Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në vitin e ri shkollor 2024/2025, në shkollat e rregullta fillore do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë, të cilët do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit arsimor të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe do t’i ndihmojnë ata në kryerjen e përditshme të detyrave të tyre shkollore. . “Asistentët edukativë punësohen përmes shkollave fillore me qendra burimore, sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Deri më tani janë realizuar plotësisht konkurset për 815 asistentë arsimor dhe janë siguruar fonde dhe pëlqime për 200 të tjerë, të cilët…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas aksionit të djeshëm në veri, duke thënë se veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme. Ai këtë reagim e bëri në platformën “X”, duke shpërndarë kështu deklaratën e ambasadës së ShBA-së, në lidhje me këtë aksion, përcjell Klankosova.tv. “Veprimet që kanë ndikim të dëmshëm dhe pa dallim te pjesëtarët e një komuniteti, në këtë rast pjesëtarët e komunitetit serb, nuk janë të mirëseardhura. Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Guerot.
Moti sot në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë mesatare, mjaft të fortë nga drejtimi verilindor. Nga mesdita do të jetë moti do të jetë i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullima, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 33 gradë. UV=6 Në Shkup do të mbajë mot me diell në mëngjes me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë mesatare verilindore. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe…
Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave të cilët në cilësinë e bashkëkryerësve kanë kryer veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Prokuroria Publike ka njoftuar se më 28 gusht dy të dyshuarit në atarin e fshatit Pallaticë mbanin lëndën narkotike marihuanë. Oficerët e policisë i zbuluan në një kasolle të improvizuar teksa po ripaketonin drogën për shitje të mëtejshme. Janë gjetur dhe konfiskuar rreth 78 gramë marijuanë në disa pako më të vogla. Gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit ka shtyrë dhe goditur…
Të hënën, kur fillon viti i ri shkollor, autobusët privatë nuk do të qarkullojnë. Një autobus në secilën linjë do të qarkullojë vetëm një herë në ditë, kështu që në rrugët e Shkupit do të ketë më pak se 150 autobusë. Shkak për këtë, siç thonë ata, është borxhi i Qytetit të Shkupit ndaj bartësve prej 2 milionë eurosh, si dhe premtimi i paplotësuar për rritjen e tarifës.
Personi me iniciale F.B. është plagosur me thikë në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës, përcjell TV21. Nga Spitali i Tetovë për TV21 thonë se i njëjti tashmë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup. Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët në terren, personi F.B. paraprakisht, kishte kërcënuar kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në oborrin e xhamisë “Qendër”, pas çka F.B. është nisur zënkë me një person tjetër. Zënka ka vazhduar në qendër të fshatit, ku F.B. është plagosur nga personi me të cilin kishte zënkë. TV21 kontaktoi kryetarin Sejdiu, i cili është nuk ishte i qasshëm. Nga…
MPB ka njoftuar se me datë 30.08.2024 në ora 02.40, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria K.V. (30) nga Tetova, pasi është sjellur në mënyrë agresive dhe me sende të ndryshme dhe me një mjet të mprehtë ka sulmuar fizikisht nënën dhe dy motrat e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkërisht me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, qëndruan për vizitë në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike (TIZ) në Tetovë, ku u takuan me përfaqësues të NORMAK dhe kompanisë Kiel Maqedonia. Në kuadër të vizitës, ministri i MEP, Besar Durmishi bashkërisht me kryetarin e komunës, Bilall Kasamin, Drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal si dhe Drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit vizotuan edhe fabrikën prodhuese Kiel Maqedoni, me ç’rast menaxhmentit të kompanisë i’a dorëzouan lejen e përdorimit për funksionimin e fabrikës në zonën industriale në Tetovë. Përmes…
VLEN ka reaguar në lidhje iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Nga VLEN thonë se “duke pasur parasysh faktin se iniciativa vjen nga një parti anti-NATO që glorifikon regjimin komunist të Enver Hoxhës, më e pakta që presim është që kjo të refuzohet me konstatimin se është një përpjekje për grusht shteti. Kjo veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për kontestimin e procesit të hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pa u thelluar në përmbajtjen e tij”. Nga VLEN gjithashtu thonë se “nëse një iniciativë e tillë eventualisht pranohet, atëherë hapet…
Periudhën e kaluar ishim dëhmitarë të sajber sulmeve të shpeshtura ndaj infreastrulturës kritike, si në vendin tonë ashtu edhe në rajon. Infrastrulktura jonë kritike – sistemi energjerik, furnizimi me ujë, transporti, shëndetësia – janë bazë për funksionimin e shtetit tonë dhe mbrojtja e tyre është prioriteti ynë i lartë Këtë e theksoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në hapjen e seminarit dyditor në kudër të projektiot “Sajber siguria rajonale në Ballkanin Perëndimor – intervenimet për Republikën e Maqeedonisë”, në të cilën paralajmëroi pëlane për përforcim të sajber sigurisë në vend. Në fjalën e tij, Andonovski theksoi se Ministria e…
Ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti nuk do të mbajë përgjegjësi për “air traktorët” e pa servisuar që nuk ishin në funksion gjatë zjarreve të mëdha në verën e vitit 2021. Prokuroria, duke vepruar sipas kallëzimit penal të “Të Majtës”, nuk ka konstatuar elemente të veprës penale as për procedurat e prokurimit publik për riparimin dhe servisimin e avionëve, as për punën e Maksutit. “Pas kallëzimit të një partie politike, ka vepruar Prokurori Publik i Prokurorisë Publike, i cili në procedurë para hetimore ka siguruar prova materiale nga të cilat ka rezultuar se veprimet e ndërmarra nga…
“Jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë këtë lloj respektimi selektiv me të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare është një paketë, ose e pranoni plotësisht ose e refuzoni plotësisht dhe e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë fqinje”, theksoi ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, duke folur për marrëdhëniet me RMV-në në një intervistë për televizionin grek “Sky”, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina. Kreu i diplomacisë greke tha se “që nga ardhja në pushtet, nga qeveria e re në shtetin fqinj…

