Author: Hamdi Kumanova

I ftuar në Daily Click Në TV21, zv.kryeministri Arben Fetai tha se i ka ndjekur reagimet e Levicës që siç thotë, e kanë quajtur spiun i Albin Kurtit e pastaj kanë folur për shtetësinë e tij, ndërsa për deklarimin e pasurisë, Fetai tha se ka qenë transparent ndërkohë që bëri thirrje që e njëjta të bëhet edhe nga pushteti i kaluar. “I kam ndjekur reagimet e Levicës të cilët vazhdimisht prej që kam marrë detyrën, janë marrë me mua nga këndë të ndryshme, fillimisht spiun i Albin Kurtit pastaj nuk ka shtetësi ndërsa për këtë çështjen e deklarimit të pasurisë…

Lexo më Shumë

Policia e Gjevgjelisë dje në ora 15:30 e ka privuar nga liria J.N (48) nga Gjevgjelia Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan kërcell kanabisi dhe sende me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë. Siç informuan sot nga MPB-ja, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj personit do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Ribalancimi i Buxhetit sot duhet të jetë në rend dite të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet. Seanca është caktuar në orën 11:00 Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318 miliardë 150 milionë denarë dhe shënojnë rritje për 8 miliardë e 22 milionë denarë, përderisa shpenzimet janë projektuar në nivel prej 362 miliardë 816 milionë denarë, gjegjësisht në anën e shpenzimeve ka rritje prej 19 miliardë 178 milionë denarë. Rritja e PBB-së është rishikuar nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 2,1 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në nivelin 3,5 për qind. Në gjysmën…

Lexo më Shumë

Një grua në Hajvali ka njoftuar policinë se i dyshuari ia kishte marrë me veturën e tij djalin e saj të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike. Siç bën të ditur policia në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor. “I dyshuari është arrestuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng. Rasti ka ndodhur në Suharekë, të mërkurën. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjare ka shtënë me dy armë zjarri për të cilat posedon leje përkatëse”, thuhet në raport. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja 9mm dhe dy armë zjarri pistoleta 9×19 mm dy karikatorë si dhe dy lejet përkatëse për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka njoftuar sot Malin e Zi përmes një note drejtuar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Zagrebi ka shpallur kryetarin e Parlamentit malazez, Andrija Mandiq, deputetin Millan Knezheviq dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq, persona të padëshirueshëm. Zagrebi tha se ky vendim u mor për shkak se këta politikanë kanë kryer veprime të vazhdueshme për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe për shkak të, siç u tha, abuzimit të Kroacisë për qëllime të brendshme politike. “Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 13 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak. Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato. Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (24.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 gjoba, nga të cilat 8 për vozitje pa patentë shofer, dhjetë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 15 gjoba për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, tri gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më…

Lexo më Shumë

Për herë të parë në Raportin vjetor për sundimin e drejtësisë në BE për vitin 2024, të përgatitur nga Komisioni Evropian, përfshihen katër vende të Balkanit Perendimor edhe atë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Në raport thuhet se Maqedonia e Veriut zbatoi disa valë të reformave në gjyqësor dhe miratoi strategji të re për gjyqësinë por megjithatë pavarësia e gjyqësorit dhe kapaciteti institucional për mbrojtje të tij nga ndikimi joadekuat përfaqësojnë shqetësim serioz. Në raportin e KE thuhet se niveli i pavarësisë së përcaktuar në gjyqësor është shumë i ulët, shqetësim mbetet edhe pavarësia e Këshillit…

Lexo më Shumë

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup i ka dorëzuar të dyshuarit kryesor për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutale të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, njoftim për kryerjen e hetimeve, transmeton Portalb.mk. “Me kaq përfundon afati ligjor i mbrojtjes për të këqyrur provat. Pas skadimit të këtij afati dhe paraqitjes së akuzës, prokurori publik do të propozojë bashkimin e procedurës gjyqësore ndaj gjithsej pesë të pandehurve për këtë ngjarje penalo-juridike, sepse ekzistojnë baza ligjore të parapara me nenin 28 të Ligjit për Procedura Penale. Për të mundësuar veçantinë e procedurës, prokuroria do të kërkojë shtyrjen e…

Lexo më Shumë

Qeveria e re do të shtrejtoj çmimet në objektet dhe restorantet brenda saj dhe institucioneve tjera, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Shërbime të Përbashkëta Qeveritare (SHQÇPP), Ivica Tomovski. Me këtë në restorantet brenda Qeverisë, apo institucioneve tjera, por edhe Kuvendit do të shtrenjtojnë çmimet për 50%., përcjell INA. Me këtë nuk ka më supë pule për 60 denarë, omletë 80 denarë, sallata nga 30 denarë, ramstek 280 denarë,  oriz dhe fasule për 35 denarë dhe ushqime tjera me çmime të leverdishme, që nuk mund të gjesh në asnjë restorant jashtë këtyre hapësirave zyrtare. “Në periudhën e kaluar, publiku shpesh me…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se do të angazhohet që deri në fund të vitit, në kuadër të buxhetit aktual, të sigurojë vendime pune për personelin mjekësorë me shkollë të mesme, që një kohë të gjatë punojnë pa vendime, përcjell TV21. “Angazhimi im i ardhshëm do të jetë që të shohim këta që një kohë të gjatë, posaçërisht personeli mjekësorë me shkollë të mesme, që një kohë të gjatë punojnë dhe nuk kanë vendim për punë, të gjejmë edhe për ata zgjidhje, deri në fund të vitit edhe ata të jenë të punësuar të rregullt. Dmth do të pritet…

Lexo më Shumë