Author: Hamdi Kumanova

Brenda disa javësh Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual, pavarësisht thirrjeve për t’u tërhequr nga gara presidenciale, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters katër individë të përfshirë në proces. Emërimi virtual bëhet në prag të mbajtjes së kuvendit kombëtar demokrat në Çikago në fund të gushtit, Zakonisht, demokratët dhe republikanët i shfrytëzojnë kuvendet kombëtare për të emëruar zyrtarisht kandidatët e tyre presidencial. Por demokrati Biden do të marrë emërimin zyrtar disa javë përpara se partia e tij të hapë kuvendin kombëtar në Çikago më 19 gusht. Nuk është e qartë se si…

Lexo më Shumë

Mërgimtari Bajram Isufi është dënuar me 2500 euro gjobë për kërcënimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha. Gjykatësi Isufi tha se sipas marrëveshjes për pranim fajësie, i akuzuari dënohet me 180 ditë burgim i cili dënim i zëvendësohet me 2 mijë e 500 euro gjobë. I akuzuari obligohet që gjobën prej 2 mijë e 500 euro ta paguajë me tri këste, për shkak të gjendjes së tij të dobët ekonomike. Paraprakisht, prokurori Kastriot Berisha i propozoi gjykatës ta aprovojë marrëveshjen për pranim fajësie, pasi tha se është në përputhje me dispozitat e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale.…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj policëve me iniciale D.S., S.Gj. dhe D.J., të gjithë me detyrë në Stacionin Policor Qendër në Shkup. Të njëjtit dyshohet se kanë pranuar ryshfet, ndërkaq nga pamjet e publikuara nga MPB, shihet se si qytetari blen lëngje në një market dhe ua jep policëve. “Ata dyshohet se me datë 04.07.2024, rreth orës 23:00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë kërkuar dhe kanë marrë dhuratë për vete për të mos kryer vepër zyrtare, gjegjësisht për të mos konstatuar kundërvajtje në komunikacion dhe…

Lexo më Shumë

REFORMAT NË SISTEMIN GJYQËSOR Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, duke komentuar intervistën e fundit të ambasadores amerikane, Angela Ageler, ku ajo flet për reformat në gjyqësor, tha se, vendimet që merren në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik janë vendime të personave që janë pjesë e atyre institucioneve, ndërsa propozimet deri më tani kanë ardhur një pjesë nga qeveria një pjesë nga kabineti i presidentit. Kjo sipas tij, ka rezultuar që sistemi gjyqësor të ketë besueshmëri prej 2%. “Për këtë ne propozuam zgjidhje. E patë që për atë zgjidhje, këto që kanë 2% besueshmëri thonë ne jemi mirë, do…

Lexo më Shumë

“S’ka zgjidhje në shtetin tonë, dhe s’do të ketë kurrë. Shteti si shtet, qytetin kryesor të Shkupit, nuk ka autobusë, kjo nuk ndodh askund në botë e as në Afrikë nuk ndodhë”, u shpreh një qytetar. Kështu shprehet një qytetar i cili priti me orë të tëra për autobus në temperatura tejet të larta. Për të kryer obligimet ditore, qytetarët thonë se detyrohen të paguajnë taksi edhe pse kanë të paguar mujoren për transportin publik. “Ne jemi për në Haraçinë, në Haraçinë s’ka hiç, me taksi erdhëm deri në Singiliq, dhe prej aty me 65 është e Stajkovcës, dhe tani…

Lexo më Shumë

Rreth 13 vjet e ka vuajtur dënimin për një vrasje, që pretendon se iu montua, nga dikush “i fortë”. E në fillimet e vuajtjes së dënimit, e kishte edhe mundësinë të arratisjes nga burgu i Dubravës, por nuk e bëri. Ibrahim Berisha, në “Rreth e Rrotull” tregon se si iu dha mundësia për arratisje. “Në fillim të burgut, në 2010 kur jam transferuar në burgun e Dubravës, kam qenë në pavijonin e 6. Atëherë në burg ka pasur shumë parregullsi, kanë qenë evidente… dmth se ka ditë askush kush është mbikëqyrësi, as oficeri e as drejtori. Mua më është dhënë…

Lexo më Shumë

Juristja Brizida Gjikondi thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani ka vendosur një standard të ri në drejtësinë shqiptare. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se akuzat e Sali Berishës dhe Ilir Metës janë boshe, pasi SPAK ka goditur më shumë nga e majta. “Unë kam përshtyjen se zoti Dumani ka vendosur standard të ri në drejtësinë shqiptare. Para Dumanit, ka qenë zoti Kraja, u fol për të vetëm se nuk punonte. Dumani ka tundur atë ujë të ndjenjur të drejtësisë shqiptare të pandëshkueshmërisë, patjetër që ka shumë komente për të bërë, sidomos nga…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Hakim Suma është eméruar sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Hakim Suma është kuadër nga Çairi i Shkupit. “Nga sot, jam emëruar Sekretar i ri Shtetëror në MEP. Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në kuadër të kompetencave të tija ligjore, më ka emëruar Sekretar të ri Shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Dua të shpreh falënderimin tim ndaj liderit të Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami, për besimin e treguar tek unë për këtë pozitë të rëndësishme”, njoftoi Musa përmes një njoftimi në rrjetet sociale.(INA)

Lexo më Shumë

MPB njofton se Departamenti i kontrollit të brendshëm dhe hetimeve kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dërguar Prokurorisë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Sektori Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga personat me autoritet policor dhe pjesëtarët e policisë së burgjeve, ka dorëzuar një denoncim penal kundër D.S., F.GJ. dhe D.J., oficerë policie në stacionin policor “Qendër”, për dyshime se kanë kryer veprën penale “pranimi i ryshfetit” sipas nenetit 357 paragrafi 1 i Kodit Penal. Ata dyshohen se më 4 korrik 2024 rreth orës 23:00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup,…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,69 % në raport me vendimin e datës 11.07.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të i Мazutit М-1 SU ulet për 0,716 den/kg. Nga data 16.07.2024, ora…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës do të shkurtojë parkimin zonal për dy orë në mbrëmje, me qëllim që të lehtësohet qarkullimi. Ky vendim do të vlej për të gjitha zonat, ndërsa do të lirohen nga parkimet e parregullta edhe dy bulevarde. “Komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, respektivisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht. Tashmë të gjithë qytetarët pas orës 21 mund ta shfrytëzojnë parkimin pa pagesë. Ky vendim do të filloj…

Lexo më Shumë