e parë tha se ishte shtetas rumun, duke treguar në celularin e tij një fotografi të një leje drejtimi dhe kartë identiteti, të cilat më pas u konstatuan se ishin false. Megjithatë, ai nuk i tregoi dokumentet në letër, duke raportuar se i kishte harruar në shtëpi, por falë përvojës së policisë dhe njohjes së çështjes së zyrtarëve të Korpusit të Policisë Ndërkomunale lokale të Riccione…
Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në ishullin Kos të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës “Porphyriou” e cila është e mbushur plot me biznese dhe restorante turistike, ku dy shqiptarë janë konfliktuar “pretenduar” të njëjtët klientë. Menaxheri i një restoranti ka tentuar të “bindë” turistët kalimtarë të vizitojnë lokalin ku ai punonte, gjë që shkaktoi shpërthimin e pronarit të një biznesi fqinj. Dy burrat u përplasën egër, teksa menaxheri 31-vjeçar me origjinë shqiptare i një lokali, arriti të rrahë brutalisht kolegun e tij bashkatdhetar. Në fakt, sipas informacioneve, 31-vjeçari ka qenë sportist i sporteve marciale në…
Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot do ta vazhdojë seancën e dytë, ku do të shqyrtohen raportet vjetore të disa institucioneve. Në rend dite janë Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për administratë, Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, të gjitha për vitin 2023.
Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme për marrjen e shtetësisë. Disa lejojnë mbajtjen e dy ose tre pasaportave, e disa të tjera jo. Shkas për trajtimin temës së kthimit të nënshtetësisë së Maqedonisë së Veriut u bë vendimi i Gjermanisë për lejimin e dyshtetësisë, e cila deri para pak kohësh insistonte në shtetësi ekskluzive. Si rregull, një i huaj mund të bëhej gjerman nëse hiqte dorë ose humbiste shtetësinë paraprake. Megjithatë rrethanat ndryshojnë, ashtu sikurse në këtë rast, ndërsa qytetarët ngrenë pikëpyetjen, a mund ta kthejnë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut pas ndryshimit të rrethanave apo ligjeve të vendit…
Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishtë, është ndërprerë qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Ndërkohë komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, dhe gryka ku ka mundësi…
MPB njofton se SPB Shkup ka zbardhur ngjarjen penale nga 01.04.2024 në fshatin Aracinovë, rajoni i Shkupit, kur u raportua se ndaj kryetarit të komunës së Aracinovës, R.I., dhe persona të tjerë të punësuar në komunë, ndërsa po kryenin inspektime në punimet ndërtimore, nga një person i panjohur me armë automatike u qëlluan disa plumba, ku mbetën të plagosur E.S. (39) dhe A.A. (22). Menjëherë pas marrjes së raportit, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme – Seksioni për Krime të Gjakut dhe Seksuale në SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, janë ndërmarrë…
Drejtori i Qendrës për Menazhim me Kriza, Stojançe Angellov njofton për gjendjen me vatrat e zjarrit në vendin tonë. Sipas tij sot do të intervenohet nga ajri me të gjitha forcat për shuarjen e zjarrit në malin Serta. “Në shuarjen e zjarrit në malin Serta në pjesën e Negotinës afër fshatit Kalanjevë kanë marrë pjesë katër helikopterë, dy të ushtrisë tonë dhe një i policisë, të cilëve do t’u bashkohet edhe një helikopter malazez. Në territorin e Gjevgjelisë mbi fshatin Negorci po dërgojmë dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden po dërgojmë një helikopter të…
Komisioni Evropian do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në luftim të zjarreve pyjore, ka thënë të martën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari. Ai ka thënë se katër helikopterë dhe tre aeroplanë për luftim të zjarreve janë dërguar në Maqedoninë e Veriut, e cila është në gjendje krize që 30 ditë. Ujvari ka thënë se dy helikopterë për luftim zjarresh do të dërgohen nga Republika Çeke për në Bullgari, njofton REL. Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi një ndalesë e plotë në lëvizjet në pyje, për shkak të rrezikut nga zjarret, të cilat kërcënojnë qindra hektarë tokë.…
Një nga një, rivalët e mundur të Donald Trump për nominimin republikan të vitit 2024 dolën në skenë për të kënduar lavdërimet e tij në konventën e partisë të martën mbrëma. Nga kutia e tij pak mbi dyshemenë e konventës, Trump buzëqeshi herë pas here teksa shikonte ish-kundërshtarët e tij Nikki Haley, Ron DeSantis dhe Vivek Ramaswamy duke shprehur mbështetjen e tyre të plotë për kandidaturën e tij. Nëse kishte dyshime se kjo ishte festa e Trump, programi i së martës i vuri ata të qetë. “Do të filloj duke e bërë krejtësisht të qartë një gjë: Donald Trump ka…
Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna thotë se ulja e numrit të popullsisë nuk shkon në interes të vendit. Rafuna thotë se OEK ka kërkuar nga Qeveria të ndërmerr masa për parandalimin e largimit të qytetarëve nga Kosova. “Rënia e numrit të popullsisë ka ndikim dhe impaktin e vet sidomos në uljen e konsumit në Kosovë. Dihet që çdo shtet merr masa për më rritë natalitetit dhe me shtuar popullsinë. Ulja e numrit të popullsisë nuk shkon në interes të vendit, ne kemi kërkuar nga Qeveria që të ndërmerr masa konkrete për ta rritë natalitetin e për të…
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për deklaratën e tij se nëse Vuçiq tenton të futet pa leje në Kosovë, do të arrestohet. Sveçla tha se kjo është deklaratë mëse normale e një shteti sovran. “Nuk mund të pretendojmë se nuk ka ndodhur Banjska, se s’ka ndodhur kidnapimi i policëve. Ne me vetëdije kemi vendosur që të kthejmë normalitetin në çdo cep të vendit, të vendosim ligjshmëri edhe në pjesë të tjera. Destruktiviteti i Serbisë duhet të luftohet jo vetëm nga ne, por edhe nga aleatët tanë. Ka pasë deklarata, ftesa qëndrime që Vuçiq duhet të vijë në Kosovë.…

