Një grua në Mitrovicë dyshohet se është kanosur përmes telefonit në vazhdimësi nga ish-bashkëshorti i saj. Ndër të tjera, ajo raportoi në polici, se i dyshuari i kishte shkuar edhe në banesë. “Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke e kanosur përmes telefonit dhe duke i shkuar te dera e banesës. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Author: Hamdi Kumanova
Në protestën e sotme kundër arrestimit të Blerim Ramadanit, Mevludin Bajrami, veteran i luftës ka dënuar arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, dhe dërgimin e tij në paraburgim ekstradues nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe gjykata vendore, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm. Veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm, tërheqjen e urdhër-arrestit të lëshuar nga regjimi i Vuçiqit dhe mospërsëritjen e veprimeve të autoriteteve policore dhe gjyqësore nën diktatin e Serbisë. “Në emrin tim dhe në emrin tuaj i përshëndes të gjithë familjarët e dëshmorëve të luftës, invalidët e luftës.…
Mbi 17 mijë persona kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri. Gazetari Roland Beqiraj ka thënë për “Edicionin e Mesditës” se bëhet fjalë për turistët që vijnë nga Bullgaria, Lituania, Franca dhe Turqia, të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë. Ndërkohë, në doganë po punohet me kapacitet të plotë qoftë nga ana e pikës kufitare të Shqipërisë dhe nga ana e pikës së Maqedonisë së Veriut. Sakaq, sipas gazetarit, në ditët e ardhshme mendohet të ketë një fluks të vizitorëve, pasi personat që vijnë nga këto vende i marrin lejet më 1 gusht dhe pritet të arrijë…
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dy civilë janë vrarë gjatë mesnatës, si pasojë e sulmeve ruse me dronë dhe raketa. Oleh Syniehubov, guvernator i rajonit të Harkivit, ka thënë se raketat Iskander kanë shënjestruar një objekt infrastrukturor në qytezën Barvinkove në verilindje, dhe i ka lënë të vdekur dy personat, si dhe i ka plagosur tre të tjerë. Sipas tij, më shumë se 50 shtëpi banimi dhe ndërtesa komerciale janë dëmtuar nga sulmet. Forca ajrore ukrainase ka thënë se forcat ruse kanë lëshuar katër raketa balistike Iskander përgjatë natës dhe që mbrojtja ajrore nuk ka arritur t’i rrëzojë ato. Mbrojtja…
Deputeti i Frontit Europian, Elmi Aziri përmes një postimi në profilin e tij në FB se me vendim të gjykatës pas ankesës së VMRO-DPMNE-së është hequr pllaka shqipe, që tregonte një pjesë të historisë së objektit në Komunën e re. “Largohet pllaka shqipe, që tregonte një pjesë të historisë së objektit në Komunen e re, dhe atë me vendim të gjykatës, në favor të padisë nga VMRO!!! Ndryshimi për deshqiptarizim ka filluar, dhe kjo e gjithë të tjerat në vijim, në emër të ligjit dhe sundimit të së drejtës do maskohen!” – shkruan Aziri.
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 janë zhdukur pasi një urë autostrade u shemb në Kinën veriore, njoftuan mediat shtetërore kineze. Ngjarja ndodhi pasi disa pjesë të vendit u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm. Ura, e cila kalon mbi një lumë, u shemb rreth orës 20:40 (koha lokale dje) “për shkak të shiut të papritur dhe përmbytjeve” në Sangluo në provincën Shaanxi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Sangluo ndodhet rreth 900 kilometra në jugperëndim të Pekinit. Presidenti Biden thirrje demokratëve të bashkohen, beson tek fitorja në zgjedhje CCTV transmetoi pamje që tregonin shembjen…
Para disa minutash, një autobus i transportit publik në Shkup, ka marrë flakë, shkruan Alsat. Sipas videove të siguruar nga Alsat, shihet se autobusi është mbuluar nga tymi, derisa disa persona tentojnë ta shuajnë me ujë. video-output-6701399D-021B-4746-AC71-DD9F513A6B0E Rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Shkup. Nuk rapprtohet për të lënduar./Alsat.mk
Sot në mëngjes, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Megjithatë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, pritet të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa zona, reshjet do të jenë në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër. Temperaturat minimale do të variojnë nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 39 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe ngrohtësi në mëngjes, por pasdite do të ketë reshje…
Olsi Ibro, njëri prej të akuzuarve për skandalin me mikrokreditë është hedhur nga pallati duke i dhënë fund jetës. Kjo ngjarje vjen vetëm një dite pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final” nga Prokuroria e Tiranës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 20 Korrik në rrugën “Ramazan Shijaku”, ku dyshohet se 45 vjeçari Ibro është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër dhe për pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Micro Credit Albania është një institucion financiar jobankë i licencuar në vitin 2016 që drejtohej nga çifti Olsi…
Analiza e fundit e Entit Shtetëror të Statistikave “Maqedonia në shifra” zbulon se numri i lopëve për kokë mnë vend ka rënë në 149 mijë krerë, nga 238 mijë krerë të dikurshëm të numëruar në vitin 2013. Është interesante të theksohet se megjithëse numri i tyre u rrit në vitet e kaluara, në vitin 2023 ai ra ndjeshëm. Siç tregojnë shifrat, në vitin 2018 në Maqedoni ka pasur 256 mijë krerë gjedhe, përcjell INA. Në rastin e deleve humbjet nuk janë aq të mëdha, por në asnjë rast nuk duhen nënvlerësuar. Në vitin 2013 janë numëruar 732 mijë dele, ndërsa…
Pas emigrimit masiv të punëtorëve nga Maqedonia e Veriut drejt Evropës, bizneset në vend iu drejtuan agjencive të huaja për punësimin e aziatikëve si forcë e re punëtore. Mirëpo edhe plotësimi i mungesës së forcës punëtore me të huaj po fillon të tregojë shenjat e para të mos suksesit me ikjen e një pjese të tyre jashtë vendit. Janë shpeshtuar javët e kaluara lajmet për ikjen e punëtorëve të ardhur nga Nepali për punë të përkohshme në Maqedoni. Disa dirë më parë në Policinë e Berovës, D.V (44) nga Berova, menaxher i Firmës nga Pehçeva, ka raportuar se punonjësi i…
LSDM thotë se sipas informacioneve të tyre, Mickoski po e shijon luksin në kurriz të qytetarëve. “Me sa duket, stili i tij nuk janë vetëm orët e shtrenjta me vlerë dhjetëra mijëra euro, ai i pëlqen të udhëtojë në klasë të biznesit. Sot e pyesim publikisht, a është e vërtetë që ka udhëtuar drejt SHBA-së me një biletë mbi 4000 euro në kurriz të qytetarëve?” “Nëse është e vërtetë, le të dalë dhe të shpjegojë edhe një herë, që është shpenzim armiqësor i parave të qytetarëve. Ndërsa në fushatë kishte një gojë plot përgjegjësi dhe transparencë, tani shohim mbeturina, shëtitje…

