MPB Maqedoni informon se dje në ora 12:50 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe rrugës “Brigada Ndërkombëtare” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Renault i drejtuar nga N.O.(30) nga fshati Pobozhje, Shkup dhe një motoçikletë e drejtuar nga S.F (39) nga Shkupi, të dy me targa regjistrimi Shkup. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Vetëm tre orë më vonë në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Bosna i Hercegovina”, në rrugën “Aleksandar…
Author: Hamdi Kumanova
I pyetur për sistematizimin e të punësuarve në ish Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, që udhëhiqej nga Artan Grubi, Bilall Kasami nga VLEN tha se në atë ministri ka pasur punësime fiktive, përcjell TV21. Kasami tha se në ministrinë e re, respektivisht në Ministrinë për Marrëdhënie midis Bashkësive, që tash udhëhiqet nga Ivan Stoillkoviç, nuk do të lejojnë që dikush të marrë rrogë dhe mos të shkojë në punë. “Ne e dimë që aty ka pasur manipulime. Ne e dimë që aty ka pasur punësime fiktive të cilët kanë marrë rroga dhe nuk kanë shkuar në punë.…
Andrei, një shtetas ukrainas 25-vjeçar nga një fshat në rajonin e Odesës, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, u arratis në Republikën e Moldavisë menjëherë pasi autoritetet ukrainase ndryshuan legjislacionin në prill dhe e ulën moshën e mobilizimit, nga 27 në 25 vjeç. I riu iu bashkua radhëve të burrave ukrainas të moshave 18 deri në 59 vjeç, të cilët kanë hyrë në Republikën e Moldavisë, duke e kaluar kufirin ilegalisht, pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga trupat ruse. Statistikat e ofruara për REL-in nga Policia Kufitare dhe Inspektorati i Përgjithshëm për…
16-vjeçari, i cili mbeti i plagosur nga një zyrtar policor që e kishte familjar, e ka përfunduar operacionin të cilit iu ishte nënshtruar.Lajmin e kanë konfirmuar nga Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). I mituri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në mjekimin intensiv pranë Klinikës së Pediatrisë në QKUK.Për rastin në fjalë i cili ka ndodhur sot në fshatin Dubravë të Istogut, Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar zyrtari policor është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë nën akuzën për “vrasje e mbetur në tentativë”. Poashtu është shtuar se deri në këtë fazë të…
Me datë 15.07.2024 në ora 20:30 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin R.M (65) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka vjedhur një biçikletë. Biçikleta e vjedhur iu gjet dhe iu kthye pronarit. R.M. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS
Vajza e mitur nga Kumanova e ka denoncuar rastin e babait ne polici, i cili per tre here me radhe, e kishte martuar per para. “Në ora 22.00 në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, vajza e mitur nga Kumanova Xh.S., e ka paraqitur babain e saj i cili dy herë e kishte martuar për para, kurse kur mori vesh se edhe për të tretën herë po përgatiste një gjë të tillë, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe rastin e paraqiti ne stacionin e policisë. Jane duke u ndermarrë te gjitha masat e nevojshme ligjore per ndriçimin e tërësishëm…
Pas një procedure të plotë hetimore e cila u zhvillua që nga fillimi i këtij viti, prokurori i çështjes nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot dorëzoi Aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale Shkup kundër pesë personave. Sipas përshkrimit të pjesës së parë të dispozitivit të Aktakuzës, tre nga të akuzuarit si pjesëtarë të grupit ndërkombëtar të organizuar kriminal kanë kryer veprën penale Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve nga neni 215, paragrafi 3 i Kodit Penal. Ata, si pjesëtarë të grupit ndërkombëtar të organizuar kriminal, së…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka njoftuar se lideri i partisë, Ali Ahmeti do të angazhojë ekip ndërkombëtar me në krye Paul William, për, siç shkruan Ademi, gjetjen e zgjidhjes për “mosrespektimin e vullnetit të votuesve” “Kryetari Ahmeti paralajmëroi një sërë aktivitetesh për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit etnik që buron nga fryma e МO-së, për rrjedhojë, ai ka angazhuar një ekip ndërkombëtar ekspertësh të udhëhequr nga Paul Williams, autor i tekstit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Ekipi është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të…
KME Manastir vuri në funksion dy blloqe dhe furnizon me energji elektrike sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, kumtoi SHA EMV, filial i KME “Manastir”. Siç theksohet, Bllok 1 është vendosur në funksion në orën 11:45, ndërsa më herët, gjatë fundjavës, në rrjet ishte edhe Blloku 3 Blloku 1 i KME Manastir ishte jashtë funksionit që nga e premtja për shkak të ndërprerjes së mbledhësit 110 kilovolt të MEPSO. Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike janë shtyrë edhe operacionet e vënies në funksion të bllokut 3. “Përkundër problemeve të shkaktuara nga ndërprerja, ekspertët e KME Manastirit në kohë rekord…
Zjarrfikëset, helikopterët, parashutistët e Forcave të Armatosura dhe të Policisë, si dhe institucione të tjera, janë në terren që prej mëngjesit të sotëm për të shuar zjarrin në malin Serta në dy pika kritike, mbi fshatin Dragoevë dhe në kodrën e Shtrakalevës mes fshatin Dragoevë dhe poligonin Penush, njoftoi sot komandanti i NJTKZ-Shtip, Blagoj Renzov pas takimit koordinues të mbajtur në Komunën e Shtipit. “Në terren herët në mëngjes ka dalë ushtria, nga 40 deri në 60 pjesëtarë të ushtrisë, nga NJTKZ – Shtip kemi dy vetura, pastaj rezervuar dhe një xhip. Situata po monitorohet sepse është me rrezik të…
Me datë 15.07.2024, në SPB-Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A. nga Poroj i Tetovës dhe F.S (30) nga Llërca e Tetovës. Sipas raportit, në maj të vitit 2022 ishte dakorduar me A.A. për t’i bërë orenditë për shtëpinë e tij me vlerë 3500 euro dhe si kompenzim i ka dhënë veturën e tij ,,Volkswagen Golf”, të cilin do t’ia kalojë në emrin e tij A.A. pasi që ai do të punonte dhe dorëzonte mobiljet. Sipas raportit, deri në ditën e raportimit A.A. nuk i kishte punuar mobiliet dhe nuk…
Edhe pika kufitare “Tabanovc” për hyrje në vend nuk dallon nga ditët e tjera. Qindra automjete presin të kalojnë kufirin Maqedoni-Serbi. Sipas informacioneve, për të hyrë në Maqedoni duhen mbi 40 minuta, transmeton Portalb.mk. Situata është e ngjashme me PK “Bogorodica” për dalje nga Maqedonia në Greqi. LAMM njofton se në pikat tjera kufitare nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi. Në unazën e Manastirit, drejtimi Prilep – Resnjë, qarkullimi është devijuar nëpër qytetin e Manastirit për shkak të zjarrit aktiv. Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale R1103 Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishtë, është…

