Pacienti i Entit Special në Shtime që u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë, ka humbur jetën mëngjesin e së dielës. Për këtë rast Policia tashmë ka nisur hetimet. Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se pacienti ishte dërguar në këtë qendër nga Shtimja, por përkundër intervenimeve, nuk ka arritur të mbijetojë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 64-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në klinikën ku ishte duke u trajtuar. Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Policia, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar…
Author: Hamdi Kumanova
Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht nga partnerët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet. Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Prishtina, pasi dyshohet se një person ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në deklaratën e viktimës, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tyre që eskaloi në dhunë. Motivi dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje pasi viktima kishte…
Shyqo Kalemi ishte shënjestra e atentatit në Memaliaj të Shqipërisë, mbrëmjen e së shtunës ku viktima mbetën edhe dy persona të tjerë. I plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal. Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit. Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022. Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen…
Vit pas viti, punësimi e pensionistëve po vjen në rritje si një nevojë për të mbuluar hendekun e lënë bosh në tregun e punës nga të rinjtë. Në vitin 2023, mbi 16% e personave mbi 65 vjeç ishin të punësuar sipas të dhënave nga Anketa e Forcave të Punës të INSTAT. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur, shkalla e punësimit te personat në moshë pensioni ka ardhur në rritje gjatë dekadës së fundit, nga 8.6% më 2015 në 16.3% në vitin 2023. Punësimi i moshave të vjetra po vjen në një kohë që papunësia tek të rinjtë në të njëjtën periudhë…
Një 28-vjeçar nga Saranda ka rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjetën 207 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, dyshohet se e ndante dhe e shiste lëndën narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës. “Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë operacioni policor i koduar “Nexus”. Sekuestrohen 207 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli konkurset për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë dhe të tretë jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025, për të cilët afati i aplikimit është 15 shtator 2024 Të drejtë të konkurrojnë kanë studentët të cilët janë pranuar në ciklin e dytë të studimeve (magjistraturë) ose të ciklit të tretë të studimeve (doktoraturë) në njërin nga dhjetë Universitetet e ranguara nga të gjitha sferat, përkatësishtë në njërin nga 100 universitetet e ranguara nga shpallja e fundit të Listë së Shangait nga fushat: e inxhinerisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të…
Prodhuesi amerikan, Boeing parashikon që industria e aviacionit do të ketë nevojë për gati 44.000 aeroplanë në dy dekadat e ardhshme, sipas një parashikimi afatgjatë. Boeing pret që numri total i aeroplanëve për pasagjerë dhe mallra do të dyfishohet deri më 2043. “Udhëtimet janë më të rëndësishme tani sesa para pandemisë së koronavirusit”, ka thënë menaxheri i kompanisë, Darren Hulst. Kërkesa është duke u rritur për shkak se aeroplanët po zëvendësohen më vonë sesa që duhet, për shkak të pengesave në dorëzim. Si mesatare, ai ka thënë se flota e aeroplanëve është një deri në një vit e gjysmë më…
Besoj në zgjidhjet kadrovike dhe secili meriton një shans. Ai që e prish atë shans, menjëherë do të ndërrohet”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski për propozim vendimet e zëvendësministrave. “Ne kemi një marrëveshje koalicioni dhe besoj në partnerët e koalicionit me të cilët kemi një marrëveshje koalicioni parimor, të fortë, besoj në zgjidhjet kadrovike dhe çdo zgjidhje kadrovike meriton një shans. Ai vendim kadrovik që do ta prishë atë shans do të ndërrohet menjëherë, nuk do të presim me vite”, tha Mickoski pas vizitës së sotme në Trubarevë. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se arsimimi i disa zëvendësministrave të…
Vendeve dhe kompanive prodhuese të lëndëve djegëse fosile u kërkohet të paguajnë në një fond të ri ndërkombëtar për të ndihmuar vendet e varfra të përballen me efektet e krizës klimatike. Fondi i investimeve për klimën po krijohet nga qeveria e Azerbajxhanit, vendi pritës i samitit të OKB-së për klimën Cop29 në nëntor. Fondi i Veprimit për Financimin e Klimës do të marrë kontribute financiare nga vendet dhe kompanitë prodhuese të lëndëve djegëse fosile dhe do t’i përdorë paratë për të investuar në projekte në botën në zhvillim që reduktojnë emetimet e gazeve serrë dhe ndihmojnë në ndërtimin e qëndrueshmërisë…
Rrufetë kanë vrarë bagëti dhe kanë shkaktuar zjarre në Greqinë veriore, ndërsa një valë e nxehtë disaditore vazhdon në pjesën më të madhe të Evropës Jugore. Disa zjarre u raportuan pranë qytetit Kozani, 450 kilometra në veri të Athinës, pas stuhive pa reshje shiu, thanë sot autoritetet. Më në veri, pranë qytetit të Follorinës, zyrtarë nga Organizata Publike e Sigurimeve Bujqësore thanë se nëntë lopë u vranë dhe disa u plagosën nga rrufeja në një fermë bagëtish. Temperatura ka rënë lehtë gjatë ditës së sotme, por në disa pjesë të Greqisë ka mbetur deri në 40 gradë, ndërkohë që është…
Studentët i kërkojnë ministres së sapoardhur në detyrë, të gjejë modalitete më të mira rreth shujtës studentore, shkruan Alsat. Së pari ajo është e pamjaftueshme, dhe së dyti, në raste të luhatjes së inflacionit, ministria duhet të ketë plan rezervë për marrëveshje me zinxhiret gastronomike ku mund të blejnë studentët. Forumi për ndryshime në arsim propozon që MASH të ndërtojë bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe gastronomisë që cmimet e ushqimit të përshtaten sipas nevojave dhe kërkesave të studentëve. Sipas Blendi Hodait, shujta studentore ditore, aktualisht duhet të jetë të paktën 180 denarë. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i dërgon…
Anëtarët e këtij Komisioni nuk i përkasin kategorisë së personave të cilët në përputhje me aktet që rregullojnë këtë çështje kanë të drejtë të detyrueshme për dokumentet diplomatike të udhëtimit, por në të njëjtën kohë kategorive të caktuara, nëse ministri e sheh të nevojshme, Ministria e Punëve të Jashtme ka të drejtë tu lëshojë pasaportë diplomatik, njoftoi MPJ në lidhje me kërkesat e paraqitura për pasaporta diplomatike nga gjashtë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Sipas MPJ-së, shtatë kërkesa në Ministri – për kryetaren Tatjana Dimitrovska dhe për gjashtë anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit, janë dorëzuar nga…

