Nga dita e sotme, Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 është në rend dite të Komisionit parlamentar të Financimit dhe Buxhetit. Ndryshimet e propozuara para deputetëve i arsyetoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila theksoi se me këtë ribalanc sigurohen mjete për të gjitha detyrimet që sipas ligjeve duhet të servisohen nga Buxheti. “Propozimi i ribalancit ishte sfida e parë që punova së bashku me ekipin tim dhe mendoj se po propozojmë zgjidhjen më optimale, duke pasur parasysh burimet që kemi, hapësirën e vogël të manovrimit dhe sigurisht gjendjen makroekonomike. Dhe e gjithë kjo ësshtë…
Author: Hamdi Kumanova
MPB Maqedoni njofton se dje (24.07.2024) në ora 14.25 në Veles, zyrtarë policorë nga Seksioni për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në SPB Veles, e kanë privuar nga liria A.T (26) nga Velesi. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, hashash, fara kanabisi, një bimë kanabis sativa, një peshore digjitale dhe para në valuta dhe prerje të ndryshme”. “A.T. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik . Dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal për veprën “prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e narkotikëve, substancave…
Më datë 24.07.2024 në ora 20:20, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin B.A. nga Tetova, i cili është denoncuar nga nëna e tij 57-vjeçare se ndaj saj është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS
Më datë 24.07.2024 në ora 18:20 në DPB-Gostivar, 35-vjeçarja nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 15:30, bashkëshorti i saj Xh.Xh. nga Gostivari me të cilin nuk kishin kurrorë është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj, nuk e ka lënë të shohë fëmijët e tyre të mitur dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Sipas raportit, ajo ka kërkuar ndihmë edhe nga Qendra për Çështje Sociale-Gostivar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Të mërkurën mbrëma punonjësit policorë nga SPB Tetovë Stacioni Policor në Gallatë kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelerik në afërsi të magjistrales Tetovë-Gostivar, në pronësi të personit R.B.(49) nga Gostivari, me qëllim gjetjen e shtetasve të huaj që banojnë dhe punojnë ilegalisht në zonë dhe personave të cilët janë në kërkim për arsye të ndryshme, prania e të miturve pas orës 24:00 në objektet hotelerike, si dhe kontroll ndaj automjeteve. Gjatë kontrollit është ndaluar pronari R.B. dhe F.B.(48) nga Dobërdolli i Gostivarit, të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim me urdhër të gjykatës, për vuajtje të dënimit…
Më datë 24.07.2024 në ora 23:40, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.N.(46) nga Gostivari, i cili nga vëllai i tij 53 vjeçar është raportuar se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe familjes dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS
Zgjerimi i listës pozitive të barnave është në pritje të zgjedhjes së Bordit të ri Drejtues të Fondit të Shëndetësisë, thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Sipas tij, nuk ka asnjë problem financiar për zgjerimin e listës dhe as të diskutueshme nëntë barnat e paralajmëruara që do të futen në të, transmeton Portalb.mk. “Nuk ka problem, ka para, vetëm presim të zgjidhet Bordi i ri Drejtues, i cili ende nuk është kompletuar. Është dërguar nga ne dy javë më parë me pëlqimin e Fondit. Sapo të mbahet seanca e parë e Bordit Drejtues të Fondit, së bashku me drejtorin e…
Joserioze i ka quajtur idetë e BDI-së për rajonizimin e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, qe siç tha, për 22 vite ishin në pushtet dhe kanë kundërshtuar çdo propozim të këtij lloji, përcjell TV21. Fetai tha se BDI ka humbur rrugën në oborr dhe shtoi se për herë të parë është në opozitë dhe nuk di se si të sillet si e tillë. “BDI e kemi dëgjuar këto ditë se do të kërkojnë regjionalizim të shtetit, ne si VLEN e kemi komentuar edhe këtë çështje. Kemi thënë se BDI ka qenë në pushtet për 22 vite me radhë dhe asnjëherë…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, apeloi sot Qeverinë që ta vendosë në diskutim publik Kodin e ri Penal, i cili, siç tha ai, është përgatitur dhe ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë. “I bëj thirrje Qeverisë që ta vendosë në diskutim publik. Është një ligj i ri penal, është bërë tërësisht në koordinim me institucionet ndërkombëtare, kopje e Kodit Penal të Gjermanisë dhe mendoj se duhet të jetë sa më shpejt në diskutim publik, të shqyrtohet nga ekspertët. Duhet të japin mendimin e tyre, të përfshihet paneli i ekspertëve dhe së bashku me konsensus të miratohet, siç i ka hije Kodit…
Më datë 24.07.2024 në ora 23:50 në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, punonjësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë, kanë privuar nga liria personin O.F.(20) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës ,,Seat Ibiza” me shenja regjistrimi të tetovës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal kundër tre zyrtarëve policorë për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Siç njoftojnë nga MBP bëhet fjalë për A.D, D.D policë në departamentin në Tearcë, si dhe J.B polic në pikën kufitare Jazhincë. “Gjegjësisht, i raportuari i parë A.D. më datë 23.05.2022 dhe i raportuari i dytë D.D. më datë 24.05.2022 gjatë orarit të punës derisa ishin të angazhuar në një zonë pyjore në afërsi të vendit të quajtur “Gjinov Kamen”, pa plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armëve të zjarrit, kanë qëlluar…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar drejtorët e të gjitha burgjeve. Pas raportit që drejtori për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov e dorëzoi te kryeministri, Hristijan Mickoski, organi ekzekutiv ka shkarkuar nga pozita e drejtorit në burgun e Shutkës, Filip Andovin dhe në vend të tij e ka emëruar Filip Utkovskin. Në burgun e Idrizovës, zëvendësdrejtor për pavijonin e hapur në Veles është caktuar Ibrahim Elezi. Në Shtip me burgun do të udhëheq Dejan¬ço Zdravkov, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Gjorgji Hubrev. Në burgun e Prilepit për ushtrues i detyrës drejtor është emëruar Emil Janevski ndërsa zëvendës…

