Në hapësirat e Minsitrisë së Shëndetësisë u mbajt takim për mundësitë e zgjerimit të Listës pozitive me medikamente inovative. Në takim morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, drejtori i Fondot për sigurim shëndetësor, Aleksandar Klekovski, përfaqësues të “Farmabrend – nova” – sociacion të prodhuesve inovativ farmaceutik, Odës ekonomike amerikane, si dhe të Komisionit për listë pozitive të medikamenteve. “Theks i posaçëm u vendos në funksionimin e ‘marrëveshjeve të posaçme’ si vegël efikase për ulje të çmimeve të medikamenteve inovative, me çka do të mundësohej qasje më e madhe drejt këtyre medikamenteve për përdorim të pacientëve. Të gjithë të pranishmit…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-diplomati i Koresë së Veriut Tae Yong-ho është emëruar lideri i ri i këshillit këshillimor presidencial të Koresë së Jugut për bashkimin. Kjo e bën atë të larguarin e rangut më të lartë në mesin e mijërave që janë zhvendosur në Jug – dhe i pari të cilit i është dhënë një detyrë si zëvendësministër. Tae, 62 vjeç, ishte zëvendësambasadori i Phenianit në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të ikte në Korenë e Jugut në vitin 2016. Pheniani e ka denoncuar atë si “llum njerëzor” dhe e ka akuzuar për përvetësim të fondeve shtetërore dhe krime të tjera. Tae u…
EmrushThaçi, ish-drejtori i burgut, deklaroi se sipas njohurisë së tij për Faton Hajrizin, ai nuk do të “bie në duart e serbëve”. Ai tha se Hajrizi mund të shkaktojë viktima të reja ose të kryejë vetëvrasje, por pretendon se “nuk do të kapet nga policia serbe”. Ai ose do të ikë ose nuk do të dorëzohet, aq sa e njoh unë. Policisë serbe nuk do t’i bie në duar në asnjë mënyrë. Ai mund të përpiqet të shkaktojë dhe viktima të tjera, arratia është përparësia e tij. Ndoshta do të shkaktojë dhe viktima të tjera, por nuk besoj se do…
Një turist finlandez ka humbur jetën mëngjesin e së premtes në Rodos të Greqisë, pasi është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një shqiptar. Automjeti tip “Peugeot” i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjeç, lindur në Berat e banues në Rodos, teksa qarkullonte në aksin Rodos-Kallithea, ka goditur shtetasin finlandez Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç. Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët. 47 vjeçari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos, ku është konstatuar vdekja e tij.
Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të premte katër persona në Prishtinë, të njëjtit u kapën gjatë një aksioni kundër “Fajdes”. Gjatë aksionit, i cili është zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit, u sekuestruan armë, para, vetura dhe bimë narkotike “Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 19.07.2024 ka realizuar një operacion policor në luftën kundër veprave penale Fajde dhe Detyrim. Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar katër persona…
Dhuna në familje vetëm po ritet në Kosovë. Një burrë ka njoftuar policinë në Prishtinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Siç bën të ditur policia përmes raportit, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Ngjarje të tilla po ndodhin shpesh në Kosovë.
Ministri për Çështje Evropian, Orhan Murtezani është takuar me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler. Në takim, siç thuhet në njoftimin, është konfirmuar përkushtimi i përbashkët për luftën kundër korrupsionit stabilitetin dhe zhvillimin e proceseve demokratike. “Ambasadorja Ageler theksoi mbështetjen e SHBA-së në rrugën tonë të euro-integrues dhe potencoi rëndësinë e qasjes aleate për arritjen e zhvillimit dhe stabilitetit të dëshiruar, si në vendin tonë ashtu edhe në të gjithë rajonin. Biseduam edhe për Agjendën reformuese të Planit të rritjes, që do të sigurojë përshpejtimin e rritjes ekonomike të vendit, por edhe përafrimin drejt standardeve evropiane, gjë…
Kemi nevojë për rritje ekonomike të natyrshme dhe aktivitet ekonomik të kompanive dhe jo rritje artificiale të pagave. Ka vende me borxhe publike më të mëdha se i yni, por kjo nuk reflektohet negativisht si në rastin tonë, potencon analisti ekonomik, Abil Baush, për ribalansin e paraqitur të buxhetit. Ai pret rimëkëmbjen ekonomike në tremujorin e fundit të vitit. “Nga Qeveria e re kërkuam t’i ndalojë disa shpenzime të panevojshme, p.sh. ndërmarrjet publike janë çdoherë në borxhe, duhet bërë reformë ku ato do të kishin rezultate të mira dhe nga ndërmarrjet humbëse të kalojnë në ndërmarrje profitabile.”, – deklaroi analisti…
Në një aksident të rëndë në autostradën mbi Predejan-Leskoc në Serbi, në hyrje të Grykës së Gërdelicës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku grua e re ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur me lëndime të rënda, përcjell INA. Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një familje nga Maqedonia e Veriut, e cila po kthehej në shtëpi pas pushimeve në Slloveni. Në mesin e të plagosurve janë dy fëmijë 2 vjeç dhe 4 vjeç, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Leskovcit. Aksidenti ka ndodhur pak para orës 18.00, ku…
Nga EVN Maqedoni njoftojnë se ekipet e elektordistrubuimit dhe të MEPSO-s kanë arritur të rregullojnë defektin me rrymën elektrike në një pjesë të Shkupit, pasi vendi mbrëmjen e djeshme u kapluar nga moti i ligë, përcjell TV21. Nga EVN thonë se të gjithë shfrytëzuesit për pak kohë të të furnizohen me rrymë elektrike. “EVN Maqedoni shpreh falënderim të madh për MEPSO dhe ELNOS Shkup për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në situata të tilla krize dhe emergjente. Faleminderit edhe shfrytëzuesve për mirëkuptimin dhe durimin e tyre”, thonë mes tjerash nga EVN.
Zëvendëskryeministri dhe minsitër i Transportit, Aleksandar Nikollovski realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, methju Loson, ku u bisedua për gjendjet aktuale mes dy vendeve, ndërsa theksi ishte vendosur në bashkëpunimin ekonomik dhe investimet, duke i përfshirë marrëdhëniet e aleatëve të NATO-s. Siç kumtuan sot nga Minsitria e Transportit dhe Lidhjeve, në takim ministri Nikollovski informoi edhe për projektet kapitale që realizohen në infrastrukturë. “Maqedonia dhe Britania e Madhe prej çdoherë kanë kultivuar marrëdhënie të mira bilaterale. Duke pasur parasysh se Britania e Madhe është një prej investuesve më të mëdhenj në Maqedoni, posaçërisht me realizime të rëndësishme…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u takua me presidentin bullgar Rumen Radev në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pallatin Blenheim në Oksford, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Rumen Radev, në bisedë me kryeministrin Hristijan Mickoski, shprehu shpresën se Republika e Maqedonisë së Veriut do ta përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe marrëveshjet e vendit me Bashkimin Evropian, që do hap perspektivën për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë me BE-në”, njoftojnë nga kabineti i Presidentit bullgar. Në takimet bilaterale në Londër, kryeministri Mickoski theksoi nevojën e bashkëpunimit rajonal energjetik,…

