Kumanovari 22-vjeç eshte sulmuar fizikisht ne Shkup, nga ana e dy personave tjerë. Rastin e ketille ne polici e ka paraqitur vete viktima. “Me daten 19.07.2024 ne ora 18.40 ne Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Shkup, kumanovari B.Ј. (22 vjecar) e ka paraqitur rastin e sulmit fizik nga dy persona, ne zonen e Sheshit qendror te Shkupit”, kane bere te ditur nga Sektori per Pune te Brendshme, Shkup. Sipas tyre, jane ndermarre te gjitha masat e nevojshme ligjore ndersa procedura e metutjeshme eshte ne rrjedhe e siper.
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarja e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës së saj të dytë në vend, kryetarja e BERZH-it, siç u paralajmërua, do të takohet me përfaqësues qeveritarë, përfaqësues nga biznes sektori dhe nga sektori civil. “Me kënaqësi e pres vizitën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut është destinacion i rëndësishëm investues për ne, ku BERZH ka shumë investime”, deklaroi Reno-Baso, thuhet në kumtesën e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim. BERZH, shtohet në kumtesë, është institucion kryesor në Maqedoninë e Veriut…
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit, shtimin e numrit të popullsisë dhe ndalimin e migrimit. Sipas programit qeveritar këto do të arrihen përmes zhvillimit të ekonomisë, ngritjes së standardit të qytetarëve si dhe rritjen e ndihmave për fëmijët e posalindur. Në programin zgjedhor t të VMRO-së parashihet një ndihmë prej 250 euro për fëmijën e parë të lindur, 500 euro për fëmijën e dytë, 750 euro për binjakë dhe gjithashtu ndihma shtesë për fëmijën e tretë e të katërtë. Ndihma të tilla thonë se do të mbështeten edhe nga koalicioni i…
Si pasojë e reshjeve të shiut këtë fundjavë në Malësinë e Tetovës, uji që vjen nga burimet e Leshnicës është turbulluar dhe ka arritur nivele ndotjeje përtej normales thanë autoritetet e Komunës së Tetovës informon Tetovasot. Sipas tyre për shkak të kësaj situate, jemi të detyruar të ndërpresim përkohësisht shfrytëzimin e këtij burimi derisa të kryhet pastrimi i plotë, proces që kërkon kohë. Aktualisht, do të furnizohemi nga burimet e vjetra dhe ato të Kodrës së Diellit, të cilat ofrojnë një prurje prej 350 l/s. Kjo sasi nuk është e madhe, por është e mjaftueshme për të përballuar këtë situatë…
Policia këtë mëngjes,ka arrestuar J.N. (20) nga Australia për përdorim të kokainës në një klub nate në bulevardin “Hekurudha” në Ohër. Arrestimi ka ndodhur ndërsa J.N. është zbuluar duke përdorur kokainë në klub. Gjatë kontrollit të mëvonshëm, autoritetet kanë zbuluar kokainë shtesë tek ai. Pas dokumentimit të plotë të incidentit, do të ngrihet padi.
Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë pala greke i ka ato mjete që të mund të bëjë presion edhe më të madh, mjete që janë edhe dypalëshe edhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek ERT, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina Shefi i diplomacisë greke përsëriti se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar nga të dy parlamentet, me çka sjell detyrime ligjore “të cilat nuk mund të ndryshohen nga asnjë nga të dyja…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 gjoba, nga të cilat 9 për vozitje pa patentë shofer, 42 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, tri masa për mospërdorim të rripit të sigurisë. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më…
Një shtrat në një barakë, në dimër. Historia e Eset Jasharit tregon se kushte të tilla nuk kanë qenë aq shumë kohë më parë Natën në baraka ishte gjithmonë ftohtë. Nuk ishte çudi: ishte dhjetor. Ngrohja fiket automatikisht në orën dy të mëngjesit, muri i jashtëm i hollë prej druri gjithsesi ishte gjithmonë i ftohtë. Një nga banorët e asaj kohe ishte stinori Eset Jashari. Ai thote: Pavarësisht se si shtriheshe në shtrat, gjithmonë kishe të ftohtë nga njëra anë. Veç kësaj, moti ishte i mjerueshëm, vazhdimisht binte borë ose shi. Rrobat e lagura shpesh ishin ende të lagura në…
Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikolovski sot ka zhvilluar takim me Mark Dikson, shefi i Departamentit të Zhvillimit të Policisë në Misionin e OSBE-së në Shkup, në të cilin kanë biseduar për përballje me krimin dhe korrupsionin përmes përmirësimit të kapaciteteve të inteligjencës. Siç informon Drejtoria e Doganës, konkluzione nga takimi ishin ngritja e statusit profesional, intensifikimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit përmes përmirësimit të kapaciteteve të inteligjencës dhe zbatimi i një qasjeje strategjike nga të gjitha institucionet. “Ishte konkluduar edhe se do të ketë ndryshim në metodat e trajnimit, të cilat duhet të jenë praktike dhe…
Opozitarja LSDM akuzoi se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bën lukse me paratë e qytetarëve, duke shpenzuar 4 deri në 5 mijë euro për udhëtimin në Uashington në klasë biznesi për të dhe ministrat që ishin në udhëtim. Sipas tyre, vetëm arritja atje i kushtoi shtetit 20 mijë euro, para të popullit, transmeton Portalb.mk. “Sipas informacioneve tona, për Hristian Mickoski është bërë porosi për biznes biletë, biletë kthyese është 237.072 denarë ose 4000 euro. Që skandali të jetë më i madh, nuk është bileta më e lirë që është paguar për këtë udhëtim. Kështu, bileta e ministrit të Mbrojtjes Vllado…
Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) të punojë më shumë në luftimin e informalitetit, që t’ua lehtësojë bizneseve procedurat për deklarim të qarkullimeve e përdorim të arkave fiskale. Rafuna thotë se ministri Hekuran Murati duhet të sjell ligje e rregullore që e eliminojnë burokracinë. “Murati duhet të sjell vendimi, ligje e rregullore që janë shumë transparente që i thjeshtojnë procedurat që e eliminojnë burokracinë, kjo i stimulon bizneset që me deklarua sa më shumë qarkullimin dhe me i shti në përdorim arkat fiskale. Shumica e bizneseve janë duke vepruar me…
Franca u refuzoi vizat rreth 100 gazetarëve, terapistëve dhe punonjësve teknikë, që kërkuan të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024, për shkak të shqetësimeve për spiunim. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, për gazetën Le Journal du Dimanche. Të refuzuarit për këtë arsye përfshijnë shtetas rusë dhe bjellorusë, tha ai. Lojërat Olimpike, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht. Darmanin tha se Franca është gjithashtu e shqetësuar për sulmet kibernetike gjatë lojërave. Përndryshe, ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të marrin…

