Një qytetar në Prishtinë, përveç kafes, është faturuar edhe për përdorimin e internetit gjatë qëndrimit në një lokal.
Sipas faturës së publikuar, qytetari ka përdorur internetin për një orë me llaptop, për çka i është ngarkuar një tarifë prej 2.50 euro.
Kështu, përveç konsumit në lokal, në faturë është përfshirë edhe pagesa për një orë përdorim të internetit.



