Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31.12.2024. Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende patentë shoferin me emrin e vjetër kushtetues që të rinovojnë të njëjtat para afatit, për të mos krijuar turma të panevojshme. Po ashtu, u njoftua se portelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë. “Të gjitha ambientet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për të shkëmbyer patentë shoferët…
Author: Hamdi Kumanova
Në rrjetet sociale Instagram dhe Twitter në Maqedoni po zhvillohet një fushatë në bazë etnike, e cila bën thirrje për bojkotimin e marketeve “Kiper” dhe “Kit Go” vetëm sepse pronarët e tyre janë shqiptarë. Në këtë fushatë ka përplot mesazhe ekstreme në baza etnike, fetare dhe kombëtare, sipas të cilave arsyeja e bojkotimit të këtyre marketeve është sepse “punonjësja në KAM ose Stokomak quhet Svetle, ose Gorde, që tingëllon shumë më bukur se sa Shpresa apo Valona”, shkruan Portalb.mk. Si shkak për nxitjen e kësaj fushate në rrjetet sociale ka qenë një postim në Facebook nga një llogari e mbyllur…
Qeveria e RMV-së njofton se në vetëm 2 muaj mandat, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondit për Sigurim Shëndetësorë (FSSH) zgjeruan listën pozitive të barnave. Sipas tyre nga sot qytetarët do të mund të marrin barnat e reja në listën pozitive. “Listës iu shtuan nëntë gjenerikë të rinj, gjegjësisht 87 barna në emra, forma, forca dhe ambalazhe të ndryshme për shtypjen e gjakut, sëmundjet e zemrës, anti-agregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit dhe demencës. Zgjerimi i fundit i listës pozitive ishte në vitin 2009 dhe në 2014 kur u shtua vetëm një ilaç. Por që nga dita e sotme është zgjeruar…
Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, 30.004 qytetarë të Maqedonisë për herë të parë kanë marrë leje për qëndrim në vendet anëtare të BE-së në vitin 2023. Kjo paraqet rritje krahasuar me 2022 kur 29.591 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë leje të tillë. “Nga numri i përgjithshëm, 13.730 persona kanë marrë leje për arsye familjare, 1.028 për arsim dhe 2.535 për shkaqe të tjera”, – Eurostat. Të dhënat tregojnë se konsiderueshëm është rritur interesi për qëndrim në BE. Në rajon, më shumë leje për në BE në 2023 kanë marrë qytetarët e Serbisë, ndërsa gjithsej 50.933 persona nga…
Për vizitë në Kuvend sot do të jetë një delegacion nga Bundestagu gjerman. Anëtarët e Bundestagut do të kenë takime të ndara të punës me komisionet për çështje ekonomike, punës dhe politikës energjetike për politikë sociale, demografi dhe të rinj.
Ministria e Ekonomisë sot duhet të marrë Propozim nga grupi punues për shportën e konsumit vjeshtor sipas paralajmërimit për 100 produkte ushqimore bujqësore me marzhe të kufizuara tregtare ose çmime të ngrira. Sipas paralajmërimeve, me shportën e vjeshtës duhet të përfshihen perime, fruta, furra buke, produkte qumështi,.. Propozimi duhet të miratohet nesër në seancë të rregullt të Qeverisë. Grupi i punës përbëhet nga përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Financave. Përmes simulimit ky grup do ta përcaktojë shportën e konsumit të vjeshtës me 100 produkte dhe nëse do të ketë ngrirje çmimesh apo nëse marzhet do të kufizohen në…
Komiteti për Hetim të Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KINSIV) sot fillon aktivitete në Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit M-NAV si pjesë e hetimit për ngjarjen në qiellin e Shkupit më 7 shtator në të cilin sipas paralajmërimeve është shmangur përplasja e dy aeroplanëve. Për ngjarjen vepron edhe Agjencia e Aviacionit Civil (AAC), ndërsa nëse konfirmohet se ka vepër penale gjetjet duhet të dorëzohen në Prokurorinë Themelore Publike. “Të hënën do të hyjmë në M-NAV dhe do të bëjmë bisedat e nevojshme, do të dëgjojmë regjistrimet e bisedave të kontrollorëve me pilotët e aeroplanëve dhe do të shikojmë edhe regjistrimet.…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot do ta thërrasë ambasadorin bullgar në shtet, Zheljasko Radukov, për fotografimin para flamurit bullgar të presidentëve Rumen Radevit dhe Gordana Siljanovskës në takimin e ditëve më arë në Sofje. “Lidhur me paralajmërimin e presidentes Siljanovska Davkova informojmë se gjatë ditës së hënë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në bisedë do të thirret ambasadori i Republikës së Bullgarisë, deklaruan nga MPJ-ja. Nga Kabineti i presidentes Siljanovska – Davkova gjithashtu paralajmëruan se do të kërkojnë shpjegim për fotografinë para flamurit bullgar të bërë në kabinetin e presidentit…
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi edhe një grua nga Peja, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj. Sinjali mëson se burri 42-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas pasi ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Sipas informacioneve të para, i dyshuari i ka bërë presion viktimës, duke i shkaktuar shqetësim e frikë, për çka ajo u…
Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar të punojnë në destinacionin që po tërheq më shumë profesionistë së fundmi. Të dhënat janë publikuar në database-n e Eurostat. Ndërsa Italia kryeson në përgjithësi për lejet e qëndrimit që jepen në total, kur bëhet fjalë për punësimin është Gjermania ajo që për herë të parë ka marrë kryesimin. Mjekë, infermierë, specialistët të IT-së apo dhe të tjerë po lënë vendet e tyre të punës në Shqipëri dhe po emigrojnë me kontrata të rregullta në Gjermani. Ky i fundit ka dhënë…
Orban kundër të gjithëve! Nëse nuk ju ka mjaftuar përballja mes Donald Trump dhe Kamala Harris dhe po kërkoni një debat të zjarrtë, nuk mund të humbisni atë mes Viktor Orbanit dhe deputetëve europianë. Kryeministri hungarez do të jetë në sallën e Strasburgut të mërkurën më 18 shtator me rastin e seancës plenare, për të prezantuar prioritetet e presidencës hungareze të BE-së, në atë që pritet të jetë një debat i nxehtë. Udhëheqësi hungarez shkaktoi zemërimin e BE-së kur, pak pas fillimit të marrjes së Presidencës hungareze, nisi atë që ai përcaktoi si një seri misionesh paqeruajtëse, duke takuar fillimisht…
Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, rikthimi i serbëve në Policinë dhe gjyqësorin e Kosovës, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni verior, janë disa nga kërkesat kryesore të përmendura nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me Kosovën. Këto kërkesa të Vuçiçit janë komentuar nga eksperti austriak Gunther Fehlinger, i cili ka ndarë mendimet e tij mbi këtë çështje.

