VLEN në një kumtesë për media thotë se “skandalet dhe korrupsioni i instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe satelitët e saj kanë minuar besimin në gjyqësor, kanë penguar zhvillimin ekonomik dhe progresin shoqëror”. “Ndërhyrjet e BDI-së në sistemin gjyqësor kanë qenë të papranueshme. Kujtojmë presionet ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, vetëm sepse ajo refuzoi të falë dhe të rikthejë Nikolla Gruevskin në Maqedoni si hero”. “Këto veprime tronditën thellë opinionin publik. Po ashtu, garnitura e kaluar ndryshoi Kodin Penal për të ulur dhe vjetërsuar dënimet e ish-zyrtarëve, një akt që u prezantua nga BDI si një harmonizim me…
Author: Hamdi Kumanova
Në kuadër të fushatës verore “Për verë të sigurt”, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor prej disa vitesh po realizon aktivitete të përbashkëta me Agjencinë për Siguri në Komunikacion të Republikës së Serbisë, me moton “Vozit i çlodhur”. Fushata realizohet përgjatë Korridorit 10 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, ku në këtë periudhë të verës është rritur numri i automjeteve nga të dyja vendet, por edhe nga jashtë, që kalojnë transit nëpër këtë korridor. Pikërisht për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve në komunikacion, zbatohen aktivitetet e fushatës “Vozit i çlodhur” me…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar 2 vjetorin e themelimit të partisë përmes të cilës u rikthye në politikën aktive. Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se gjatë periudhës së tij si President i Republikës së Shqipërisë, ndodhi një grusht shteti i ‘butë’, por kriminal pasi u arrit kapja totale e shtetit. Rikthimi im ishte i pashmangshëm dhe vazhdimi im është i domosdoshëm derisa të restaurohet rendi kushtetues dhe demokracia funksionale’, shkruan Meta. Në këtë dy vjetor, Meta shprehet se sot PL-së po i bashkohen shumë të rinj dhe intelektualë që kanë vizionin e duhur,…
Ish-zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike dhe deputeti aktual Fatmir Bytyqi, pohon se me ribalancimin e paralajmëruar të buxhetit, borxhi publik do të bëhet “monstruoz” në vetvete. Në fjalimin e tij, në seancën e sotme të Komisionit për financim dhe buxhet, Bytyqi theksoi se në rritjen e parashikuar të borxhit nuk mund të njihen paratë nga huamarrja, gjë që, siç tha deputeti i LSDM-së, është pajtuar edhe kryeministri. me ne në një mënyrë miqësore që brezat e ardhshëm do t’ia paguajnë Hungarisë”. Ai paralajmëroi se borxhi publik do të rritet shumë më tepër se 68% e parashikuar e PBB-së. “Me shkeljen e…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske gjatë takimit me Odën Ekonomike, paralajmëroi një aktivitet investues prej 700 milionë eurosh për kompanitë maqedonase, diçka që do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në biznesin, por edhe mbi Produktin e Brendshëm Bruto, por mbi të gjitha për hapjen e vendeve të reja të punës. Kryeministri Mickoski sqaroi se kompanitë jo vetëm që do të marrin 250 milionë euro mbështetje nga Hungaria, por qëllimi është krijimi i një sistemi që do të funksionojë jo nga sot për nesër, por edhe në të ardhmen,…
Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, sot iu drejtua deputetëve të Komisionit për financim dhe buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën lidhur me Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, në të cilin fondet bazë për funksionimin e prokurorive zvogëlohen për më shumë se një milion euro nga sa ishte planifikuar fillimisht për këtë vit. Ai në seancë ia përcolli qëndrimin kolegjiumit të ekspertëve të Prokurorisë Publike, i cili dje në përbërje të zgjeruar njëzëri vlerësoi se një ulje e tillë vë…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot takime të ndara me ambasadorin e Bashkimit Evropian, David Geer, ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri, ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer dhe Jürgen Schroeder, këshilltar ekonomik, Shef i Advantage Austria për rajonin, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Në takimin me ambasadorin Geer, theksojnë nga MPJ, fokusi i fuqishëm i Qeverisë së re në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit dhe realizimin e reformave që do të nënkuptojnë progres të prekshëm për qytetarët, në radhë të parë në fushën e garantimit të zhvillimit…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv dhe të vazhdueshëm të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike dhe vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, transmeton Portalb.mk.
Vendi po gjendet në mesin e temperaturave ekstreme, ndërsa autoritetet nuk ofrojnë zgjidhje për kaosin në transportin publik. Përderisa vozitësit ankohen për kushte të këqija të punës dhe kolapsin e pasagjerëve, Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk mund të votojë për projektin për blerjen e eko-autobusëve të kryetares Arsovska. Një peshqir i lagur me ujë rreth qafës nuk i shpëton shoferët e autobusëve nga vapa. Njëri nga shoferët informoi për gazetën KOHA se autobusi ka kondicioner mirëpo nuk funksionon. “Autobusi duket në gjendje të mirë, mirëpo gjithmonë kemi probleme me kondicionerin, ka por nuk funksionon. Pastaj na duhet ti hapim…
Dje në Bogdanci ka ndërruar jetë foshnja katër muajshe, ndërsa vdekjen e ka paraqitur në polici mjeku i Emergjencës nga Gjevgjelia, njoftoi sot SPB Strumicë. Sipas policisë foshnja ka pasur probleme shëndetësore që nga lindja dhe për një kohë të gjatë po trajtohej në Qendrën Klinike në Shkup. “Një ekip nga DPB Gjevgjeli ka inspektuar vendin dhe me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria e Velesit trupi i foshnjës është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski i është përgjigjur sot liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me kërkesën për Kodin e ri Penal, duke theksuar se do të miratohet Kod i ri Penal, por sipas standardeve evropiane, e jo sipas nevojave të dikujt. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në manifestimin për 102 vjetorin e ekzistencës së Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Mickoski theksoi se nuk është kundër Kodit të ri Penal, por e pyeti Filipçen se çfarë do të bëhet me këto vepra që janë të vjetruara dhe për të cilat qytetarët kërkojnë dëmshpërblim. “Thonë se krijuan një Kod…
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq sot në pikën kufitare “Tabanoc” tha se pret nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të marrin vendim për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. “E dini ne aty…ne shumë njerëz që kanë qenë pjesëmarrës në ato krime gjatë kohës së luftërave, i kemi proceduar dhe kemi lëshuar fletarrestime. Në bazë të atyre fletarrestimeve disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim vendim që të ekstradohet, por është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Daçiq./tv21.tv Ish-ushtari dhe komandanti i zonës së Nerodimes, Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik…

