Shoqata e personave me nevoja të veçanta “SOS VITA” – Shkup kërkon nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, por edhe Bashkësive tjera fetare që kërkesa e tyre që në objektet fetare të ketë qasje dhe vendkalim për personat me nevoja të veçantë, sepse kjo sipas kryetarit të kësaj shoqate, Ertan Shaqiri, është e drejtë e garantuar ndërkombëtarisht.
Sipas Shaqirit është për të ardhur keq se si ka mundësi promovohen projekte me vlera qindra mijëra euro, ndërsa nga ana tjetër nuk janë planifikuar vendkalime për karrocat me të cilat lëvizin personat me nevoja të veçanta.
“Duhet ta ketë parasysh edhe kryetari i BFI-së, por edhe Kisha Ortodokse që duhet të kenë vendkalime për personat me nevoja të veçanta, sepse edhe ata janë njerëz. I bëj apel edhe kryeministrit të vendit që ta ketë parasysh këtë punë, se kur të bëhet një investim 600 apo 700 mijë euro, ta ketë parasysh se personat me nevoja të veçanta do të kërkojnë të drejtën e tyre.”, – deklaroi kryetari i Organizatës “SOS VITA”, Ertan Shaqiri.
Shoqata “SOS VITA” numëron 425 anëtarë dhe sipas Shaqirit, nëse kjo kërkesë nuk merret për bazë dhe kërkesa e tyre hasë në vesh të shurdhur, ai do të ngrit një iniciativë që në bashkëpunim me disa organizata maqedonase ta kërkojnë të drejtën e tyre përmes një proteste masive. Sipas tij, me këtë problem ballafaqohen jo vetëm në objektet fetare, por edhe në institucionet e vendit. /RTVM2
Data 09.10.2026
Aktuale
- “El Niño” drejt rekordeve historike/ Temperatura ekstreme, përmbytje, stuhi! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët për muajt në vijim?
- 10 të vdekur nga përleshjet në burgun e Sinaloa të Meksikës, mes tyre edhe një i mitur
- Kroos nis rrugëtimin drejt karrierës si trajner, synon stolin e një ekipi të nivelit të lartë deri në 2027-ën
- Itali, 35-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident gjatë punës në pyll në zonën e Bolonjës
- Agjenti i ICE-së qëllon një burrë në qafë para fëmijës 5-vjeçar në New Jork, 300 protestues përleshen me policinë
- Britania njofton sanksione të reja ndaj Rusisë: Do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme
- Përplasje në burgun e Meksikës/ 10 të vdekur dhe 16 të plagosur, mes viktimave edhe një i mitur
- Ekuadori shkatërron rrjetin e trafikut të kokainës drejt Evropës, 21 të arrestuar dhe 45 tonë drogë të sekuestruara



