Hamdi Nuhiju
Dilema gjithnjë është e hapur. Bëhet fjalë për rrugën e dhisë osë shtegun e dhisë? Nëse është rrugë, duhet të ketë rregulla, nëse bëhet fjalë për shteg, për çfarë bëhet fjalë?
Shtegun e bën natyra, ndërsa rrugën e bën njeriu. Kështu shkruhet në pamfletin e shkronjave të mbrapshta!
Në kokën e njeriut sillen pyetje të ndryshme të cilat shkaktohen nga mungesa e njohurive dhe diturisë. Askush nuk përmend shtegun e deleve! Nuk e ke mundësinë me dëgjuar njerëzit duke i thënë të tjerëve “jeni bërë si dhi”, mirëpo shpesh herë dëgjojmë shprehjen “jeni bërë si dele”!
Dhitë janë karakteristike për ngjitjen e tyre nëpër pjerrina, element ky që do të pamundësonte ekzistencën e kafshëve tjera! Pjesa e dytë e konstatimit është jetësor për ta kuptuar esencën e dallimit midis shtegut dhe rrugës.
Nëse i mbijeton shtigjeve, ti ke mundësi të menaxhosh me rrugët e botës! Problemet të duken të vogla sa shkronja p në alfabetin e gjuhës shqipe. Nuk bëhet fjalë për parime dhe rregulla. Po për mbijetesë fizike!