Author: Hamdi Kumanova

Borxhi i përgjithshëm në shëndetësinë publike ndoshta i kalon 100 milionë euro, ky borxh ka lindur për shkak të buxhetimit joadekuat në periudhën e kaluar, buxheti mezi është i mjaftueshëm për mbulimin e pagave, tha drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSHF), Sasho Klekovski gjatë vizitës së sotme në ISHP “Spitali i Përgjithshëm Strumicë”. “Pra, gati 80 për qind e buxhetit shkon për paga dhe ka mbetur shumë pak për funksionet, këto janë borxhe për laboratorë, për kuzhinë, për punë teknike e të tjera. Për shkak të kësaj situate, një nga aparaturat e rëndësishme – tomografia kompjuterike është jashtë funksionit…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se ka ndaluar dy shtetas të Kosovës, të cilët në një autobus kanë kontrabanduar mallra pa dokumentacion përkatës “Sot (24.07.2024) rreth orës 03:50 në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Kumanovë, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim kanë ndaluar autobusin në pronësi të një kompanie për transportin e udhëtarëve nga Kosova. Gjatë kontrollit të automjetit dhe udhëtarët janë gjetur disa kuti me barna me gjithsej 5.942 tableta, 100 pako kafe, 36 thasë me mbishkrime të markave të mbrojtura, 104 parfume për meshkuj dhe sende të tjera për të cilat…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka adresuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës. Kurti ka thënë se edhe pas dhjetë muajsh nga sulmi terrorist në Banjskë, ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij. Madje kryeministri shtoi se Prokurorisë nuk iu deshën më shumë se 10 orë që ta intervistonin ministren Albulena Haxhiu për një postim në Facebook. “Sot janë bërë dhjetë muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit në mbrojte të ligjshmërisë së vendit. Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiciqit dhe terroristëve të tjerë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit do ta denoncojë para organit kompetent ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, sepse gjatë vakumit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, përkatësisht ministrit të ri të Punëve të Brendshme, ai ka nënshkruar deri në 189 vendime për rishpërndarjen e punonjësve në Ministri. Kjo periudhë konsiderohet si kohë zgjedhore. Sipas KSHPK-së, Bushi ka shkelur Kodin Zgjedhor, për çka përgjigjet penalisht. Më 28.6.2024 në Komision ka ardhur një paraqitje nga një paditës që e ka denoncuar Bushin për shkeljen e nenit 34, paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, iu përgjigj akuzave të LSDM-së për pronën e dhuruar Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, në të cilën, siç thekson opozita, Toshkovski ka banesë. Ai tha se ka pritur që sulmet të vijnë nga BDI pasi MPB-ja ka bërë kallëzim penal ndaj nipit të Ali Ahmetit, por, siç thotë ai, LSDM-ja është në rolin e mbrojtësit të krimeve të BDI-së. Edhe pse konkretisht nuk iu përgjigj akuzave se a ka banesë apo jo, ai tha se këto janë thjesht manipulime. “Më vjen keq që dje u ngrit pluhur dhe publiku u manipulua…

Lexo më Shumë

Vendi akoma po përballet me zjarre aktive, ndërsa institucionet vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e tyre, shkruan Alsat. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat thotë se për momentin shteti nuk ka nevojë për kapacitete të huaja dhe zjarret aktive momentale mund të menaxhohen me resurset e vendit. Është vënë në kontroll zjarri në Malin Serta që u dogj dhjetëra ditë me rradhë, ndërsa po bëhen kalkulimet e dëmeve të shkaktuara nga zjarrit. “Dëmin në mënyrë shtesë do ta konfirmojë Ndërmarrja për Pyjet Kombëtare, ose ministria e Bujqësisë, por nga ajo që mund ta shoh….. dëmi i ekonomik në malin Serta,…

Lexo më Shumë

NP Higjiena Komunale – Shkup çdo ditë ballafaqohet me hedhjen e paligjshëm të mbetjes në sipërfaqet publike dhe në hapësirën përreth kontejnerëve. Ndërmarrja realizon aktivitete të përditshme për pastrimin e mbetjes së hedhur në mënyrë të paligjshme. Gjatë ditës së djeshme është pastruar një nga lokacionet ku vazhdimisht përsëritet hedhja e paligjshme e mbetjes, ndërsa ajo është hapësira te bul.Nikola Karev pranë këndit të lojërave përballë Ambasadës Amerikane. Janë mbledhur dhe transportuar rreth 50 m³ mbetje.Pas pastrimit të hapësirës është kryer larje manuale dhe makinerike meautocisterna. NP HKSh apelon deri te qytetarët e pandërgjegjshëm që të mos i hedhin mbetjet…

Lexo më Shumë

Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim të krizave i rekomandoi Qeverisë që urgjentisht të riorganizojë sistemin për ballafaqim me krizat. Ministri I Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se ideja është që Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të bashkohen në një trup të vetëm. “Absolutisht po, kjo është në drejtim të ndërtimit të një sistemi në të ardhmen. Dobësitë i shihni të gjithë, nuk duhet t’ua sqarojmë, është fakt se duhet të riorganizohemi në mënyrë thelbësore në drejtim të një reagimi të duhur për një gjendje të tillë krize. Kjo që ju tani…

Lexo më Shumë

“Një vend për të parkuar makinën, së fundmi në Pollog po bëhet mollë sherri mes njerëzish. Dhe sikur kjo të mos mjaftojë mos durimi mes vete dhe lufta për të gjetur një vend parkimi, shkon tek më e keqja tek vrasja”. Psikologja Fatime Ziberi thotë se shkak për këto fenomene të këqija është mënyra e jetesës dhe sidomos mos kujdesi ndaj shëndetit mental. “Kjo është rezultat i mos tolerancës dhe ajo që njerëzit sot nuk janë rezilient fatkeqësisht. Prag tolerance mes njerëzish nuk ekziston. Kjo është edhe akumulim që një kohë të gjatë njerëzit e kalojnë në stres dhe presion…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, në seancën e tetë të sotme informoi se do të iniciojnë procedurë pranë organit kompetent kundër zëvendësministrit për marrjen e 189 vendimeve për vendosjen e të punësuarve gjatë zgjedhjeve. Ajo theksoi se më 28 qershor 2024 është pranuar një ankesë në KSHPK nga një kërkues i njohur që tregon shkelje të nenit 34, paragrafi 1, alineja 3 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe nenit 8, paragrafi 1, Paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor. Siç theksoi ajo, akuzat i referohen një zëvendësministri të një ministrie të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, Kristin Melsom. Siç njoftojnë nga BDI, në takim Ahmeti dhe Melsom këmbyen opinione mbi zhvillimet politike në vend e rajon, zgjedhjet e 8 majit si dhe zhvillimet pas zgjedhore në Maqedoninë e veriut. “Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadoren Melsom për qëndrimin e palëkundur të Bashkimit Demokratik për Integrim mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin Europian nëpërmjet të respektimit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, atë të Prespës dhe të Ohrit. Lideri Ahmeti theksoi rëndësinë e legjitimitetit ndëretnik të institucioneve të vendit si rezultat i procesit…

Lexo më Shumë

Më 23.07.2024 në orën 06:55 në Stacionin Policor të Vinicës është raportuar se në vendin e quajtur “Ciganski Rid” në Vinicë, V.M. (60) nga fshati Gradec, Vinicë, duke drejtuar një traktor “Massey Ferguson” me targa të Viniçës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për shkak të lëndimeve të marra në vendin e aksidentit, shoferi V.M. ka ndërruar jetë, dhe mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të Prokurorit Publik nga PTHP Koçan, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Një ekip hetimor nga DPB Vinicë ka kryer inspektimin.

Lexo më Shumë