Në Gjykatën e Apelit sot do të mbahet seancë publike për lëndën “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar për shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 janë ish funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi. Lënda është hapur para shtatë vitesh nga ish Prokuroria Speciale Publike, ndërkaq vazhdon të zvarritet nëpër labirintet gjyqësore. Për rastin, janë zhvilluar dy gjykime. Gjykimi i parë, ka filluar në vitin 2018-të dhe pas dy vjet e gjysmë gjykim, Guri dhe Alimi u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg. Pas ankesës, në vitin 2021, Apeli e shfuqizoi aktgjykimin dhe gjykimi u kthye nga e para. Edhe në gjykimin e dytë, Gjykata Penale e Shkupit i dënoi Gurin dhe Alimin me nga 3 vjet e gjysmë burg, por, sërish palët ankimuan vendimin. Gjykimin e lëndës kundër Gurit dhe Alimit e kanë ndjekur akuzat për ndërhyrje në gjyqësor me qëllim të zvarritjes së procesit. /Alsat.mk
Data 08.10.2026
Aktuale
- EKSKLUZIVE: Funksionar i lartë i LSDM-së dhe ish-kryetar komune paralajmëron formimin e partisë më të madhe multietnike në Maqedoni
- Grupi i Miqve të Qeverisjes Globale bën thirrje për respektimin e sundimit ndërkombëtar të ligjit
- Ministri Nufi në Ankara: Shqipëria dhe Turqia ndajnë një partneritet të konsoliduar strategjik
- Edhe kjo ndodhi në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri
- (VIDEO) Marta Kos: Tërë Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së
- (VIDEO) Rasti Lotaria Shtetërore, dëshmitari: Pajisjet e blera nuk u vunë në funksion
- (VIDEO) Nëna e gjykatësit Ristov: 350 mijë eurot janë të miat, i kam fituar nga specat
- E përfshirë në videot, del mesazhi i vjetër i Blerina Matrakut për gruan e Adrian Hilës



