Author: Hamdi Kumanova

“Conad”, një nga zinxhirët më të mëdhenj italianë të supermarketeve, po hyn në tregje të reja në Ballkan. Filiali i “Conad” në Shqipëri njoftoi se planifikon të zgjerojë zinxhirin në tregje të reja dhe të hyjë në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. “Conad” aktualisht operon me 40 supermarkete moderne të pajisura sipas standardeve më të larta botërore dhe ka shënuar rritje pozitive të biznesit vitet e fundit, shkruan Retail Serbia. Conad Albania është pjesë e grupit Conad Adriatico. Supermarketet e para “Conad” në Itali u hapën në vitin 1962. Përveç tregut vendas, zinxhiri është i pranishëm edhe në…

Lexo më Shumë

Me datë 19.07.2024 në ora 15:30 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti për trafikim të paligjshëm në SPB Shkup dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm me drogë dhe armë, kanë privuar nga liria G.S. (43) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë, një lëndë narkotike e bardhë dhe një peshore dixhitale me mbetje narkotike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Kanë filluar punimet për vendosjen e rrethojës në deponinë ilegale në fshatin Nikushtak të komunës së Likovës. Portalb.mk të premten e vizitoi deponinë dhe në terren takoi disa punëtorë të cilët thanë se ishin dërguar nga Komuna e Likovës. Punëtorët të cilët nuk deshën të prononcohen me emra, thanë se nuk i takojnë ndonjë kompanie por janë angazhuar privatisht nga Komuna e Likovës. Ata na treguan se kanë filluar me punimet dhe kishin vendosur shtyllat. Por, nga Komuna e Likovës nuk deshën të prononcohen. Sa për rikujtim, kryetari aktual i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, qysh në mandatin e tij…

Lexo më Shumë

Halil Snopçe nuk votoi kundër pikës për Ligjin e branitellave, për ta mbuluar turpin trillon shpifje, gënjeshtra dhe ofendime Halil Snopçe i cili kur është dashur të deklarohemi për Ligjin për Branitellat, nuk ka votuar fare (nuk e ka kundërshtuar), ndërsa unë Ilire Dauti dhe kolegët e tjerë shqiptar kemi votuar kundër. Deputeti Halil Snopçe paturpësisht merr për bazë gjithë seancën për të më akuazuar për Ligjin për branitellat, për të cilin po e përsëris une kam votuar kundër e ai edhe pse ka qenë në seance nuk ka votuar fare. Për ta mbuluar turpin trillon shpifje, gënjeshtra dhe ofendime.…

Lexo më Shumë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, sot me fillim prej ora 11:00, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, njoftojnë nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së. Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. “Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimine e shoqatës.

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN sot përmes një komunikate ka theksuar se përgjegjësi para ligjit duhet të japin gjithë ish-funksionarët e BDI-së që kanë bërë keqpërdorime. Në këtë rast, VLEN përmend ish-ministrin e jashtëm, Bujar Osmani. “VLEN është frymë e re e ndryshimit të shumëpritur. Le t’ja kujtojmë BDI-së dhe satelitëve të saj se qytetarët nuk harrojnë të keqen që ata e lanë pas. Në të kaluarën, BDI ka lënë gjurmë me abuzime dhe keqmenaxhime të resurseve shtetërore. Dyshimet e VLEN-it janë kur prokuroria do t’u përgjigjet gjithë raportimeve për abuzimet e mundshme të ish-ministrit që për vete thoshte se ka ofertë të…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në territorin e vendit, prej tyre aktualisht tetë ngelen aktive. Zjarri në malin Serta, mbi fshatrat Dragoevë dhe Sellcë, është ende aktiv. Tre zjarre janë në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Bogomillë dhe Oroshe, afër fshatit Gabrovnik dhe afër fshatrave Jabolçishtë dhe Drenovë. Zjarri i pestë është në komunën Gradsko, afër fshatit Podles, i cili shtrihet në territorin e komunës së Rosomanit, afër fshatit Sirkovë, zjarr ka edhe në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatrave Sllatinë dhe Greshnica. Zjarr ka edhe në fshatin Nebregovë të komunës…

Lexo më Shumë

Deputetja Flutura Açka në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh se vendimi i Gjykatës së Apelit që i kaloi logon dhe vulën e PD-së, grupimit të Sali Berishës, u përjetua shumë nga strukturat e Partisë Demokratike që konsiderohej si zyrtare dhe drejtohej nga Lulzim Basha. Ackka e konsideroi si një vendim tronditës, duke shtuar se edhe lidershipi nuk e diskutonte asnjëherë çështjen që logo dhe vula do të kalonte te grupimi i Berishës. Në këtë kuadër, Açka tha se shpesh është pyetur lidershipi i partisë për një plan B, por as nuk diskutohej ndonjëherë për të. “Duhej të kishim një…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot informoi se nuk janë raportuar probleme në sistemet kompjuterike të institucioneve shtetërore, pasi mediat raportuan për prishje të sistemit që kanë ndodhur në disa vende të botës. Andonovski tha se e mira e situatës është se nuk është sulm kibernetik dhe se kanë marrë informacione se bëhet fjalë për mungesë të resurseve në platformën Microsoft. “Ky është njoftimi i tyre dhe se disa institucione që janë lidhur me atë platformë përmes shërbimeve të tyre, kanë pasur disa mangësi dhe kanë shkaktuar një prishje të sistemit. Sa i përket institucioneve shtetërore, jemi në komunikim…

Lexo më Shumë

Edhe pse u treguan të pasuksesshme, megjithatë Ministria e Transformimit Digjital, vazhdon të investojë në pika të reja të shërbimeve elektronike, shkruan Alsat. Pas asaj në Tetovë, ministri Andonovski firmosi memorandum bashkëpunimi, për hapjen e edhe një zyre në komunën e Jegunocit. Andonovski paralajmëroi analizë për dështimin e deritanishëm të projektit. Ai po ashtu foli edhe për uljen e numrit të të punësuarve në këto zyra. “Shumë pyetje me vend. Enti Shtetëror i analizave ka përpiluar një raport komplet me të cilin i analizon problemet me të cilat ballafaqohet edhe portali, edhe pikat e shërbimeve, gjithsesi i shikuam. Dhe një…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq thotë tha se vrasësi i policit Faton Hajrizi është likuiduar. “Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq. Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes, shkruan Danas. Sipas informacioneve të Gazetës “Blic” të Beogradit, Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës. Siç shkruan Informer, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoninë e Veriut mbizotëron mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, në shumë pjesë të vendit pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në disa lokacione në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 34 deri 40 gradë. UV indeksi është tetë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës…

Lexo më Shumë