Mbrëmë në ora 22:10 në SPB është raportuar se në bulevardin “Aleksandar” në Shkup, makina “Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.K (43) ka goditur kamionin “Iveko” të parkuar me shenja regjistrimi të Gjevgjelisë. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë shoferi I.K, i diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” në Shkup. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, u pyet sot për statusin e tij në facebook, e cila shkaktoi reagime nga ana e Frontit Evropian, ku ai shkroi se “tani ka ikur koha e vjetër ku njerëzit dalloheshin etnikisht”. Taravari tha se ai është i lumtur që sa më shumë shqiptarë të punësohen, por se edhe meritokracia është shumë me rëndësi, sidomos në institucionet profesionale. “Sidomos në shëndetësi, as që diskutohet që tendencat tona do të jenë që shqiptarët të jenë prezent në të gjitha institucionet shëndetësore publike. Për ideo herë të thirremi edhe në punën e meritokracisë, njeri i cili i…
Të dhënat jozyrtare flasin se tetë milionë euro janë transferuar nga Eurostandard Bank, para falimentimit, në llogaritë në Turqi dhe në këto aktivitete të dyshimta mund të jetë përfshirë edhe Drejtoria doganore. Autoritetet hetuese zbuluan se për mallrat e importuara janë ngarkuar detyrime doganore prej vetëm 1500 euro për kamion, ndërsa tani pas ndërrimit të udhëheqësisë të njëjtat mallra janë me tarifa 15 herë më të larta. Këto zbulime përfshijnë Prokurorinë Publike, Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) në aktivitete të koordinuara hetimore që mbulonin lokacione të shumta në Strumicë, Shkup dhe Gostivar.…
Studentët kanë reaguar për pagesat shtesë në Universitetin “Kirili dhe Metodi”. Sipas një njoftimi të “Rezistencës studentore” ky vit akademik filloi me rreth 5 mijë denarë pagesa shtesë, pa kurrfarë paralajmërimi apo konsultimi paraprak me studentët. Sipas “Rezistencës studentore” edhe shpenzimet e deritanishme janë tejet të larta dhe të paarsyeshme. “ Në vend që të rishqyrtojnë të dhënat e deritanishme dhe të motivohen të rinjtë për arsimin e lartë dhe prosperitetin në Maqedoni, autoritetet i dhanë edhe një goditje edhe ashtu standardit studentor katastrofal, theksojnë nga “Rezistenca studentore” dhe bëjnë thirrje për firmosje masive rë peticionit të tyre me qëllim…
Rreth 1200 të punësuar të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik ende nuk kanë marrë pagën e gushtit. Nga Sindikata paralajmërojnë proteste nëse çështja e pagave nuk zgjidhet. Kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev thotë se nuk kanë përgjigje nga NQP-ja se cila është arsyeja e vonesave të pagës së të punësuarve tash e disa muaj më radhë. “Sot jemi të detyruar që para hyrjes së NQP-së që të përcjellim se çfarë duhet të presin qytetarët në periudhën e ardhshme, sepse shoferet e NQP-së edhe pse sot është i gjashtëmbëdhjeti ende nuk kanë marrë paga. Nuk kemi përgjigje se cila është arsyeja dhe…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se doktoresha Merale Ferati e cila më parë ishte deputete e PDSH-së, i është bashkuar ekipit të në Ministrinë e Shëndetësisë. Taravari publikoi një fotografi së bashku me Feratin.
Në Gjykatën e Apelit sot do të mbahet seancë publike për lëndën “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar për shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 janë ish funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi. Lënda është hapur para shtatë vitesh nga ish Prokuroria Speciale Publike, ndërkaq vazhdon të zvarritet nëpër labirintet gjyqësore. Për rastin, janë zhvilluar dy gjykime. Gjykimi i parë, ka filluar në vitin 2018-të dhe pas dy vjet e gjysmë gjykim, Guri dhe Alimi u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg. Pas ankesës, në vitin 2021, Apeli e shfuqizoi aktgjykimin dhe gjykimi u…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se mes subjektit që ai drejton dhe koalicionit VLEN nuk ka pasur bisedime që edhe ish-pjesëtarët e UÇK-së të kenë të drejtat e tyre, njëlloj siç kërkohet përmes zgjidhjes ligjore për mbrojtësit maqedonas. “Jo, nuk kemi biseduar për atë temë, qëndrimin tonë e kemi bërë publik shumë herë: “Branitellat” e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time”, tha Mickoski. Në vërejtjen e gazetares se kryetarja e komisionit kompetent parlamentar, Ilire Dauti, nuk e vë në diskutim ligjin për “branitellat”, Mickoski fillimisht tha se pyetja duhet t’i bëhet asaj, por më pas shtoi…
Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, kumtoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar të bëra nga 10 shtatori deri më 13 shtator të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. Për analizë janë marrë 164 mostra fiziko-kimike dhe 164 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë nga presidenti Joe Biden pas të shtënave me armë zjarri në fushën e golfit të kandidatit republikan për president, Donald Trump. Bideni është shprehur i lehtësuar që Trumpi është mirë dhe ka shpëtuar nga ky sulm pa u dëmtuar. Ai gjithashtu njoftoi se ka urdhëruar ekipin e tij të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të ish-Presidentit Trump. Siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për ndonjë lloj dhune tjetër…
Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë mëngjesin e së dielës, më 15 shtator. Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është kosovare, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes. Aktualisht, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminime të mëtejshme dhe rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. “Prishtinë 15.09.2024, NN. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku mjeku kujdestar ka…
Kjo është shkolla fillore qendrore “Hristo Uzunov” në Drugovë të Kërçovës, në të cilën gravitojnë 126 nxënës nga 10 fshatrat përreth. Në dy objektet periferike në kuadër të kësaj shkolle, në Sërbjan ka 12 nxënës dhe në Bërzhdan ka vetëm 2 nxënës, ndërsa shkolla në fshatin Podvis është e mbyllur. Numri i nxënësve bie nga vitit në vit dhe kjo rrezikon mbylljen e tyre. “Ja si shembull do t’ju jap në fshatin Bërzhdan ku kemi dy nxënës. Para 5 viteve kemi pasur 12 nxënës. Një mësuese punonte me 12 nxënës me paralele të kombinuar, ndërsa tani kemi vetëm dy, ndërkaq…

