MPB ka njoftuar se me 16.09.2024, në ora 23:00, në SPB Tetovë, S.S. (27) nga Krushopeku i Shkupit raportoi se në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët kanë përdorur edhe një mjet metalik dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Ish prokurorja e krimit të organizuar, Villma Ruskovska në një deklaratë për Alsat thotë se departamenti i ri që u formua në kuadër të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit serioz nuk ka logjikë. Sipas saj, organi i akuzës që duhet të merret me ndjekjen e krimit të organizuar është paralelizëm me Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit që funksion si organ i akuzës veçmas. Ruskovska shton se krimi i organizuar ka mjaftë prokuror dhe resurse për të luftuar veprat penale që bien në kompetencë të tyre dhe se ideja për departament të ri nuk është arsyetuar mjaftueshëm. Prokuroria…
I ftuar në Daily Click në TV21, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoni te Veriut, Bekim Qoku tha se mos shfaqja e tij në media nuk kishte të bëjë me hatërmbetje ndaj koalicionit VLEN, pasi siç tha, për shkak të mungesës së strukturave të subjektit që ai përfaqëson, u vendos që mis të jenë pjesë e ekzekutivit, përcjell TV21. Qoku tha se është i kënaqur me koalicionin VLEN. “Une si përfaqësues i Vetëvendosjes dhe si subjekt i pestë i këtij koalicioni, jam shumë i kënaqur me harmoninë dhe koalicionin në vetvete. Kemi një bashkëpunim dhe një bashkërendim të çdo aktiviteti dhe…
Hamdi Nuhiju Ka shumë gjëra që e mbajnë gjallë njeriun! Vlera në të cilat beson dhe me të cilat rritet e zhvillohet, vepra që ka bërë në dobi të komunitetit, familja, respekti, dashuria. Asnjëherë nuk na shkon mendja te kryesorja e gjërave e që është kujtesa! Njerëzit kanë frikë nga humbja e kujtesës. Në këtë mënyrë ata tjetërsohen, shndrrohen në diçka që nuk e njohin. Zhduken emocionalisht dhe moralisht në botën e palogjikshme fizike. Kujtesa në duart e politikanëve është armë! Të japin një premtim dhe pastaj thirren në mungesën e kujtesës, thjeshtë duket tejkaluar situatën tënde psikologjike në të…
Ambasadori bullgar më Shkup ka refuzuar të pranojë notën e protestës që një ditë më parë e paralajmëroi Ministria e Jashtme për fotografimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Sofje, pa flamurin maqedonas. Për momentin është e paqartë se si do të veprojë ministria dhe si do të zgjedhë të përgjigjet ndaj këtij refuzimi. Të premten e kaluar, gjatë vizitës në Sofje, dy presidentët Siljanovska dhe Radev janë fotografuar vetëm me Flamur të Bullgarisë. Burime nga Ministria e Jashtme një ditë më parë thanë se fotografimi ka qenë jasht protokollit për të cilin më herët ishin dakorduar dhe që presin…
Partia maqedonase LSDM në një kumtesë për media thotë se “pas intervistës së djeshme me Gordana Siljanovskën, është më se e qartë se ajo nuk ka as kapacitet dhe as dinjitet për të qenë presidente e shtetit”. “Pas vizitës skandaloze në Sofje, ajo tani ka bërë me dije se me vetëdije ka vendosur të bëjë një foto pa flamur për të mos shkaktuar skandal. Ajo me vetëdije ka bërë një fotografi dhe me vetëdije e ka publikuar foton, ndaj sipas kësaj me vetëdije ka provokuar poshtërimin e shtetit dhe qytetarëve”. “Siljanovska vendosi të poshtërojë shtetin dhe qytetarët e tij që…
MPB Maqedoni njofton se dje (16.09.2024), në ora 13:40 në Gjevgjeli, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria I.G (44). “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur edhe kërcell kanabisi, sende të mbushura me lëndë bimore jeshile dhe shiringa të përdorura me gjilpëra me mbetje të një lënde të panjohur”. “Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të rastit kundër I.G. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Enis Tamnik, është dënuar një vit me kusht nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Ai u akuzua se në muajin shkurt se kishte goditur me veturë Hajrush Behlulin, burrin e këngëtares së njohur Shkurte Fejza. Kjo u konfirmua nga avokati Gent Gjini. “Është dënuar me kusht një vit për gjashtë muaj. Domethënë mos të kryejë vepër penale brenda një vit. Nëse brenda kësaj kohe nuk kryen vepër, ai nuk i mban gjashtë muaj burgim”, deklaroi Gjini. Gjini deklaroi se ka pasur tendencë që kësaj t’i jepet kahje tjetër. “Vepren e ka pasur me “lëndim të rëndë trupor”. Ka pasur tendenca…
Policia e Kosovës e ka arrestuar Leonora Gashin, gruan të cilën e shpalli në kërkim të premten që lamë pas me dyshimet për shantazh. Leonora arriti që brenda pak ditësh ta bëjë për vete një të moshuar (71 vjeçar) të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm. Ajo e bindi 71 vjeçarin që të kenë raporte intime me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat me të. Duke e shantazhuar më pas se fotot do të ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të kapë nga i moshuari plot 50 mijë euro. Në një aksion të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshovski ka shkakruar shefin e Sektorit të njësisë kufitare Veri, Naim Ramuka, ndërsa në vend të tij ka emëruar Maja Temelkova Sotirova, kuadër e VMRO-DPMNE-së, thonë për gazeta KOHA burime jozyrtare të MPB. Vendimi për shkarkimin e Ramukës është sjellë dje, ndërsa sot Temelkova Sotirova ka nis me punë në detyrën e re. Arsyetimi për shkarkimin e Ramukës, siç merr vesh gazeta KOHA, janë akuzat ndaj tij nga LSDM se i njëjti i mundësoi largimin ish-ushtarit të UÇKosovës, Blerim Ramadani dhe ndikimin e tij në skandalin në kufirin e Bllacës me krushqit e dasmës…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në një intervistë për “360 Gradë” në MRT 1 ka konfirmuar se kryeministri hungarez Viktor Orban do ta vizitojë vendin deri në fund të këtij muaji. Sipas Mucunskit, për momentin nuk dihet saktësisht se ku do të mbahet ky takim, ndërsa jozyrtarisht përmendet Ohri dhe data të mundshme – 25 dhe 26 shtator, transmeton Portalb.mk. I pyetur për të komentuar mbi pretendimet se Hungaria po vepron si mbulesë për Kinën në kredinë prej 500 milionë eurosh për vendin, Mucunski u përgjigj se nuk ka parë asnjë provë të besueshme…
Nëse në vitin shkollor 2021/2022 në nivel të shtetit ishin angazhuar 600 asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, në vitin 202/23 ky numër ishte rritur në 720. Pra, nga viti në vit shtohet nevoja për angazhimin e asistentëve nëpër shkolla. Këtë vit ministria e Arsimit dhe shkencës planifikon të angazhojë mbi 800 asistentë për këtë kategori nxënësish. Tashmë kanë kaluar dy javë nga fillimi i procesit edukativo-arsimor, ndërsa fëmijët me pengesa në zhvillim nuk kanë asisentë. Në 12 shkollat fillore të Komunës së Tetovës, gjithnjë e në rritje është numri i fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe që kanë…

