Author: Hamdi Kumanova

Banorët e Koliçanit të Poshtëm gjatë ditës së djeshme kishin takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell TV21. Banorët janë të vendosur që mos të lejojnë ndërtimin e paneleve fotovoltaike në një pjesë të fshatit. Thonë se kompania ka leje vetëm nga komuna, por jo edhe pëlqimin e ministrive kompetente. “Ne sërish do t’i themi investitorit. Të mos provojë të vijë sërish. Ne kemi vendosur. Me “mur të gjallë” do ta mbrojnë këta qytetarë. Ai ka leje nga komuna, nuk na tregoi nëse ka nga Inspektorati i Ndërtimit. Neve duhet të na tregojë nëse të gjitha ministritë i kanë…

Lexo më Shumë

Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nga orët e mesditës me paqëndrueshmëri, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga DPHM shtojnë se përgjatë Vardarit përkohësisht do të fuqizohet erë veriore deri veriperëndimore. Të enjten paqëndrueshmëria do të ulet dhe veçanërisht paradite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar lokale, ndërsa do të vazhdojë të fryejë erë e fuqishme veriore përgjatë Vardarit dhe…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje një banor i fshatit Xhepçisht ka denoncuar se babai i tij, i cili lëvizte me biçikletë në një rrugë të Tetovës, është goditur nga një automjet me targa zvicerane dhe si pasojë ka ndërruar jetë Nga MPB thonë se personi i cili e ka goditur biçiklistin është larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me datë 22.07.2024 në ora 11:20 në SPB Tetovë, Xh.M (44) nga fshati Xhepçisht i Tetovës ka denoncuar se me datë 20.07.2024 në ora 11:20 në rrethrrotullimin ndërmjet rrugës “Ivo Lola Ribar” dhe rrugës “Bllagoja Toska”, automjeti i pasagjerëve…

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike e zv/kryeministrit të parë, Izet Mexhiti në Qeverinë e re do të ketë dy zëvendësministra, Kaltrina Zekolli Shaqiri në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Astrit Iseni në ministrinë e Punëve të Brendshme. Që të dy doktorë shkence dhe profesorë universitarë. LD theksoi se me profesorëshën Zekolli Shaqiri dhe profesorin Iseni reflekton angazhim maksimal për një qeverisje ndryshe dhe të bazuar me dije. “Nëpërmjet këtyre emërimeve tregohet qartë se promovimi i individëve me kualifikime të larta është në qendër të vizionit si parti. Një Qeveri e informuar dhe e udhëhequr nga kuadro profesional është thelbësore për stabilitetin dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë parandaluar disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme, prej ku janë sekuestruar përkohësisht cigare, rroba, automjete dhe gjësende të tjera. Siç kumtuan sot nga Drejtoria Doganore, është parandaluar tentim për kontrabandim të 114 pako cigareve pa pulla akcize, të markës Karelia dhe pesë pako cigare me pulla bullgare të akcizës, të markës Sobranie, që janë kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të çantave të udhëtimit të një shtetasi nga RMV-ja, i cili synonte të udhëtonte për në Londër. “Pas denoncimit nga shërbimi i sigurisë së aeroportit se pasagjeri ka bagazhe të…

Lexo më Shumë

Në 22.07.2024 në orën 17:00 në Tetovë, policia nga SPB Tetovë ka arrestuar J.J. (19) nga fshati Dëbërcë i Tetovës, i cili ishte në kërkim sipas një urdhri gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg. Ai është dorëzuar në Institucionin e Dënimeve dhe Rehabilitimit të Burgut Tetovë për të vuajtur dënimin. Në 22.07.2024 në orën 20:10 në fshatin Tearce të Tetovës, policia nga Njësia Policore Tearce ka arrestuar E.L. (43) nga e njëjta fshat, i cili ishte në kërkim sipas një urdhri gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg. Ai është dorëzuar në Institucionin e Dënimeve dhe Rehabilitimit të Burgut…

Lexo më Shumë

Në rrugën magjistrale në drejtim të Pikë Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion e kanë privuar nga liria I.A. (49) nga Shkupi. MPB-ja sot kumtoi se gjatë kontrollit të automjetit “volkswagen golf” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin ai e ka drejtuar, është konstatuar se ai ka kryer transport të kundërligjshëm të drunjve për ngrohje, me regjsitrim të skaduar të automjetit dhe pa patentë shoferë të vlefshëm. Automjeti dhe drunjtë për ngrohje janë sekuestruar, kurse personi është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor Çair për procedurë të…

Lexo më Shumë

Këshilli i Komunës së Tetovës zgjodhi Naim Ismailin për kryetar të ri. Pro votuan 19 këshilltarë, 11 abstenuan, transmeton Portalb.mk. Komuna e Tetovës mbeti pa kryetar të Këshillit Komunal pasi ish- kryetari Besar Durmishi, nga Kuvendi i RMV-së u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe Punës. Durmishi më 24 qershor mori detyrën e re dhe u ul në karrigen e ministrit të Ekonomisë dhe Punës. Kujtojmë që, Durmishi brenda një viti u zgjodh dy herë kryetar i këshillit. Njëherë pas zgjedhjeve të rregullta lokale në tetor 2021. Ndërsa së dyti në gusht 2022 pasi Tetova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme për…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga VLEN sërish komentoi angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë nga BDI, për zgjidhjen e çështjes së legjitimitetit, ku si zgjidhje po shqyrtohet modeli belg dhe irlandez i ndarjes së territorit, përcjell TV21. Taravari thotë se BDI për 22 vjet në pushtet nuk e realizoi këtë, ndërsa thekson se nuk beson që më do të kthehet në pushtet. “Unë vetëm nuk e di pse BDI-ja këtë ligj nuk e ka sjell për 22 vjet sa ka qenë në qeveri. Në parim për kështu ligje, na duhet konsensus më i gjere. Tash kur është BDI-ja në opozitë, s’besoj se më fiton…

Lexo më Shumë

Qëllimi është të reduktohet turma në spitalin ditor, i cili është identifikuar si një nga problemet më serioze, si dhe të sigurohet trajtimi adekuat i këtij grupi të pacientëve në institucionin që trajton numrin më të madh të sëmundjeve malinje dhe është unik në shëndetësinë terciare të këtij lloji. Pacientët deri në orën 20:00 në turnin e dytë tashmë do të mund ta marrin këtë shërbim shëndetësor në spitalin ditor. Ndryshe, Klinika e Onkologjisë merr pjesë aktive në aktivitetet për hapjen e repartit onkologjik dhe ofrimin e terapisë për pacientët me sëmundje malinje në spitalin “8 Shtatori”, ku për disa…

Lexo më Shumë

Një 20-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Tiranë, pasi qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak në makinë. Në rrugën “5 Maji”, policia kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin 20-vjeçar. Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. I riu, banues në Kamëz, akuzohet për veprën penale ‘mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar gjithsej 30 zjarre në ambient të hapur, 10 prej të cilave janë ende aktive, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Një zjarr në ambient të hapur në Makedonski Brod, afër fshatrave Diveç dhe Sllatinë, është vënë nën kontroll, ku digjet një pyll i përzier dhe janë shuar plotësisht 20 zjarre, transmeton Portalb.mk. Ditët paraprake, sipas QMK-së, ka pasur raste kur zjarret e shuara janë ndezur sërish. Për shuarjen e zjarreve përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe dy “airtraktor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dy helikopterë të MPB-së dhe 90 efektivë…

Lexo më Shumë