Gjykimi për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski që u paralajmërua se do të fillojë sot, është prolonguar për më 20 shtator, transmeton TV21.
Prolongimi erdhi pasi Këshilli i gjykimit në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup sot solli vendim për bashkimin e procedurave për të akuzuarit.
Prokuroria Publike Themelore Shkup fillimisht ka parashtruar aktakuzë kundër katër personave, kurse më pas edhe për të dyshuarin e parë, Lupço Palevski i cili u ekstradua kohë më parë nga Turqia.
Gjykata Themelore Penale ka aprovuar në tërësi aktakuzën dhe lëkresën e Prokurorisë që të sillet vendim për bashkimin e njërës procedurë në të cilën përskaj Palevskit, të akuzuar janë edhe Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i Vanjës së vrarë, Aleksandar Gjorçevski.