Author: Hamdi Kumanova

Një nga angazhimet e Qeverisë është përkushtimi për të punuar dhe ndihmuar bujqit. Për këtë arsye janë ndarë 1 miliard denarë për pagesën e subvencioneve të vonuara për bujqit. Mbi 9 mijë fermerë do të marrin mjetet e tyre të merituara si mbështetje për prodhimin e tyre. Tek disa prej tyre janë vonuar deri në 4 vjet me pagesë. Vendimi i parë i kësaj Qeverie ishte që të sigurohen mjete me ribalancim dhe deri në fund të vitit nuk do të ketë subvencione të cilat vonohen tek bujqit. Puna me kujdes dhe e përkushtuar e Qeverisë do të kontribuojë në…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 14-të, në rendin e ditës të së cilës ka shumë pika, ndër të cilat është edhe Propozim-ligji për borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua prej gjysmë miliardë eurosh nga qeveria hungareze, me procedurë të shkurtuar. Komisioni kuvendar për financim dhe buxhet në datën 13 të këtij muaji e dorëzoi në procedurë të mëtejshme Propozim-ligjin për huanë nga Hungaria. Shuma e përgjithshme e huasë nga Banka Hungareze e Eksport-Importit është 500 milionë euro. Huaja do të tërhiqet në një transhë, afati për shlyerjen e kredisë është 15 vjet, me…

Lexo më Shumë

Një mbishkrim kërcënues është shkruar në veturën e një zyrtari të Kuvendit Komunal të Zveçanit të hënën gjatë ditës. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, rasti është cilësuar si kanosje. Nuk është raportuar për të arrestuar. “Kanosje Rr. Brigada 141, Mitrovicë 16.09.2024 – 10:20. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në Kuvendin Komunal Zveçan ka raportuar se në veturën e tij, person- a të dyshuar të panjohur kanë shkruar një mbishkrim kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në njoftim të plotë të Policisë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “PortalX” u shpreh se koalicioni VLEN e ka kushtëzuar VMRO-DPMNE-në me minimum 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit. Në ndërkohë, dy ditë para se të zgjidhej kryetari i Kuvendit në krye të Kuvendit, BDI-ja bashkë me partitë tjera nga Fronti Evropian ka pasur negociata me VMRO-në në dhomën 161 në Kuvend. “Oferta e tyre ka qenë që Fronti Evropian të jetë pjesë e Qeverisë, pa kryetarin e Kuvendit. Vetëm me katër ministri”, u shpreh Taravari duke cekur se në atë dhomë kanë negociuar Blerim Bexheti, Menduh Thaçi dhe…

Lexo më Shumë

Drama në të cilën u përfshi një 71-vjeçar nga Prishtina si pasojë e një raporti intim jashtëmartesor për pak përfundoi tragjikisht. I moshuari e tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit dhe shantazhit që dyshohet se ia kishte bërë e dyshuara 41-vjeçare, e cila arriti t’ia kap një shumë të majme parash Media ka mësuar detaje nga ky rast për të cilin po zhvillohen hetime nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. E dyshuara është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe ndaj saj tashmë është iniciuar rasti për veprën penale “Shantazhi”. Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja…

Lexo më Shumë

Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste”. Policia bënë të ditur se ai kërkohej për rastin e datës 9 nëntor 2016, derisa u dorëzua të hënën në Prishtinë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku kishte abstenuar në seancën për votimin e projektligjit për Kodin Civil. E njëjta ende nuk ka vendosur se si do të votojë në rast se vjenë sërish ky ligj. Ajo ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse ky projektligj ka pësuar ndryshime. “Nuk e di se a ka pësuar ndryshime ky projektligj, ende nuk kam vendosur për votën e këtij projektligjit”, u shpreh Tishukaj-Sadiku.

Lexo më Shumë

Luksemburgu kërkon specialistë, por jo vetëm. Një kërkesë që tërheq shumë, pasi paga mesatare në Dukatin e Madh është 73,418 euro në vit, rreth dy herë më e lartë se shumë vende të BE-së. Po të kemi parasysh pagën 12 mujore, paga mesatare në shtetin më të vogël europian është 6118 euro në muaj, ndërsa paga minimale për një punëtor të pakualifikuar është 2570.93 euro, minimumi i përcaktuar me ligj. Nuk është vetëm paga e lartë që e bën Dukatin e Madh kaq tërheqës: shkalla e papunësisë është më e ulëta e regjistruar në të gjithë Eurozonën, me një përqindje…

Lexo më Shumë

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në lidhje me disa mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit në aplikacionin WhatsApp, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, dhe jo vetëm. Sipas policisë, në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook por në fakt kanë për qëllim marrjen në mënyrë të padrejtë të këtij rrjeti social. Nëse ju vijnë mesazhe të tilla, policia u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapin dhe…

Lexo më Shumë

Çdo vit në javën e tretë të shtatorit, KRSKRR-ja në bashkëpunim me MPB-në dhe Fakultetin e Sigurisë Shkup, realizojnë fushatë për lëvizshmëri të qëndrueshme urbane me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë në Komunikacion. Qëllimi i kësaj fushate është formimi i shprehive të shëndetshme të jetesës, mjedisi i pastër jetësor, komunikacioni më i sigurt dhe mbështetja e formave alternative të lëvizshmërisë. Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, zbatohen aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit mbi përdorimin e biçikletave, transportit publik dhe zgjidhjeve të tjera ekologjike të transportit. Në këtë mënyrë do të sigurohet avancimi i mbrojtjes së mjedisit, zvogëlimi i…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi në emisonin “Të Paekspozuarit”, detaje nga hetimet për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Lala tha se janë duke u hetuar që nga shkollimi i fëmijëve të zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi në Britaninë e Madhe dhe ka dyshime se ka patur transaksione jashtë vendit, blerje pronash jashtë Shqipërisë, transaksione dhe kalime asetesh në drejtim të personave të tretë. “Prokuroria e Posaçme deklaron se është duke vijuar hetimet për dosjen e Metës dhe Kryemadhit, dhe është shumë e vështirë të rrjedhin detaje nga kjo dosje. Nga burime jashtë SPAK-ut, pra nga palë të…

Lexo më Shumë