Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (18-maj) në periudhën prej orës 18.00 deri në ora 24.00 është kryer aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 33 shkelje (TE-21 dhe GV-12), shumica e të cilave për mospërdorim të kaskës-helmetës mbrojtëse 28 (TE-16 dhe GV-12), 1 (TE) motoçikletë me datë të skaduar të regjistrimit, 1 (TE) me polisë sigurimi të skaduar dhe 1(TE) pa patentë shoferi, si dhe 15 (TE-11 dhe GV-4) kundërvajtje të tjera në komunikacion.…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 18.07.2024 në ora 12:00 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën ,,Vëllrzërit Gjinoski” në Gostivar, vetura ,,Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit e drejtuar nga K.Xh. (57) nga Gostivari, ka goditur një biçiklet të cilën e ka drejtuar I.S. (60) nga Gostivari. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në qendrën emergjente në Gostivar. Inspektimin në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi i DPB-Gostivar. TS
Më datë 19.07.2024 në ora 00:20 në SPB-Tetovë, A.K (41) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 22:30 në shitoren e saj në Tetovë, M.N. nga Tetova e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë përfitimet ditore. Janë marrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.TS
Më datë 18.07.2024 në ora 11:50 në DPB-Gostivar është raportuar se në zonën e Strezimirit të Gostivarit, disa qen bariu kanë sulmuar dhe kafshuar K.F. (55) nga Republika Federale e Gjermanisë. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gostivarit. TS
Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve të guximshëm të Velesit, është evituar një tragjedi e madhe në rrethin e ish Porcelankës së Velesit. Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave, zjarri u ndal vetëm njëqind metra larg tankeve dhe një magazine me më shumë se 80 tonë gaz, duke shmangur një katastrofë të mundshme. Drejtori Stojançe Angellov deklaroi se zjarrfikësit e Manastirit, me mbështetjen e kanaderit kroat dhe dy air tractor të DMSH-së, kanë shuar plotësisht edhe zjarrin që po i kanosej Pelisterit. Ky reagim i shpejtë ka qenë vendimtar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të…
Sot në orët e hershme të mëngjesit një ekip prej tre zjarrfikësve nga Njësiti i Zjarrfikësve Strumicë kanë nxjerrë trupin e pajetë të D.M. (43), i cili dje u mbyt në ujërat e liqenit të Dojranit. Ndërsa nga SPB Strumicë kanë konfirmuar se trupi i pajetë është nxjerrë dhe është dorëzuar për autopsi. Nga ana tjetër, MPB-ja ka njoftuar se dje në ora 10:10 në SPB-në e Strumicës është raportuar se në Dojran një burrë është hedhur nga një varkë në liqen, ka notuar disa metra, pas së cilës është mbytur.
Viktimat e Nazmi Mulakut, të njohur me emrin e biznesit ‘Bio Mulaku’, janë ftuar të paraqiten në Polici. Ftesën ua ka bërë sot Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e cila u ka bërë thirrje atyre që të japin deklaratë në cilësinë e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve. “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”,…
Përfundimi i luftës në Ukrainë mund të mos mjaftojë për t’i dhënë fund rrezikut në Evropë apo edhe në Shtetet e Bashkuara, mendojnë disa diplomatë të lartë evroipanë, si dhe gjenerali më i lartë i forcave amerikane në Evropë. Duke folur të enjten në Forumin e Sigurisë në Aspen, të Kolorados, zyrtarët e përshkruan luftën dhe mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën si të natyrës ekzistenciale, por thanë se një fitore e Ukrainës përballë forcave pushtuese ruse do të ishte vetëm fillimi. “Rezultati në terren do të ishte jashtëzakonisht, jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha gjenerali amerikan Christopher Cavoli, i cili…
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu ka thënë se 75 për e ndërtimeve ekzistuese në Kosovë janë pa leje ndërtimore. Për këtë ai ka thënë se projekti i rindërtimit të kadastrës është një projekt i cili rregullon bazat e rregullimit pronësor në vend. Ministri ka shtuar se duke marrë parasysh gjendjen e kadastrit ky proces është jashtëzakonisht kompleks dhe kërkon shumë punë konkrete në terren. “Rindërtimi i kadastrës është një projekt i cili rregullon bazat e rregullimit pronësor në vendin tonë, duke marrë parasysh se përgjatë periudhave të ndryshme kohore dhe sidomos një pjesë e madhe e…
Prokuroria e Korçëskërkoi masën e “arrestit në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili qëlloi disa herë me kallash në lagjen nr.16 të qytetit. Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë duke vendosur që 71-vjeçari të rrijë në arrest shtëpie. Kjo masë u kërkua për shkak të moshës së të moshuarit dhe faktit se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja u rregjistrua 3 ditë më parë, ndërsa është dashur ndërhyrja e RENEA-s për të nxjerrë të moshuarin nga banesa pasi ai nuk dorëzohej.
Koalicioni shqiptar VLEN ka reaguar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që siç thuhet është bërë sinonim i krimit, korrupsionit dhe zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve. “Kjo parti, me prirje të regjimeve afrikane dhe latine, gjatë sundimit të tyre 20-vjeçar, ka sjellë qytetarin në gjendje të lypësarisë. Ndërsa një grusht njerëzish nga kjo parti pasuroheshin dhe jetonin në luks, shqiptari i thjeshtë që fitonte bukën me ndershmëri, vuante për barna, libra shkollorë dhe nevoja të tjera elementare. Të nderuar qytetarë, koalicioni VLEN nuk do të lejojë që BDI të përdorë shqiptarët si mburojë për sundimin e tyre…
Klodiana Gjyzari, avokatja e eurodeputetit Fredi Beleri, do të mbrojë kreun e PD-së, Sali Berisha në seancën ndaj tij në GJKKO, duke zëvendësuar Genc Gjokutajn. Avokatja është pajisur me prokurë të posaçme për të përfaqësuar ligjërisht para togat e zeza Sali Berishën. Mësohet se avokati Genci Gjokutaj nuk do të jetë pjesë vetëm për këtë senacë pasi ka pasur një demtim me këmbë. Në senacën e kësaj të premte do të vendoset se si Berisha duhet të marrë aktet e dosjes së tij, me pagesë apo falas.

