Author: Hamdi Kumanova

Ka disa javë që Liqeni i Ujmanit në veri të vendit është kthyer në një atraksion për qytetarët. Ujmanin që dikur qytetarët e kanë parë vetëm përmes pamjeve të realizuara nga ndokush prej zyrtarëve, së fundi ata qëndruan aty dhe madje notuan disa ditë radhazi. Por shumëçka ndryshoi që prej dy ditësh. Të dielën që lamë pas një shpërthim i  fuqishëm u dëgjua pikërisht në afërsi të Ujmanit. E kjo bëri që shumë prej qyfterëve të cilët ishin aty të shqetësoheshin. Shpërthimi u konfirmua edhe nga autoritetet zyrtare nga ku u tha se për fat të mirë nuk ka persona…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje të Napolit, ku si pasojë e rrëzimit të një strukture betoni në ballkonin e një apartamenti, dy persona kanë vdekur. Ngjarja ndodhi në Vela Celeste, rreth orës 22:30 të ditës së djeshme. Mësohet se viktima janë një 29-vjeçar dhe një 35-vjeçare, ndërsa 13 persona janë plagosur, 7 prej tyre fëmijë të mitur. Mësohet se mosha e fëmijëve është nga 2 deri në 8 vjeç. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se vendimi i tij për t’u tërhequr nga gara për rizgjedhje, ka qenë “gjëja e duhur për t’u bërë”. Biden i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me ndihmësit e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike. Këto ishin të parat prej tij, prej se u tërhoq nga gara më 21 korrik. Ai i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, e cila tani duhet të sigurojë nominimin e partisë si kandidate për presidente. “E di që lajmi [për tërheqjen time] ishte befasues dhe i vështirë për t’u dëgjuar, por ishte gjëja e duhur…

Lexo më Shumë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit. Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në Çagllavicë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij. Burimet e medias kanë bërë me dije se viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka rrëfyer për dhunën dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj saj – sidomos gjatë kohës që ka qenë shtatzënë. Sipas dëshmisë së saj, si pasojë e…

Lexo më Shumë

“Kam 6 vite që jam mësuar të më sulmojnë familjen, tani kanë vendosur të sulmojnë edhe fëmijën tim. Antikorrupsioni është duke hetuar të gjithë rastin dhe të gjitha dokumentet e nevojshme do të dorëzohen gjatë ditës së nesërme dhe le të presim që të dalin publikisht dhe të thonë. Nëse ka edhe një milimetër devijim, unë jam gati të mbaj përgjegjësinë. Por nëse nuk është kështu, atëherë të më kërkojnë falje, nëse nuk kam gabuar”, tha kryeministri, Hristijan Mickoski, në “Top Tema”. Kryeministri Mickoski theksoi se edhe pse ka pasur mundësi që të mos e paguajë nga xhepi i tij,…

Lexo më Shumë

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka komentuar kandidaturën e mundshme të Kamala Harris për presidente të Amerikës dhe ndikimin e saj në Ballkan. Ai ka shkruar se Harris është një mbështetëse e fortë e luftës së Ukrainës kundër pushtimit rus. Sipas tij, Harris do të donte të shihte Kievin të fitojë dhe Moskën të humbasë prandaj ky qëndrim ka të ngjarë të transferohet në Ballkan. Se çka do të ndikoj për Kosovën, Serwer ka shkruar se Harris-it, Kosova mund ti duket si Tajvani dhe Ukraina. “Harris është gjithashtu e ashpër ndaj Kinës, si Biden ashtu edhe Trump. Kosova mund t’i…

Lexo më Shumë

Masakra me tre të vrarë e një të plagosur në Memaliaj ende nuk ka as autor e as motive. Policia ka mbetur ende vetëm me provën e mjetit të djegur dhe armëve kallashnikov të gjendura brenda makinës me të cilën u krye atentati mafioz. Grupi hetimor ka dhënë pak detaje gjatë ditës së djeshme, duke treguar vetëm numrin e personave të shoqëruar dhe numrin e banesave të kontrolluara në disa fshatra të Mallakastrës dhe të Memaliajt, por pa mundur ende të hedhin dritë mbi asnjë fakt që mund të çojë drejt zbardhjes së masakrës së trefishtë. Po dje policia nxori…

Lexo më Shumë

Incidentet që ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e ashensorëve nuk janë të rralla. Shpesh qytetarët janë bllokuar, qoftë për shkak të prishjeve apo edhe mungesës së energjisë, e madje ka pasur raste edhe kur kanë rënë në gropën e ashensorit. Kështu dyshohet se ndodhi mbrëmë në rrugën “Ismail Qemali” në Vushtrri. Një sinjalizues ka bërë me dije se një grua e moshuar ka rënë në liftin e banesës dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore. Ndonëse akoma nuk dihet gjendja e saj, viktima është dërguar me autoambulancë në spital për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të para, në vendin e…

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman Olaf Scholz sapo ka përfunduar vizitën e tij në Beograd dhe presidenti francez Emmanuel Macron duhet të mbërrijë në kryeqytet për rreth një muaj e gjysmë. Liderët e dy vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, planifikojnë të vizitojnë Serbinë këtë verë, për të cilën këto vizita mund të nënkuptojnë të paktën katër gjëra: përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike me Parisin dhe Berlinin, hapjen e dyerve për përmirësimin politik. marrëdhëniet dhe promovimin e integrimit evropian të Serbisë, por edhe një pozicion më të fortë në rajon. Kështu mendojnë bashkëbiseduesit e “Blic”. Qëllimi i vizitave Ish-diplomati Zoran…

Lexo më Shumë

Ekipi elektoral i Kamala Harris mblodhi 81 milionë dollarë donacione brenda vetëm 24 orësh. Gjithnjë e më shumë demokratë amerikanë po mbështesin zëvendësen e Bidenit. Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka marrë miliona dollarë donacione për fushatën e saj elektorale. Brenda vetëm 24 orësh pasi ajo shpalli zyrtarisht se synon të zgjidhet si kandidatja presidenciale e demokratëve, ekipi i saj elektoral njoftoi se ka marrë 81 milionë dollarë donacione nga më shumë se 888,000 donatorë. Në një e-mail Bideni u kërkoi mbështetësve të tij që të dhurojnë për fushatën e Kamala Harris. Pelosi mbështet Harris Ish-kryetarja me ndikim e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski merr pagë prej 140.450 denarë, gjegjësisht rreth 2.280 euro, shkruan SHENJA. Zv/kryeministrat dhe ministrat marrin pagë neto 115.540 denarë (1870) euro, përpos ministrit për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili merr pagë shtesë prej 20%, pra 24.865 denarë, për shkak kryerjes së funksionit, dhe për këtë shkak rroga e tij është 140.405 denarë. Qeveria në faqen e saj zyrtare në pjesën e “logaridhënies” i ka publikuar pagat e funksionarëve nga kabineti qeveritar. Deri pak kohë, shkruan SHENJA, në këtë faqe qëndronin pagat e anëtarëve të Qeverisë së Zoran Zaevit, ndërsa qeveria e Dimitar Kovaçevskit nuk i kishte…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup i njofton qytetarët e qytetit të Shkupit, se vijon aksioni për pagesën e borxheve pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar. Aksioni për persona fizikë dhe juridikë filloi prej datës 20 qershor, ndërsa do të zgjasë deri më datën 31 të këtij muaji. “Ju bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxhe të mbetura në këtë periudhë të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve për pagesën e borxheve në më së shumti 48 këste për persona fizikë dhe 24 këste për persona juridikë, varësisht lartësisë së borxhit, pa llogaritje të interesit për…

Lexo më Shumë