Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ende po shtrin dorën drejt Rusisë dhe në të njëjtën kohë përmend një Serbi evropiane dhe rrugën drejt BE-së. Në televiozionin serb që vet e kontrollon, Vuciqi ka ripërsëritur edhe njëherë se ai vet nuk e ka ndërmend të vendos sanksione ndaj Rusisë. Presidenti serb tha se ende beson se vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë është i saktë. “Ndoshta qeveria do të marrë një vendim tjetër, por mendoj se kemi marrë një vendim të mirë”, tha Vuçiq. Në emisionin “Hit Tëeet” në Pink TV, Vuçiq tha se çështja e sanksioneve nuk ka…
Author: Hamdi Kumanova
Edhe Evropa ka reaguar për presidentin amerikan, Joe Biden, i cili njoftoi se do të tërhiqet nga gara presidenciale dhe dha miratimin që kandidatja e re e demokratëve të jetë zëvendëspresidentja, Kamala Harris. Në një deklaratë me shkrim, Biden tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president dhe u zotua të qëndrojë në këtë detyrë deri në përfundimin e mandatit të tij në janar. “Unë do t’i flas kombit këtë javë dhe do të jap më shumë detaje rreth vendimit tim”, tha Biden. Nga Ukraina, presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi Bidenin për “mbështetjen…
Katër burra janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Policia bën me dije se njëri nga ta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të mprehta. Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri është dërguar në QKUK për trajtim. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë policia.
Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht me kushte për mot të ligë afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 33 deri 39 gradë.. Indeksi UV do të ketë vlerë 8. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në disa pjesë…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 29 vatra zjarri, prej të cilave 7 janë ende aktive. Shtatë zjarret aktive në ambiente të hapura janë në: Komunën e Shtipit (dy zjarre), Makedonski Brod, dy zjarre në Komunën e Çashkës dhe dy zjarre në Komunën e Dollnenit. QMK gjithashtu njofton se shtatë vatra tjera të zjarrit janë nën kontroll dhe po punohet për futjen e tyre në fazën e lokalizimit dhe më pas shuarjen – likuidimin e tyre. Ndryshe, për shuarjen e zjarreve Maqedonisë së Veriut i kanë dërguar ndihmë…
Një 62-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur pasi nje aksidenti rrugor në zonën e Lentarianon në Hania. Drejtuesi i një fuoristrade, teksa po lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin e mjetit, u ngjit në trotuar dhe e tërhoqi zvarrë 62-vjeçarin. Siç raportojnë autoritetet policore, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke lënë braktisur të plagosurin. 62-vjeçari u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias ku po trajtohet për dëmtime ortopedike. 62-vjeçari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga automjeti. Njësia e Qarkullimit në Hania po heton aksidentin ndërsa është…
Në një llokal në qendër të Memaliajt mbrëmjen e së shtunës nga një atentat mafioz humbën jetën tre persona dhe një tjetër u plagos rëndë. Në objektiv të sulmit ishin vëllezërit Shyqo dhe Artur Kalemi përkatësisht 74 dhe 57 vjeç të cilët dyshohet se u qëlluan për hakmarrje. Pavarësisht se gjatë dy viteve të fundit dy djemtë e Shyqo Kalemit i kishin shpëtuar disa atentateve ky i fundit duket se nuk i druhej një të tilli. Si çdo mbrëmje ai dhe i vëllai që ishte pronari i lokalit uleshin tek tavolina kur vrasësit që dyshohet se janë me pagesë u…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski paralajmëron linja të reja ajrore me kosto të ulët nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. Ai bën me dije se është formuar një grup pune që do të shqyrtojë mundësitë e rritjes së numrit të fluturimeve nga dy aeroportet. Sipas Nikollovskit, fluturimet e reja do të rrisin numrin e turistëve dhe do t’u mundësojnë qytetarëve të Maqedonisë të udhëtojnë më lirë. “Qëllimi jonë është që qytetarët të udhëtojnë me çmime më të lira, të kemi destinacione të reja që të marrim më shumë turistë”, deklaroi Nikolloski. Ai shton se në periudhën e…
Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë. Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%. Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt. Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin…
Të dielën vendosën ta kalojnë në liqenin e Ujmanit. Por këtyre qytetarëve, pushimi iu ndal në gjysmë. Kjo pasi pranë veturave të tyre dikush e hodhi një mjet shpërthyes. Pronarët e veturave nuk dëshën të flasin para kamerës. Por prapa saj i thanë televizionit së e dëgjuan një shpërthim të fuqishëm. E kjo bëri që vendi ku ishin parkuar veturat të kthehet në skenë hetimi për organet e rendit. Për këtë në vendngjarje dolën njësitet e ndryshme policore. Mes tyre edhe ekipi i specializuar për bomba i Policisë së Kosovës. Këta me kujdes ekzaminuan vendin ku disa minuta më parë…
Furnizimet me oksigjen të trupave ujorë anembanë globit po pakësohen me shpejtësi dhe shkencëtarët thonë se ky është një nga rreziqet më të mëdha për sistemin e jetës në Tokë. Ashtu si oksigjeni atmosferik është jetik për ne, oksigjeni në ujë është thelbësor për ekosistemet ujore, qofshin ato të ëmbla apo detare. Çështja është se oksigjeni i këtyre ekosistemeve ka rënë ndjeshëm dhe me shpejtësi. Një ekip shkencëtarësh po propozon që deoksigjenimi ujor t’i shtohet listës së ‘kufijve planetarë’, i cili përshkruan nëntë fusha që imponojnë pragje “brenda të cilave njerëzimi mund të zhvillohet dhe të lulëzojë”. Deri më tani,…
Joe Biden vendosi të tërhiqej nga gara presidenciale në SHBA, duke mbështetur kandidaturën e Kamala Harris. Nëse Kamala Harris fiton nominimin e demokratëve për president dhe më pas vazhdon të fitojë zgjedhjet në nëntor, ajo do të bëhet gruaja e parë që do të fitojë presidencën e Shteteve të Bashkuara. Por kjo nuk do të jetë hera e parë që ajo mban pushtetin presidencial. Në vitin 2021, Harris mbajti pushtetin për 85 minuta. Në atë kohë kur ishte pak më shumë se një orë në pushtet, Harris i kreu detyrat e saj nga zyra në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së…

