Qeveria zgjodhi në një seancë të mbyllur përbërjen e re të Komisionit të përbashkët për Çështje Historike me Bullgarinë. Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi ndryshimin e kuadrit megjithatë nuk konfirmoi emrat sepse i konsideron akoma si informacion i klasifikuar. Por, jozyrtarisht, tashmë emrat janë publikuar. Kryetar është emëruar Vanço Gjorgjiev, profesor në Fakultetin e Historisë në Shkup. Gjorgjiev kishte qenë anëtar i komisionit, por është larguar në vitin 2021 me pretendimin se ka pasur presione politike në funksionimin e tij. Në komisionin e ri nuk ka vend për kreun e deritanishëm Dragi Gjorgjiev, të cilin kryeministri Hristijan Mickoski e akuzoi se nuk i ka mbrojtur mjaftueshëm interesat kombëtare. Në përbërjen e re të komisionit është edhe historiani Aleksandar Litovski, i cili po ashtu ka qenë anëtar i komisionit historik në periudhën 2018-2020. Anëtarë të tjerë të komisionit janë: Mitko Panov, historian nga Instituti i Historisë Kombëtare; Nikolla Minov, profesor i historisë në Fakultetin Filozofik; Sasho Dodevski, asistent profesor titullar nga Instituti i Historisë i Fakultetit Filozofik; Besnik Emini, historian nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve; dhe Dimitar Llorovski, historian, i punësuar në Institutin e Historisë Kombëtare. /Alsat.mk
Data 08.10.2026
Aktuale
- Parlamenti i rrethuar nga qytetarët e revoltuar! Protestuesit nuk i ndalon as shiu: Ju erdhi fundi! Qeveri e krimit!
- Rafis Aliti: Gjykata e Hagës është marrë me gjithçka, përveç me drejtësi
- Nga Kur’ani te qendra amerikane: I riu nga Shkupi që po lidh besimin me teknologjinë
- Nga Shkupi në Madrid: Tre talentë të FC Shkupi U14 përfaqësojnë qytetin tonë
- Inteligjenca artificiale në shërbim të sulmeve kibernetike: Një 26-vjeçar në qendër të skandalit
- Nora Istrefi po përballet me një situatë shumë të rëndë, reagon për herë të parë dhe një gjë e tillë nuk pritej
- SHBA-ja ngre akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturim të amerikanëve
- Shqipëria nuk po gjen qetësi, publikohet edhe një tjetër VIDEO, sërish të përfshirë fytyra të njohura publike (PAMJE)



